Durrës, tragetet jo cilësore nxirren jashtë funksioni

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3619
Durrës – Kompanitë e lundrimit duhet të “nxjerrin nga puna” disa nga tragetet e linjave detare nga Durrësi drejt porteve italiane.Konventat ndërkombëtare nuk lejojnë lundrimin e trageteve që kanë pjesë druri për shkak të rrezikut të zjarreve, moshës së mjeteve të lundrimit dhe mungesës së sigurisë për udhëtarët.

Burime nga drejtoria e Përgjithshme Detare thonë se autoritetet italiane të sigurisë detare nga 1 tetori po zbatojnë ndryshimet e fundit në konventat ndërkombëtare SOLAS dhe të Stokholmit dhe kanë vendosur të bllokojnë lundrimin e trageteve “Ionis”, “Grecia”, Ravenna”, Azzurra” dhe “Venezia”.

Të pesë tragetet që transportojnë udhëtarë dhe automjete kryesisht në linjën detare Bari-Durrës dhe kthim kanë në strukturat e tyre kabina fjetjeje dhe pjesë të tjera prej druri, tashmë përfundimisht të palejueshme nga organizmat ndërkombëtarë të kontrollit.

Tragetet e listës problematike ndodhen në Itali dhe nuk janë lejuar të lundrojnë drejt Durrësit, por nëse ato mbërrijnë në portin tonë do të bllokohen sipas normave ndërkombëtare.  “Tashmë kompanitë e lundrimit duhet të vendosin zëvëndësimin e tyre dhe është mjaft e rëndësishme që sezoni i udhëtimeve të fundvitit të ketë përcaktuar tragetet që do të vazhdojnë lundrimet në linjat përkatëse”, thanë burimet.

Kontrollet ndërkombëtare synojnë të njihen me stabilitetin e mjetit lundrues, masat kundër zjarreve si dhe masat për evakuimin e pasagjerëve në rastet e rrezikut detar.
Start

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 31/10/2010. Filed under Turizmi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.