Korea e Veriut përmirëson marrëdhëniet me SHBA-në

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3124
Nje lajm i mrekullueshem. AKUJT MIDIS KORES SE VERIUT DHE AGRESORES SHBA PO SHKRIHEN. Korea e Veriut përmirëson marrëdhëniet me SHBA-në.
Tërhequr më 01 Janar 2010 Një mesazh paqeje për Vitin e Ri. Koreja e Veriut kërkon t’u japë fund marrëdhënieve të tensionuara me SHBA-në. Regjimi i Kim Yong Il shprehu vullnetin edhe për të ç’armatosur gadishullin. Reagimi amerikan përmes një komunikate zyrtare u publikua në të gjithë shtypin koreano verior: “Faktet do të kenë më shumë peshë se fjalët”, u shpreh një përfaqësues i Departamentit të Shtetit. Qëllimi i Washingtonit është që Pyongyang të kthehet në bisedimet 6-të palëshe Me Kinën, Korenë e Jugut, Japoninë, Rusinë dhe SHBA-në. Mund të quhet si hapi i parë drejt çarmatimi të Koresë së Veriut. Gjatë negociatave në Pekin u arrit një marrëveshje e cila i hap rrugën ndalimit të programit bërthamor të Pyongyang. Në këmbim vendi komunist kërkon mbështetje në fushën energjetike. Maratona e negociatave që zgjati 16 orë u mbyll me një rezultat pozitiv, sipas ndërmjetësit amerikan Christopher Hill: “Ka shumë aspekte inkurajuese. Më duket një hap para, drejt çarmatimit të gadishullit korean” tha diplomati amerikan. Në shtator 2005 u arrit një tjetër marrëveshje, e cila ra, pas testit raketor të Koresë. Një muaj pas marrëveshjes, Pyongoyang tani kërkon në këmbim 1 milion tonelata naftë dhe 1 milion kilowat energji elektrike. Negociatat kanë filluar që vitin 2003 mes dy Koreve, SHBA-së, Kinës, Japonisë dhe Rusisë. Marrëveshja e re tani duhet të marrë aprovimin e qeverive respektive. Edhe nëse kjo ndodh, sipas negociatorëve, nuk ka siguri nëse regjimi komunist i Pyongoyang(PENIANIT – KRYEQYTETI I KORESE SE VERIUT – shen.im, do të çarmatoset plotësisht.
5 janar 2010

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Korea. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.