- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 9Si çdo besimtar i divotshëm, hapjen e Radio Marisë në Shkodër e kam konsiderue si njanën nga ngjarjet ma të gëzueshme e këtë e kamë shprehë edhe me pjesmarrjen time në emisionet e saja të para, si drejtues i nji numri të vogël të atyne emisioneve. Për hir ë të së vërtetës, dëgjuesat e mijë e kanë vlersue naltë cilsinë e atyne transmetimeve. Në emisionin e tetë të drejtuem prej meje, drejtori i sajë Don Prekë Lazraj më vuni si kushtë; Përdorimin e shqipes së sotme zyrtare. Unë e justifikova refuzimin tim kategorik të këtij kushti me këto arsyetime që i mendoj secilin ma bindës se tjetrin: Shqipen e sotme zyrtare e ka gatue politika komuniste – sllave në komitetin qëndror të P. P. Sh.
E ia ka dhanë me e tregtue kongresit politiko-gjuhhsor të 1972, i përbamë nga mikrofonat e gojës së diktaturës. Pretëndimit të tij se Rradio Maria transmeton për t’u kuptuar nga të gjithë shqiptarët. Unë i kundërvuna këtë të vërtetë: Nësa ka gegë që nuk e kupton tosknishten, aq ka toskë që nuk e kupton gegnishten. Të mos kuptuemit e gegnishtes nga jugorët, asht vetëm parullë komuniste që përpiqet me justifikue atë kongres.
Përveç kësaj, gegnishtja asht gjuha e veprave ma madhore të gjuhsisë e të letërsisë shqipe. Mos lejimi i përdorimit të gegnishtes nga Rradio Maria, përban mosmirnjohjen ma të papranueshme të punës 500 vjeçare të shumë e shumë klerikve katolik në dobi të shqipes. E megjithkëtë gjuha e letërsia e ksajë krahine të 75% e popullsisë shqiptare u nxuer dhunshëm jashtë ligjit nga nxjerrsat edhe jashtë ligji të besimeve fetare.” Ne duhet të flasim në gjuhën e Ungjillit.” Tha bashkbiseduesi im, e Ungjilli asht përkthye në shqipen e përdorimit të sotëm. Në ktë shqipe ia ktheva unë nuk e ka përkthye autori, por ia kanë stërperkthye botuesat.
Përdorimi i ktij përkthimi asgjason punën e shumë dekadave të përkthimit të Biblës nga Atë Danil Gjeçaj ngase Atë Danieli e përktheu gegnishtë. Ndërsa Dom Simon Filipaj e përktheu me gjuhtarët kosovar nga gegnishtja në gjuhën standarte të 1972. Mëkatë i madh!
E ky mohim asht i llojit komunist. Fjalët e fundit e Don Prekë Lazraj të ktij takimi ishin: ”Mos na eja ma Gjokë Vata për kte punë, se nuk duem të na flasish gegnisht!
Mbas pak ditëve botova në gazeten lokale “Shkodra” nji shkrim me të cilin kundërshtoj:
” Na liro nga i keqi.“ Kur në të gjitha gjuhet thuhet: ” Na liro nga çdo e keqe.” Kuptimi i vargut na liro nga i keqi asht: Na liro nga i keqi i gjinisë mashkullore ndërsa “Na liro nga çdo e keqe” ka kuptimin nga të kqijat që mund të jenë mbrenda nesh, e të kqijat e çdo natyre qofshin. Tjetri kundërshtim i imi ndaj klerit të çdo besimit si atij Katolik, ortodoks dhe musliman merr shkas nga ngurrimi i tyne me protestue kundër përdorimit të fjalës “Zot” në vend të Zotni ose Zotri. Bazën e ketij kundërshtimi e shohim në dhjetë urdhnimet e Zotit: ”I pari: Unë jam Zoti yt, tjetër Zot mos të keshë as të adhurosh veç meje.
E dyta: 2. Mos e merr emnin e Zotit nepër gojë kot. ”Unë mendoj se indiferenca e klerikve të krishten kundrejt këtyne urdhnimeve asht e pa pranueshme. Ata që pretendojnë se fjala Zot mund të bahet dykuptimshme ngase kemi fjalën Perëndi nji kuptimshme nuk duhet të harrojnë se në këtë dekalog nuk i thohet: Unë jam Perëndia jote, sepse asht kopjim nga liturgjia protestante, por: ”Unë jam Zoti yt”. Lindë pyetja: a nuk i përmbush fjala zotni a zotri kushtet e nderimit?!!
Klerikve që dhanë jetën për Fe e Atdhe do tu dukej genjeshtra ma e turpshme sikur t’u kishin thanë se pasardhsat tyne, kleri katolik i Shqipnis, Malit të Zi dhe Kosovës do të përpiqeshin me u a mbulue vlerat me baltën enveriste.
E pra këtë baltë enveriste-sllave e hodhi Vendimi i Konferencës Ipeshkvnore të Tiranës bolshevike sllave-komuniste me përdorë gjuhën e kongresit politiko-gjuhsorë të 1972 në vend të gjuhës së korifejve të letërsisë shqipe e kur u thohet kjo e vërtetë në vend me reague me argumenta bindës kanë zgjedhë heshtjen injoruese, thuese kjo heshtje i shpëton nga përgjegjsia kundrejtë paraardhsave të tyne. A nuk e marrin me mend se kjo heshtje e tyne shprehë ma bindshëm se çdo përpjekje justifikimi?!
A mos vall mendojnë se mund ti justifikojë ndonji predikim në gegnishtë, ndërkohë që gjuha e transmetimit të Radio Marisë asht ajo e ktij Vendimit sllavo-komunist enverist të Konferences Ipeshkvnore po aq i pa drejtë sa ai i kongresit të 1972!
Kto qëndrime të mija, Rradio Maria i ka çensurue transmetimit të kangëve të mija relixhioze, siç janë kanga për Krishtin, e vetmja kangë me tekstë e muzikë shqiptare, vetëm e vetëm se janë origjinale në gegnishte e përkthyem nga meshtarë katolik të mdhaj të liturgjisë së kshtene.
E “Ave Marijet” me të cilat edhe Ave Maria e kompozueme nga unë dhe e këndueme nga bija jem, Venona Vata në mënyrë shumë cilsore e shoqnueme nga nji pianistë i rrangut australian. Këtë e dëshmon edhe interpretimi i saj në yotube. Ngasa thashë,
A asht me vend pyetja: Cili nga ne asht me të drejtën e Zotit? Ju klerikë katolikë me standartin gjuhsor të 1072 apo unë, qi promovoj vlerat e gegnishtes së prelatve të mdhaj të Kishës Katolike të para 1967!
Mendoj se publikimi i kësaj letër e banë të detyrueshme replikën e atyne që u drejtohem!
Gjokë Mark Vata, kompozitor, poet, shkrimtar, mjeshtër i gegnishtes.
Shkodër, 6 korrik 2017