- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 18Replikë Dritëro Agollit!
Gazeta “Panorama” në numrin e saj të datës 23 maj 2014, botoi nji intërvistë të shkrimatrit Dritëro Agolli i cili ndër të tjera thotë: ”Gjuha nuk ndryshon sipas sistemeve politike”. Ky përcaktim i jep shkas pyetjes: A nuk konsiderohet ndryshim nxjerrja jashtligjit e gegnishtës nga kongresi politiko-gjuhsor i ashtuquejtun kongresi i drejtëshkrimit?! Se ç’ dozë politike e shkencore pat kongresi i drejtëshkrimit i 1972 na tregon jo vetëm drejtimi i tijë nga Androkli Kostallari si ma i përzgjedhuni nga diktatori për atë post drejtim, i cili i përkiste vetëm e vetëm kreyegjuhtarit tonë Eqrem Çabej, natyrisht nëse do të ishte vërtetë kongres shkencor. Politizimi i tejskajshëm i atij kongresi shihet në çdo rreshtë të raportit të tij prej 95 faqesh të Kostallarit që vetëm zani ishte i tij, ndërsa shtjellimi i atij raporti ishte i Enver Hoxhës.
Edhe kumtesat tjera u hartuen simbas modelit të raportit të Kostallarit, përveç kumtesave të Eqrem Çabejt e arbneshit Zef Ferrari. Z. Agolli thotë:” përkrahsat e rishikimit të shqipës standarde i referohen edhe Çabejt”. Dhe ja se me sa të drejtë i referohen kumtesës së tij të mbajtun në atë kongres. Në kumtesën e tij, ai thotë: “Baza e standardizimit të një gjuhe është letërsia e shkrimtarëve më të mëdhej të asaj gjuhe. Si shëmbëll kemi edhe Toskanën e Italisë. Si dialekti i shkrimtarve më të mëdhej italian. Standardizimin e një gjuhe mund ta bëjë edhe epërsia politike e një krahine.” Këto fjalë të Çabejt i sheh cilido që lexon kumtesën e tij që edhe sot e kësajë dite nndollët në vëllimin e parë të atyne 2 vllimeve, që përfshinë kumtesat e atij kongres. Lindë pyetja: Pse injorohet ky përcaktim shkencor i Çabejt?!
Shkrimtari Agolli në vijim të kësaj interviste thotë: ” Për formimin e standardit janë marrë 8 elementa nga gegrishtja e 12 nga toskrishtja.” Dihet se vlera e elementave nuk mvaret nga numri i tyne, por nga randsia e tyne. Elementi kryesorë i gjuhëve ma të përparueme të Botës asht paskajorja, ku randsinë e së cilës e tregon edhe vetë emërtimi i saj infinitiv, nxjerrja jasht ligjit e të cilit ka asgjasue edhe nji pjes të konsiderueshme të kohëve të përbame e kjo pasuni gramatikore asht aq e vlefshme sa po tu hiqej gjuhëve të tjera do të psonin të njejtin vorfnim të shqipes së përdorimit të sotëm. E pra mungesa e këtij elementit kaq të randsishëm për të gjitha gjuhët a ka si me na dhanë të drejtë me konsiderue si na thotë z. Agolli:” Strukturë shkencore të shqipës së kongresit 1972?”! Ndër të tjera z. Agolli thotë: “Fjalët e huaja po e çojnë shqipen drejtë vdekjes.” Unë mendoj se mosshfrytzimi i pasunive tona të shumta gjuhsore bahet shkas i dobsimit të saj të vazhdueshëm.
Margaritarët e gjuhës janë veprat madhore të shkrimtarve të saj. Këto përbajnë energjinë diellore të nji gjuhe. Në vazhdim të kësaj intërviste, shkrimtari D. Agolli thotë: ”Debati për gjuhën është i rrezikshëm se kërkon ta ndajë shqipërinë në 2 pjesë.” E pyes z. Agolli “ këtë ndamje kaq të rrezikshme a nuk e bani kongresi i 1972 kur e nxori gegnishtën jashtë ligjit?! I pyetun: ”A e mendoni se sot duhet të jetë gjuha e At Fishtës standardi puro shqiptar?” Agolli përgjegjet: ”Fishta ka shkruar në gjuhën e lashtë.” Gjuhë e lashtë mbase mund të quhet greqishtja e vjetër, latinishtja e ndonji tjetër tashma e konsiderueme gjuhë të vdekuna, por kurrsesi shqipja e viteve 30 të shekullit 20. Shqipja ka pasë fat me fjalorin shqip të At Fishtës. At Fishta asht njani nga shkrimtarët, ku veprat e të cilit shquhen për përdorimin ma të gjanë të fjalëve në rrang me Shekspirin, Pushkinin e tjerë e tjerë të këtij niveli.
“Lahutën e Malcis”, At Fishta e ka shkrue në gjuhën e herojve të saj me qëllim nderimi kundrejt tyne. Ndërsa tek veprat e tjera shohim nji shqipe pa nëndialektaizma. Pak ma tutje shkrimtari Agolli thotë: ”Fishta është i vështirë për tu kuptuar.” Dihet se sa ma i rrangut të jetë shkrimtari e sidomos poeti aq ma i rrangut duhet të jetë lexuesi. Nuk ka moto ma të gabueme se atë të rrealizmit socialist: ”Të bëjmë artë për popull.” Synimi i qytetnimit asht me ba popull për art. Në vijim z. Agolli thotë: ”Fishta kishte nostalgji edhe për gjuhën.” Natyrisht shkrimtari e ka fjalën për gjuhën e tijë. E vijon: ”E nostalgjia të çon tek Buzuku.” Rroli që luejti Fishta në përparimin e shqipës ashtë i jashtzakonshëm. Pa nji Fishtë të tillë ne nuk do të kishim nji përfaqsues kaq madhor të epikës shqipe, as të satirës e as të lirikës e këto na i vërtetojnë ma së miri Luhuta e malsisë, Anzat e Parnasit e Mrizi i zanave .Fishta ashtë nji nga përfaqsuesat ma të spikatun të dramaturgjisë shqiptare me Judën makabe e tjera. Për çudi Z. Agolli shton:”Fishta i ka thënë Petro Markos:”
Mos bani gabimin tim me gjuhën” Nëse kjo do të ishte e vërtetë si do të mund të konsiderohet “ Nostalgjik?! Për fat të keq po bahet modë spekullimi me të vdekun. Ma tutje Z. Agolli pyet:” Gjenë ndonjë fjal turke në shkrimet e Naim Frashrit? Përgjegjja ashtë: Pa tjetër gjejmë, por tue pasë parasysh krijimtarin e Fishtës me rreth 100 000 vargje e dihet tashma sa i pa shmangshëm asht përdorimi i fjalëve të hueja të pa xevendsueshme. Ma në fund shkrimtari Agolli pyet:” Atherë cila duhet pranuar shqipja e Naimit a por e Fishtës?”Kjo pyetje i jep shkas kësajë pyetjes tjetër: Cila gjuhë shqipe asht ma e pranueshme ajo e Naimit, apor kjo e Martin Camës?!
Gjokë Vata, Shkodër, 26 maj 2014