- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 58Gazeta “Shqiptare” në numrin e saj të datës 31 Mars 2016 botoi nji shkrim të Don Gjergjë Metës me “titullin: ”Fishta nuk flet vetëm gegnisht.” Ai shkrim i drejtohet si përgjegje gjuhtares Ledi Shamku. Fillimisht autori na thotë: ”Klerikët katolik nuk kanë shkruar që të kultivojnë gjuhën shqipe.” Unë mendoj se nuk ka njeri me intelektë e shpirtë atdhetarie e të mos kontribuojë në kultivimin sa ma të frytshëm të gjuhës se tij apo të saj. E klerikët katolik tue qenë të përkushtuem ndaj fesë e Atdheut, janë përpjekë me vu në shërbim të fesë e të Atdheut e natyrisht edhe ndaj shqipes të gjitha aftësitë e tyne shumë të frytëshme. E si nji ndër shumë shembuj kemi edhe padër Justin Rrotën. E pra janë paraardhsat e klerikëve katolik të sotëm që gjuhën e kanë përcaktue si ”Pasunia ma e vlefshme fillë mbas pamvarsisë ë Atëdheut”.
Prandaj përpjekja me e nënvleftësue punën e tyne në gjuhësi deri në asgjasimin e saj asht sakrilegji ma i pa falshëm. Në vijim autori na thotë: ”Liturgjia nuk futet në darën e koinesë.” Darën e konsideron gegnishten. Për çudinë ma të çuditëshme autori banë sikur harron se gegnishtja asht shqipja e krijimtarisë ma të frytëshme të letërsisë shqipe në të gjitha gjinit e letërsisë e përkthimeve të kryeveprave botnore e megjithktë mund të guxohet me u krahasue me nji danë?!!!
Ma tutje ky replikues i zojës së nderueme Ledi Shamku na thotë: ”Kur ndryshojnë kushtet, ndryshon edhe gjuha.” Kushtet nuk e ndryshojnë gjuhën, por kushtet e mira e çojnë përpara e kushtet e kqija e degradojnë e nxjerrja dhunshëm jasht ligjit e gjuhës nuk ka si konsiderohet ndryshim, por batërdi antikulturore. E kjo batërdijë e shqipes e ka emnin komunizëm enverist. Unë mendoj se autori ma parë se ti përgjegjej zj. Shamku do të duhej të lexonte kumtesën e kryegjuhtarit tonë Eqrem Çabej mbajtun në kongresin politiko-gjuhsorë të 1972 ku thotë: ”Standardizimi i një gjuhe bëhët në bazë të letërsisë më të madhe të një vendi të asaj gjuhe. Si shëmbëll kemi Toskanën e Italis.
Standardizimin e gjuhës mund ta bëjë edhe epërsia politike e një krahine.” Poradeci e justifikoi mospjesmarrjën e tijë në kongresin e 1972 me thanjën proverbiale:”Unë e kamë frikë historinë.” Siç shihet intelektualët e kanë Atdheun mbi krahinat. Pseudointelektualët kanë krahinarizmin mbi atdhetarizmin. Ata që mundohen me e manipulue Çabejin nepërmjet firmës së tij në vendimet e atij kongresi, e dinë mirë se ajo firmë ishte i vetmi shpëtim i jetës së tij.
Don Gjergjë Meta në shkrimin e tij na thotë: ”Të kërkosh sot nga meshtarët që të kultivojnë gjuhën, letërsinë a po historinë asht nji gabim ideologjik sepse risjellë nji model të para 80 vjetëve.” Të mos krenohesh me nivelin e letërsisë së para 80 viteve simbas meje asht naivitet ngase ai model ishte i kohës së letrarëve ma të mëdhej të të gjitha kohnave në Shqipni model i pasuem nga modeli i realizmit socialist mos vallë u dashka me u krenue me modelin e kësaj rryme?! A por, me modelin e sotëm që ende mbetet peng i ndikimit të asaj rrymë rrënuese e artit dhe e kulturës shqiptare?. E pra nuk asht koha përcaktuese e modeleve, por e talentve që i japin shkas modelit. Në vazhdim të shkrimit të tij, Don Gjergjë Meta thotë:
”Mirë e por keq, dakord a por jo ne sot kemi instucione që u përgjigjen këtyre aspekteve.” Kisha me thanë se mirë a por keq janë fjalë që kundërshtojnë njana tjetren si fjalët dakord a por jo, prandej ne na duhet me punue mirë e me qenë dakord me të mirën gja që fatkeqsisht ato institucione që na thotë autori i replikës së z. Shamku nuk e kanë sjellë ende fytyrën drejtë shkencës së gjuhësisë e përpjekja me i shërbye mbrojtjes së kongresit të 1972 asht përpjekje me i shërbye kohës në të cilën u zhvillue ai kongres.
E mjerisht ktë shërbim ia bani edhe kleri katolik shqiptar me vendimin e konferencës ipeshkvnore për gjuhën shqipe. E me ktë shërbim krenohen mbrojtësat e atij kongres famkeq. Mos vallë duke i shërbye padrejtësis iu shërbeka së drejtës së Zotit?! Regresi duhej varrosë me komunizmin e jo me e mjekue. Si mund të quhet progres kulturor çensurimi i çdo shkrimi a po fjale kundërshtuese e atij kongres antigjuhësor?! Çensura asht pjellë e frigës e friga kërcnon demokracinë ndërsa antidemokratët mendojnë se e mbronë qëndrimin e tyne regresiv. Mandej Don Gjergji thotë:
”Unë nuk mendoj që kisha duhet të marrë gegrishtën si standard të saj. Do të ishte si gabimi vitit 1972 kur shqiptarëve iu imponue nji standardë.” Simbas Don Gjergjit kisha nuk duhet të flasë gegnisht se ashtu do të bante të njajtin gabim me atë të komunizmit në 1972 me gjuhën shqipe shkurtë nga këto 2 gabime kisha u dashka të zgjedhë gabimin e komunizmit se ai gabim na qenka ma i mirë.
Unë mendoj se as gegnishtja, e as tosknishtja nuk janë gabim, faji asht i atyne që nuk u japin të drejta të barabarta si norvegjezët të 2 dialekteve te tyne. Përjashtimi i nji dialektit kaq të pasun si gegnishtja asht çmendunia e urretjes ma të çmendun. Ushtarë të kësaj urretje u banë edhe klerikët katolik në atë konferencë ipeshkvnore që kur e vërteta ta marrë në dorë historinë e klerit të tashëm katolik ka me e quejtë: Konferenca e fajit ma të pafalshëm të klerit katolik. E si ka me kenë faji ma i madh se me i ba AMEN vendimit ma shkelës të së drejtës së përdorimit të nji gjuhe që e flasin 75% e popullsisë shqiptare pa mundë me ia gjetë as të metën ma të pa ndjeshme, por veç se ashtu i ka kërcye në krye tiranit e duhet me ia ba qefin edhe për së vdekuni. Don Gjergji e dinë mirë se Don Simon Filipaj ungjillin e përktheu gegnishtë e dashamirët e kongresit të 1972 ia stërpërkthyen në të ashtuquejtunin standard.
Ma tutje D. Gjergji thotë:” Përdorimin e standardit e justifikon banimi i katolikëve edhe në jugë të Shqipënisë.” Vallë a harron ky klerik se në jug të Shqipnis nuk banojnë as 2% e katolikëve shqiptarë?! A mos vallë 2 %, kenka numër ma i randsishëm se 98 % ?! Don Gjergji na ban edhe kte pyetje:”E pse nuk u lëvdoka Zoti edhe me standardin e 1972?!”
Zoti mund të lëvdohet në të gjithë gjuhët, dialektet e nendialektet, por pse të ndalohet me ligjë ajo gjuhë me të cilën e lëvdoi përqindja ma e madhe e katolikve të Shqipnisë qysh në krijimin e fesë katolike në Shqipëni.
Vendimet që nuk mundë të justifikohen, nuk kanë si me i justifikue përkrahsat e atyne vendimeve e në nji pozitë të tillë asht edhe kleri katolik shqiptar e nuk duhet me u ba viktima të shërbimit që e shëndrron vehten në antishërbim. Fjalë tjera të kundërshtueshme të Don. Gjergjit janë: ”Nëse egziston vullneti të kultivohet, të ruhet e të bëhet gegrishtja me të drejtë qytetarije duhet të ketë punëtorët e saj, përndryshe mbetet sektoriale.” Këto fjalë na bajnë me pyet: Don Gjergji a nuk i njeh as si emna korifejt e letërsisë e të gjuhësisë tonë?!!!
E si mundë të thuhet “Të kultivohet” gegnishtja e e evolucionistave ma të suksesshëm si Errnest Koliqi, Arshi Pipa e përveçse poeti, prozatori, dramaturgu gjuhtari Martin Camaj shqipja e të cilit kulmon evolucionin e shqipes moderne e megjithkte simas Don Gjergjit as kjo shqipe nuk i paska fitue të drejtat e qytetarisë?! As 1000 pikë çuditëse nuk e shprehin çudinë e këtij konstatimi. Ma përtej Don. Gjergji thotë: ”Sa jam dakortë me kongresin e 1972, aq nuk jam dakortë me ndryshimin e uratëve, “Ati ynë” e “të falëm Mari…”
Gabimi kur nuk e shlyen shpejtë, të përcjellë tek tjetri. E mandej të dy gabimet nuk konsiderohen ma gabime, por të dy faje. Ndryshimi i këtyne 2 uratëve themelore të katoliçizmit ka ndryshue edhe kuptimin e 2 fjalive të “Ati ynë” e para, Kjoftë shejtnue emni yt. Fjali që përfshinë të përhershmën. Ndërsa u shenjtëroftë emni yt i përket vetëm kohës së ardhëshme.
2- Por na liro nga i keqi nuk përputhet me fjalinë e ma parëshme, po na largo nga çdo e keqe, ngase i keqi asht mbiemen mashkullor, ndërsa nga çdo e keqe asht gjithë përfshirse. E përderisa në të gjitha gjuhët thuhen si i kemi thanë para ktyne ndryshimeve do të thotë se nuk asht miratue ky ndryshim nga Vatikani. Nji tjetër faj i klerit katolik asht indiferenca ndaj zevedsimit të fjalës zotni, apo zotri me “Zot” ngase fjala “Zot” nuk ka kenë në shqip dykuptimore ese prandej ky indiferentizëm i ka dhanë shkas shkeljes së dy urdhënimeve të pa të dekalogut: Urdhënimet e tenë Zot. Kjo indiferencë e ka ba te modës në Shqipni blasfemin që e thrret shqipëtarin Zoti X. Unë mendoj se të gjitha sa shkrova këtu na tregojnë sa borxhë i kemi së drejtës.
Gjokë Vata, Senator i Gegnishtes Shkodër, 2 prill 2016