“RILINDJA KOMUNISTE” ASHT ANTIEUROPJANE !

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 19
DY FIGURA BOTNORE Të POPULLIT SHQIPTAR EUROPJAN
Autori – Fritz Radovani
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu asht themeluesi i Shtetit Shqiptar po, edhe mbrojtësi i Europës nga pushtuesit turq. Per këte qendrim burrnor Ai sot, nderohet dhe respektohet nga të gjitha shtetet Europjane dhe Botnore.
Figura e Tij, sot asht e papersëritëshme në gjithë Boten e qytetnueme!
Nanë Tereza asht simbol i dashunisë per të gjithë popujt e mbarë Botës.
Ajo me mesazhet e Saja bani me triumfue dashunia njerzore mbi vorfninë, tue i dhurue njerzimit buzqeshjen ndaj lotve, dhe perklleljen ndaj urrejtjes.
Ajo mbasi preku me duert’ e Saja vorfninë e tejskajshme në Botë, deklaroi se: “Unë i perkas Popullit Shqiptar!”, dhe, se: “Nuk na duhen armë e bombe për me sjellë paqen, por dashuni dhe dhimshuni.”
Papa Gjon Pali II me të vertetë që e ka njoftë mirë Nanen Tereze, po prej Saj Papa njofti mirë dhe Popullin Shqiptar. Papa ka thanë në Tiranë në 1993: “Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit… Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!” Asht ajo që po ngjet sot nga qeverisja “Rilindja”!
Dëbimi e boshatisja e Atdheut nga rinia Shqiptare asht tradhëti kombtare!
Melbourne, 21 Janar 2023.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/01/2023. Filed under Shqipëria. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.