Maskarada e kllounit të politikës tipike osmane e Ilir Metës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3211
Maskarada e kllounit të politikës tipike osmane e Ilir Metës.
(Ç’ka e bashkon dhe e largon me Edvin Kristaq Ramën?)

Gjashtë cilësitë e portretit të një politikani nga Çepani i Skraparit
–  Ilir Meta gangster, lumpen-rrugaç, despot, mega i pasur, i pabesë, lokalist dhe natyrisht i rrezikshëm për politikën dhe shoqërinë

I.  Ilir Meta – gangster

Ilir Meta është i njohur si gangster, në rastin e sulmit fizik ndaj kryetares së Parlamentit Shqiptar zj. Jozefina Topalli. Foto të fotografuar dhe e incizuar në video nga media të huaja. Ky me këtë aktë cënoi në thelbë KODIN GJENETIK SHQIPTAR – ATË TË MOS PREKJES FIZIKE ME DHUNË NDAJ FEMRËS.

II. Ilir Meta – rrugaç

Ilir Meta  njihet si rrugaç me fjalorin e tij të shprehur pas Mbarimit të Zgjedhjeve të 2009 duke deklaruar para TVSH shprehjen: ’’Sali Berisha, të mos masturbojë se………’’, gjë që i bëri përshtypje gazetares së TVSH dhe gjithë teleshikuesve. Ana tjetër e subjektit është se ky këtë epitet i lumpenit ndaj Sali Berishës – si kundërshtar politik e krahinor ishte se menjëherë pas kësaj furie fyerjesh të zakonëshme të Metës menjëherë bëri krushqi duke bashkuar votat dhe ndarë pazarin e tortës në pushtet-qeverisje. Vetëm një njeri me fytyrë kllouni mund t’i bëji këto kontraste brenda një nate vere ashtu sikurse ndodhi në të vërtetë.

III.  Ilir Meta – despot

Ilir Meta njihet si njeri që sundon në partinë e tij LSI me despotizëm, kush nuk i bindet verbërishtë zbohet prej partisë, duke e masakruar me metodat e grupit të tij.

“Meta, nga viti 2001 dhe sot është reduktuar në një njeri shumë të vogël dhe e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të personalitetit të tij, pasi nuk dëshiron të ketë partnerë por njerëz që urdhëron. Ka një problem marrëdhëniesh njerëzore me miqtë, me bashkepunëtorët, me njerëzit brenda partisë dhe qeverisë”, pohoi Prifti.

Prifti ka hedhur akuza të forta ndaj Metës. “Ai është një lloj politikani që bashkëpunëtorët ka qejf t’i ketë servilë ose ushtarë dhe nuk i vlerëson njerëzit e aftë që ka përballë.

IV.  Ilir Meta – njeri Mega i Pasur

Pasuria e I.Metës është i fshehur pas një mali.

Së shpejti do t’i sqarojë ai pasuritë e Ilir Metës duke filluar nga
– guroret në Skrapar,
– pallatet në Tiranë,
– galeritë luksoze në Bllok
– apo tokat dhe vilat në bregdet”
,
ka thënë Prifti. Kjo listë përmban aisbergun e shumatores së inventarit të pronave të bëra në periudhën e qenies tij si ministër, si zev-kryeministër dhe si kryeministër.

V.  Ilir Meta i pabesë

Ilir Meta si njeri i kulisave, i prapaskenave, si hijenë rronë në politikë dhe gllabëron gjuetinë e tjetrit me pabesi. Hanë bukën te stani i Berishës dhe sajon njëmijë të zeza prapa shpinës së Berishës për t’i rrëmbyer si hijenë postin e ëndrrës së kryeministrit pa zhurmë e pa bum e bam, që s’ka për t’u bërë kurrë sikurse hijenat Skënder Gjinushi, që i organizoi puçin apo grushtë shteti sëbashku me ish presidentin Rexhep Mejdani   dhe ish shefin e shërbimit sekret Fatos Klosi ndaj Fatos Nanos, njeriu që i dha postin më të lartë si kryetar i kuvendit popullor si përfaqsues i një partie fantazme-liliputësh dhe Mejdanit që i dha postin e presidentit të vendit.

Meta ka dy muaj që komunikon me Edi Ramën, duke i ofruar votat atij për të rrëzuar Berishën në Parlament, duke i kërkuar që të jetë vetë kryeministër. Unë kam qënë pengesë e planit të tij, sepse kam qënë vota nr. 71 për Sali Berishën. Sali Berishën e kam informuar për këto tratativa të Ilir Metës prej kohësh. Qeshni të gjithë me Ilir Metën, se më qesharak se sot, nuk e ka bërë ndonjëherë veten”.  / Zhurnal /

Shtesë e nga Proletari.Com – Unë kam ndëgjuar në TVSH se I.Meta ka 6 muaj, që komunikon me Edvin Ramën për postin e kryeministrit me kusht të bashkimit të dy partive LSI me PS-ën duke i organizuar një grushtë shteti kundër Berishës sikurse patën suksesë provizorë puçistët Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi dhe Fatos Klosi për Rrëzimin e ish kryeministrit Fatos Nano në vitin 1998.

Ky faktë shpreh natyrën tinzare, dhelparake, të futjes së thikës pas shpine, që plotëson figurën e një njeriu të pabesë të Metës. Nuk njehë mbajtje fjalet, nuk njehë besë, që ësht etika bazë e moralit të njeriut në jetë e kudo. Këndej si parti lilipute ka rrëmbyer postet kryesore të pushtetit të mazhorancës(të kujton partinë lilipute-hijenet të Skënder Gjinushit – social-demokrate), e në anën tjetër tërbohet nga sedra e hegjemonizmit për pushtet personal. Meta ka si natyrë – arrivizmin, që e pengon të vendosë raporte njerzore të barabarta me varësit e tij.

VI. Ilir Meta lokalist

Sipas mediave mësohet se në krye të shtabit dhe rreth tij e deri në bazë në Tiranë janë grumbulluar njerëz nga Skrapari. Pra LSI-ja është një shoqatë apo një grumbull njerzish me bazë nga Skrapari në Tiranë, që përbën një numër relativishtë të madh frymorësh, të ardhur në Tiranë në sajë të sistemit komunistë, që i rekrutoi nëpër shërbimet sekrete, në ministritë e brëndëshme dhe të mbrojtjes si dhe dyndja e pakontrolluar pas 1991 nga krahina e Skraparit.

Nuk mund të harrohet përjetsishtë fakti se si ky njeri, kur sapo ishte ulur në sëndukun e  minderit të kryeministrit, në mënyrë të rrufeshme shkarkoi dy ministra nga Shqipëria e Veriut përkatësishtë; shkrimtarin Preç Zogaj si ministër i kulturës dhe Doktorin e Shkencave Ekonomike Zef Preçi si ministër e ekonomisë dhe i financave gjoja për korrupsion pas dy javësh, gjë që nuk u provua nga prokuroria, pasi nuk pati dhe kohën e duhur për një gjë të tillë. Dhe ky si kryeministër bëri mega-pasuri sipas Dritan Priftit.

Dhe të njejtin qendrim ka manifestuar gjatë gjithë kohës së tij në pushtetë dhe në krye të LSI-is. Meta ësht njeriu më i pakoregjueshëm nga lima e kohës, për fatin e tij të keq të një formimi aspak të shëndetshëm si  një njeri të zakonshëm dhe sidomos për një politikan me moral paintegritet minimal.

Në fund arrijmë në përfundim te shprehja e Dritan Priftit si themelues i LSI-is, si  ish nënkryetar i LSI-is, si ish ministër i energjetikës dhe i ekonomisë dhe si deputetë i vjetër:

Dritan Prifti akuzon Ilir Meten: eshte klloun qe kerkon te behet kryeminister! E marrur nga linku http://www.24-ore.com/politika/lsi/20104.html” target=”_blank”>http://www.24-ore.com/politika/lsi/20104.html

Ilir Meta është një klloun sipas Dritan Priftit dhe portreti i tij u plotësua nga pohimet e shumta e bashkëpuntorit të tij, që e njeh dhëmbë e dhëmballë si dhe nga ekspozeja e veprimtarisë së tij si kryeministër dhe si kryetar i LSI-is nëpërmjet daljeve në ekranin e TVSH-ës, që nuk mund të përktheji në disfavor të tij cilësitë  e shprehura  kaq padinjitoze.

Êshtë një turpë i madh të ketë një parti, një njeri si ky, një politikan mesjetar i tipit osman, që lidhjet e tija partiake e shtetërore i kondicionin mbi bazën e interesave të tija private karrieriste, mbi interesa ekonomike, mbi interesa krahinore e religjioze, mbi bazën e raporteve të nënshtrimit të vartësve të tij dhe komunikimit të tij ndaj eprorëve me arrogancë dhe gangsterizëm. Nuk ka asnjë vizion për popullin apo më mirë me u shpreh për taksa-paguesin e rrogës tij, për kombin. Artikujt e K.Myftaraj janë akuza të rënda ndaj Ilir Metës si politikan,s ish ministër i jashtëm në periudhën  e bashkëpunimit me Berishën.
-Ou gati sa harrova!!!!!!!!

(Ç’ka e bashkon dhe e largon Ilir Metën me Edvin Kristaq Ramën?)

Të gjashtë cilësitë e I.Metës e bashkojnë me portretin e Edvin Ramës për këto arsye:

  1. Edvini ka rrahë e maskaruar gratë
  2. Despot, nuk lejon mendimin ndryshe brenda PS-ës,…..
  3. Mega i pasur, mister 20 %, ku i takon në  pallate 35 kate 100 milion euro,….
  4. Lokalist sepse ka grumbulluar rreth bashkisë dhe PS-ës ish bllokmenët
  5. I pabesë
  6. Ka fjalor rrugash ndaj vartësve si kryesisht femrave sikurse ka ndodhë me sms ndaj kryetares së minibashkisë së Tiranës.

– Dua të shtoj se të dy vijnë prej ish Partisë Punës së Shqipërisë.

Ilir Meta, Edvin Rama,…janë gatuar nga guzhina e komunizmit. Demostrojnë në punën dhe marrëdhëniet me njerzit tiparet prepotente, arriviste, arrogante të tipit policore-komuniste.

Partitë majtiste në Shqipëri për fatin e keq të tyre nuk kanë pasqyruar progresë, integrim me politikën moderne europiane. Poli i majtë në Shqipëri ka mbetur pengë i ideologjise, metodave dhe i tipareve autokratike-despotike të liderit numër Një në parti e qeveri. Si e tillë krahu i majtë politikë është bërë subjektë regresë në dëm seriozë të plurarizmit me pasoja në progresin e institucioneve shtetërore-politike – demokratike me parametra europiane perëndimore pozitive.

Përsa u faktua mësipër mjafton të thuhet se I.Meta është njeriu shumë i rrezikshëm për partinë e tij personale, për shtetin dhe për shoqërinë. Qenia e tij në pushtet partiak dhe shtetëror dëmton interesat e kombit. Dalja në pension të parakohëshme të I.Metës sëbashku me liderët e partive lilipute dhe asaj të madhes, që është drejtë fragmentarizimit i bën një nder të pashoqe profilaksisë së partive dhe spektrit të majtë në tërësi.

Kjo profilaksi duhet të aplikohet edhe në spektrin e djathtë sikurse e majta sepse janë rekrutë të guzhinës së ish Ministrisë Brëndëshme të epokës komuniste.
Artan Dajaku
Më 13 tetor 2010

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/10/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.