- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2515Shkup, 15 tetor – Kontesti greko – maqedonas për çështjen e emrit dhe për antikën si duket bazohet në një histori të sajuar, pasi një grup historianësh të njohur mbajtën një konferencë shtypi ku deklaruan se kanë “fabrikuar krejtësisht” Greqinë e lashtë, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor.
Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 dhe 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.
“Sinqerisht, asnjëherë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është ofruar që të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgetoën. “Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrierat tona, kështu që nisëm të sajojmë: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjithë llojet e kolonave – gjithçka. Sigurisht shumë më tepër gjëra nga sa do të kishte qenë në gjendje të krijonte një qytetërim i vetëm”.
Sipas Haddlebury, ideja e sajimit të një kulture të lashtë erdhi kur ai dhe akademikë të tjerë kuptuan se nuk e kishin fare idenë se çfarë kishte ndodhur në fakt në Europë në periudhën 800 vjeçare përpara epokës së krishterë. Të frustruar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat dhe duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve që në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia, kartrografia dhe demokracia.
Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve. “Një natë, dikush bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjithë këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët kishin bërë gjithë këto 2000 vjet mëparë”, tha Haddlebury. “Kështu rodhën gjërat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë ne mbërritëm tek gjithçka, që nga përpjestimi i drejtë e deri tek Iliada”.”Dhe meqë ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të Perëndimit. “Por gjithsesi, na eci”.
Deri tani as Shkupi as Athina nuk kanë reaguar zyrtarisht nëse dëshmitë e historianëve të njohur do të kenë ndonjë ndikim në tejkalimin e kontestit gati 20 vjeçar mes dy vendeve. Pas ardhjes së Nikola Gruevskit në pushtet në vitin 2006, konbtesti rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka fituar edhe më tepër nuance historike për shkak të pretendimeve të maqedonasve aktual se janë pasardhës të maqedonasve antikë.
Zhurnal
One Response to Kontesti greko-maqedonas bazohet në histori të sajuar