David Grossman: Pas Coronavirusit do kthehemi në qënien tonë njerëzore

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1560
Shkrimtari hebre, imagjinon botën pas përfundimit të pandemisë.
“Por kur epidemia të përfundojë, nuk mund të përjashtohet që do të ketë nga ata që nuk do të duan të kthehen në jetën e tyre të mëparshme,” citon shkrimtari David Grossman në Repubblica.it.

Në fakt, kjo karantinë ka hyrë direkt në jetën e të gjithëve.
“Kush, do të ketë mundësi – shkruan Grossman – do të lërë punën që me vite e ka mbytur dhe shtypur atë. Dikush tjetër do të vendosë të braktisë familjen, t’i thotë lamtumirë bashkëshortit, ose partnerit, të lindë fëmijë, apo të mos dojë fëmijë, që do të thotë coming out(të dalësh prej një gjendjeje ku ndodhesh)”.

Sipas intelektualit, “do të ketë nga ata që do të fillojnë të besojnë në Zot dhe të tjerë që do të ndalojnë së besuari në të. Ndërgjegjësimi për brishtësinë dhe kalueshmërinë e jetës do të nxisë burrat dhe gratë për të vendosur përparësi të reja për të bërë më mirë dallimin midis asaj që është e rëndësishme dhe asaj që është e kotë. Të kuptosh që koha nuk është para por është burimi më i çmuar. Do të ketë nga ata që për herë të parë, do të pyesin veten për zgjedhjet e bëra, për heqjen dorë, për kompromiset. Mbi dashuritë që nuk guxoi të dashuronte. Gjatë jetës ai nuk guxoi të jetonte”.

Ka kaq shumë kohë për të reflektuar që puna, familja dhe dashuria vihen në pikëpyetje. “Burrat dhe gratë do të pyesin veten e tyre – për pak ndoshta, por ata do të krijojnë një mendim sado të vogël – që ata e humbin ekzistencën e tyre në marrëdhënie që u shkaktojnë atyre hidhërim. Do të ketë gjithashtu nga ata që rishikojnë pikëpamjet e tyre politike, bazuar në ankthet ose vlerat që do të shpërbëhen gjatë rrjedhës së epidemisë”, thotë Grossman. Për më katastrofikët “do të ketë nga ata që do të dyshojnë në arsyet që e shtyjnë një popull të luftojë kundër një armiku për breza, për të besuar se lufta është e pashmangshme”.

Kjo pandemi do të na bëjë me siguri të rishikojmë përparësitë: “është e mundur që një përvojë aq e vështirë dhe e thellë sa ajo që ne po përjetojmë – komenton David Grossman – mund të nixsë dikë të refuyojë pozicionet nacionaliste si për shembull: gjithçka që na ndan, na tjetërson, na sjell të urrejmë, të barrikadojmë veten.
Ndoshta do të ketë edhe nga ata që për herë të parë, do të pyesin veten pse izraelitët dhe palestinezët kanë vazhduar të luftojnë dhe shkatërrojnë jetën e njëri-tjetrit për më shumë se një shekull, në një luftë që mund të ishte zgjidhur për ca kohë “.
Përgatiti: proletari.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/03/2020. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.