Vëllazërimi i Kosovës me Turqin në 2010-tën

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2342
Duam të kujtojmë një fakt historik shumë të rëndësishëm që shpesh nuk mirret parasysh nga opinioni publik shqiptar dhe injorohet krejtësisht nga politikanë si Hashim Thaçi i cili shpreh miqësinë e tij ndaj Turqisë duke e kaluar në vëllazërim. Biles kryeministri i Kosovës Thaçi kaloj ne ekstremitet duke shprehur botërisht se homologu i tij turg Erdogan është një vëlla i madh për Kosovën dhe shqiptaret e Kosovës. Ju dha dhe titulli qytetar nderi i qytetit me historik ku shqiptaria bëri lidhjen më të madhe të historisë shqiptare për mbrojtjen nga pushtuesit turq e serb duke u mbledhur ne lidhjen e Prizrenit. Mirpo sot Kosova e “brishtë” harron se kush ishin armiqtë e saj shekullor.

Dhe ne duam ti kujtojmë zotëri Hashim Thaçit një pjesë të historisë që ai ose e ka harruar ose don ta injorojë duke kaluar ne ekzaltim ndaj marrëdhënieve Kosovë – Turqi të cilat kanë rëndësinë e tyre përsa i përket mbështetjes që ka nevojë në këto momente transitore në ndërtimin e shtetit të pavarur por që duhet përmbajtur dukë mos harruar se kush janë armiqtë shekullor antishqiptarë.

***

Dje në Kosovë:

Po sjellim këtu një pjesë të Konventës Jugosllave – Turke për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova.





KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE!

KONVENTA

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke* nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi
(* Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman)

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së
Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:

-Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

-Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;
M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.
M.

Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.

Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.
Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.

Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:

Rajoni i MalitSharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:

Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin;

Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

Neni 3.

Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej
40.000 familjesh.

Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

Neni 4.

Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:

1. Në vitin 1939 4.000 familje
2. Në vitin 1940 6.000 familje
3. Në vitin 1941 7.000 familje
4. Në vitin 1942 7.000 familje
5. Në vitin 1943 8.000 familje
6. Në vitin 1944 8.000 familje

Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje).
Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

vijon e plotë KETU / Arberiaonline.com

***

Sot në Kosovë:

Erdogan shpallet “Qytetar nderi” i Prizrenit
Prizren, 4 nëntor – Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është shpallur mbrëmë “Qytetar Nderi” i Prizrenit. Ceremonia u mbajt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të merrnin pjesë pos përfaqësuesve të pushtetit lokal, edhe kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës.

Për Erdoganin në kryeqytetin shpirtëror të  shqiptarëve, në Prizren, dje është bërë një pritje madhështore, ndërsa ai është shprehur se ndihet sikur në vendin e tij. Me këtë rast qytetarëve të tubuar në Shatërvan, për të pritur mikun e madh të Kosovës nga Turqia,  iu drejtuan Hashim Thaçi dhe kryeministri turk Recep Erdgoan. Ata rikujtuan se Turqia ishte e para që njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm pak minuta pas shpalljes së saj, kurse Erdogan ishte njeriu i parë nga jashtë që ia uroi Thaçit pavarësinë.
Kryeministri i Turqisë kaloi mbrëmjen me turqit e Mamushës, ku hëngri edhe darkën.
Sot ai shpallet Doctor Honoris Causae të Universitetit të Prishtinës, si një shenjë falënderimi për mikun turk për gjithë ç’ka bërë për lirinë, pavarësinë dhe prosperitetin e Kosovës dhe të popullit të saj.
Koha Ditore

***

I kujtojmë të gjithë politikanëve shqiptarë të kenë respekt për dëshmorët e rënë në luftë kundër pushtuesve serb,turq,grek dhe më shumë kujdes kur lëshojnë deklarata të tilla që lëndojnë shpirtin patriotik shqiptarë

Revista Shqiptare/Proletare
Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/11/2010. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Vëllazërimi i Kosovës me Turqin në 2010-tën

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.