- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 5251Si është të jesh afrikan në Shkodër?
Ai është një shkodran i vërtetë. E quajnë Agron dhe ka jetuar përjetësisht në qytetin e vjetër.
Ai nuk e mësoi dot kurrë të vërtetën e ardhjes së gjyshërve të tij në Shqipëri gjatë komunizmit. U rrit i vetëm dhe i izoluar, në një botë ku ngjyra e lekurës e bënte shumë të ndryshëm.
“Jam dalluar prej të tjerve. Kjo ishte edhe mirë dhe keq për mua. Si racë tjetër njeri nuk kam pas përveç gruas dhe fëmijëve. Me ka ndihmuar shume shoqëria, me ka afruar”, shprehet Agroni. Për shkak të veçantisë dhe habisë që shkakton ngjyra e afrikano-shkodranit, në qytetin e tij nuk ka njeri që s’e njeh.
Megjithatë, ai e ka te pamundur të thyejë paragjykimet mbi veten. “Ndihem i diskriminuar. Kur shkoj të kërkoj pune, thonë: ç’e duam këtë të zi. Edhe në komunizëm por edhe sot nuk e shikoj veten kaq mire. Gjithmonë janë njerëzit që shmangen për ngjyren time duke mos më marrë në punë”, thotë ai. Ka vetëm një gjë për të cilën Agroni mburret e krenohet. Familja.
Ai e kaloi rininë në një epokë kur njerëzit i luftonin paragjykimet seriozisht dhe kjo i dhuroi atij dashurinë e bashkëshortes së ardhshme, Safetes, teksa ishte thjesht djaloshi që punonte si shofer pranë ndermarrjes së saj. “Kam hyre ne pune e re. Aty na lindi dashuria, por prindërit nuk më dëgjuan atëhere dhe u detyrova të largohem nga shtëpia. Agroni ishte njeri shumë i mire”, pohon Safetja.
Çifti do të trashëgohet gjatë martesës me plot 6 vajza, sot të gjitha të martuara, me përjashtim të Mirelës, e vogla e shtëpisë. Agroni ka qenë gjithnjë tipi i nënshtruar i njerut, i cili pranon fatin dhe gjen kurajon për të bashkëjetuar mes botës së të ndryshmes. Ai ka qenë një shofer i dalluar në rini, jo vetëm për shkak të tipareve, por edhe zellit në punë.
Ky njeri e ka veçuar gjithnjë veten prej të tjerëve, megjithatë në Shkoder të njohurit e tij kanë pershtypje te jshtezakonshme për të. Agroni është ndjerë gjithmonë i veçuar dhe shumë i ndryshëm. Edhe sot që mosha e tretë e ka zënë në të njëjtin qytet, ai ecën rrugës duke mbajtur mbi supe peshën e qindra syve që e shënjestrojne.
Autori: Top Channel
Korektimi: Proletari.Com
One Response to Ç’farë do të thotë të jesh afrikan në Shkodër?