- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1528“Nëse dëshiron të jesh kërkues i palëkundur i së vërtetës, është e nevojshme që të paktën njëherë gjatë jetës tënde të dyshosh, sa më shpejt që është e mundur, në gjithçka.”
René Descartes
“Gjithkund njeriu e fajëson natyrën dhe fatin dhe pse fati i tij nuk është asgjë tjetër veç se pasqyrim i karakterit dhe pasioneve të tij, gabimeve dhe dobësive të tij.”
Demokriti
“Historia është plotë me luftëra fetare; por, ne duhet të jemi të kujdesshëm ta vëmë re se nuk ishte shumëllojshmëria e religjioneve ajo që i prodhoi këto luftëra, por ishte shpirti jo tolerant, i cili ngjalli tek dikush idenë se ai mund të bëhet kryesori.”
Montesquieu
“Luani nuk mund ta mbrojë veten nga kurthet dhe as Dhelpëra nuk mund ta mbrojë veten nga ujqit. Prandaj, ju duhet të dini të jeni Dhelpër për ti njohur kurthet dhe Luan për ti frikësuar Ujqit.”
Niccolò Machiavelli
“Të gjithë njerëzit nga natyra dëshirojnë të dijnë.”
Aristoteli
“Vetëbesimi i madh është injorancë. Nëse e ndjeni veten kryelartë, kjo ndodh sepse nuk jeni duke ditur diçka.”
Eoin Colfer
“Kur dikush ju bënë të vuani, këtë e bënë për shkak se ai vuan thellësisht brenda vetes dhe në këtë mënyrë është duke u derdhur vuajtja e tij. Ai nuk ka nevojë për ndëshkim; ai ka nevojë për ndihmë. Ky është mesazhi që ai e dërgon.”
Thich Nhat Hanh
“Pasioni është origjina e gjenialitetit.”
Galileo Galilei
“Asnjë femër nuk duhet kurrë të martohet me një mashkull i cili e urren nënën e vetë.”
Martha Gellhorn
“Shkollat shërbejnë për të njejtin funksion ashtu si edhe burgjet dhe institucionet e shëndetit mental – për të klasifikuar, definuar, kontrolluar dhe për t’i rregulluar njerëzit.”
Michel Foucault
Filozofia.Al