Grupi i Dobrosinit ende nëpër gjykime!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6238
Duke  qenë përfaqësuese e autorizuar e Skender Jasharit, për ta përfaqësuar në procedurën e kompensimit, përmes padisë civile, të cilën  më 10.04.2019, është  dorëzuar  në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në  disa  raste,  në Republikë të Kosovës,  janë  shkelur  disa të  drejta të  njeriut, në  rastet  e  arrestimit a paraburgosjes  së padrejt! Në  këtë  rast bënë  përjashtim, sepse  i përfaqësuari im,  është  akuzuar, gjykuar, dënuar, rigjykuar politikisht  dhe  atë  tërësisht me porosi të Serbisë( ish-ministrit  të punëve të brendshme të Serbisë Ivica Daçiqit)! Padia për kompensim përfshinë  periudhën  për  cilën  është akuzuar:
1.      Për aktivitete  ushtarake, organizime  luftarake  dhe armatosje  që nga  viti 2001- 16.10.2012, kundër  Serbisë në Luginë të Preshevës;
2.      Për  periudhë  në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga  01.07.2012 deri 10.10.2012 kur  ishte arrestuar për  herë të parë dhe ishte  në  masën  e lajmërimit në stacionin më të  afërm të policisë;
3.      Për  periudhën  e paraburgosjes dhe burgosjes politike, si dhe  gjykimit dhe  dënimeve  politike, në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga  16.10.2012 deri 31.05.2016.
4.      Për  periudhën  në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga  31.05.2016 deri 18.01.2017 për  masën  e lajmërimit në stacionin  e policisë.
5.      Rigjykimin  politik, nga 31 maj 2016, deri më 06.12.2017!Etj

Askush nuk  beson  që  ky  rast,  ishte  thjesht  gjykim i shoqëruar  me  gabime dhe si rrjedhoj   shkelje  të drejtash  elementare të njeriut, sepse:
1.      Hetimin, akuzimin, gjykimin e patën  policët, prokurorët dhe gjykatësit  e EULEX-it( Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it),  dhe ishte i vetmi rast  ku Policia e Kosovës, Prokuroria e Kosovës nuk  kishin  asnjë  informatë;
2.      Radhitet  ndër  rastet më të ndjeshme  politike dhe të  sigurisë, që  mund të destabilizonte rajonin, shkaku i së cilës ishin dënuar, sipas  arsyetimit të  Kryetarit të Trupit  Gjykues Arkadiusz Sedek, më 16.10.2013!
3.      Implikimi i zyrtarëve  të lartë  të qeverisë së Serbisë, shantazhimi i tyre që do tërhiqen  nga dialogu nëse nuk vepron EULEX-i,  shkaku i të  cilës  arrestohen  në  Republikë të Kosovës! Reagimi i qeveritarëve të Serbisë, me rastin  e shpalljes të pafajshëm të Grupit të Dobrosinit! Hakmarrja e Policisë së Serbisë  kundër pronës së  familjes së ngushtë  të Skender dhe Valon Jasharit.
Duke qenë se Skender  Jashari, ishte  arrestuar  tërësisht  me porosi të bashkëpunëtorit të Serbisë, i cili  kishte deponu  deklaratë  sekrete  në EULEX, për të cilën ishte  paguar rreth 10.000 euro, derisa  për të akuzuarit  e tjerë të këtij  grupi,  kishte  kryesisht  biseda telefonike  të cilat jepnin  indicje  për  inkriminim e tyre.
Grupi i Dobrosinit, ishte akuzuar  për sulmet  kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në fshatin Dobrosin, të komunës së Bujanovcit, më 17.05.2012, 28.06.2012 dhe 10.10.2012. Sulmet e  Dobrosinit, kuptoheshin si reagim kundër terrorit  të  Serbisë, më 04.05.2012 me rastin e  arrestimit të Grupit të Bujanovcit, nga Serbia! Duke  mos harruar  që  Serbia edhe më 28.12.2008, kishte  terrorizu dhe  arrestu edhe  Grupën e Preshevës( Gjilanit). Ndërsa  të  dy  grupet, si Grupa e Bujanovcit, ashtu edhe  Grupa e Preshevës, u liruan  gjatë  vitit 2012!
Mirëpo Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, në Republikë të Kosovës, arrestoi mes tyre edhe Skender  dhe Valon Jasharin, duke  ia  ngarkuar  përgjegjësinë  kryesore për këto raste! Më 01.07.2012 filloi me  arrestimet,  u shpallën  të fajshëm   në gjykimin politik, më 16.10.2013, me  Aktgjykimin PKR.Nr.56/13, të Gjykatës Themelore në Gjilan, e  që  i njejti gjykim politik u vërtetu edhe me Aktgjykimin  PAKR.Nr.145/2014. Derisa  më 19.04.2016, Gjykata  Supreme  e Republikës së Kosovës,  në Aktgjykimin PML-241/15, e kthen rastin në rigjykim  duke  shpall të pafajshëm për akuzat!
Pastaj  Gjykata Themelore  në Gjilan  në  lëndën  PKR.nr.110/16,  më 06.12.2017,  shpall të pafajshëm  e  cila  pafajësi  vërtetohet edhe  nga Gjykata e  Apelit  në Prishtinë  në lëndën PAKR.nr.151/2018, të datës  24.09.2018.
Në pajmtim me  Kushtetutën e  Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të  Drejtat  Civile dhe Politike, Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e  Procedurës për Kompensimin e Dëmit, është  proceduar për  kompensim të  dëmit që është  shkaktuar, nga  arrestimi, gjykimi dhe burgimi i paligjshëm. Por për shkak që shuma e  kompensimit, nuk përfshinë as  për së  afërmi kompensimin  real,  është  vazhduar në procedurë  civile, përmes së cilës  besohet  që së paku 15.000.000 milion  Euro  do duhej  kompensuar.

Padia  për kompensim, e  përbërë  prej  420 faqesh dhe  me  mbi 2500 faqe  dokumente  që  argumenton  kërkesën   e padisë, tashmë  e  futur në  procedurë në Gjykatën Themelore  në Prishtinë.
Padia  konsiston  në  argumentimin dokumentar  të  shkeljeve  të të  drejtave ndaj Skender Jasharit si:
I.      Shkeljet e të Drejtave dhe Lirive  që nuk specifikohen në  Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mes tyre:
1.      E drejta e mbrojtjes-azilit;
2.      Shkelja  e Konventave të Gjenevës dhe Protokoleve  të saj dhe akteve tjera   normative  ndërkombëtare  që kanë  të  bëjnë me ligjet  e luftës;
3.      Shkeljet  e akteve  normative  ndërkombëtare  që kanë të  bëjnë  me: Luftën për Liri; të  Drejtën  për të kërkuar  Liri; Të drejtën e  popullit Shqipëtar të Luginës së Preshevës për të kërkuar  Lirinë;
4.      Shkeljet  e akteve  normative  ndërkombëtare:
1)      Rrgulltat Minimale Standarde të OKB-së për trajtimin  e të burgosurve;
2)      Deklarata mbi mbrojtjen e  të  gjithë personave kundër torturës dhe dënimeve ose trajtimeve të tjera mizore, johumane ose degraduese;
3)      Konventa kundër torturës dhe  dënimeve  a trajtimeve  të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese;
4)      Rregullat  Europiane të Burgut;
5)      Konventa Europiane për parandalimin e  torturës, trajtimit dhe dënimit johuman ose degradues.
II.     Shkeljen e të  Drejtave dhe Lirive Personale, mes tyre:
1.      Dinjiteti i njeriut;
2.      Barazia para ligjit;
3.      E drejta për jetën;
4.      E drejta e integritetit personal;
5.      Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues
6.      Ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar;
7.      E drejta e lirisë dhe e sigurisë;
8.      Të drejtat e të  akuzuarit;
9.      E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm;
10.     E drejta për mjete juridike;
11.     Parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet  penale;
12.     E drejta për të mos u gjyku  dyherë për të  njejtën  vepër  penale;
13.     Liria e lëvizjes;
14.     E drejta  e privatësisë.
III.    Shkeljen  e  të Drejtave  dhe  Lirive Civile dhe Politike, mes tyre:
1.      E drejta  e martesës dhe familjes;
2.      Liria e besimit, ndërgjegjës dhe e fesë;
3.      Liria e shprehjes;
4.      E drejta e  qasjes në dokumentet  publike;
5.      Liria e medieve;
6.      Liria e tubimit;
7.      Liria e asociimit.
IV.     Shkeljen e  të Drejtave dhe Lirive Sociale, Ekonomike dhe Kulturore, mes tyre:
1.      Mbrojtja  e pronës;
2.      E drejta  për  arsimin;
3.      Liria e shkencës dhe e artit;
4.      E drejta e punës dhe e ushtrimit të profesionit;
5.      Mbrojtja shëndetësore dhe sociale;
6.      Interpretimi i dispozitave për të  drejtat  e njeriut;
7.      Mbrojtja gjyqësore e të  drejtave;
8.      Kufizimi i të drejtave  dhe lirive themelore.

Të gjitha këto  të drejta,  me dokumente  konkrete që  kanë të  bëjnë  drejtpërdrejt  me të  përfaqësuarin tim, argumentohen katërcipërisht.
Ende  mbetet  tejet  sfiduese  vendosja  e  zbatimit të ligjit  në Republikë të Kosovës,  edhe  për  faktin  e ndikimeve  dhe implikimeve  të ndryshme,  kryesisht  edhe  atyre  politike. Rasti i Dobrosinit  qoftë  i fundit, që  mund të  ndikojë  Serbia përmes  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it,  në  rastet konkrete në  Gjykatat e  Kosovës.

Më: 11.04.2019

Drita Jashari, përfaqësuese  e autorizuar  për përfaqësim të Skender Jasharit.  Magjistrante në Universitetit të Prishtinës drejtimi  ndërkombëtar.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/04/2019. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.