‘Vendimi shokues’, jeta e shqiptarit vlen më pak se ajo e një italiani

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3219
TORINO- Mediat italiane e kanë quajtur shokues vendimin e Gjykatës së Torinos për të dëmshpërblyer me 10 herë më pak familjen e një shqiptari që vdiq në vendin e tij të punës, në Itali. Gjykata civile duke iu referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë të një dekade më parë, ka vendosur të balancojë kompensimin me vlerën që ka paraja në ekonominë nga vjen i plagosuri.

Kështu Gjykata vendosi të dëmshpërblente shqiptarët me vetëm 32 mijë euro, ndërsa nëse shtetasi do të ishte italian shuma do të shkone nga 150 mijë deri në 300.000 mijë euro.

Sipas mediave italiane, Gjykata i është referuar një vendimi të 10 viteve më përpara, duke injoruar vendimin e Gjykatës Supreme të një viti më parë ku thuhej se “mbrojtja e të drejtave të punëtorëve duhet të jetë e siguruar pa asnjë dallim në trajtim, për të gjithë personat, pavarësisht nga kombësia.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/10/2010. Filed under Emigracion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to ‘Vendimi shokues’, jeta e shqiptarit vlen më pak se ajo e një italiani

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.