- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4457
Historia ne shekuj Figura e kokës së tigrit si dekorim në pallatin e Dinastisë Ho
Rreth 179-ës p.e.sonë, Lac Viet-i (emri i vjetër i Vietnamit) e pushton Perandorinë e Au Lac-it dhe ja bashkon më 207 p.e.sonë perandorisë së krijuar Nam Viet (“Vendi jugorë i Viet-it”). Dinastia kineze e Han-it më 111 p.e.sonë bënë aneksimin e perandorisë 100 vjeçare të Nam Viet-it. Pas shumë përpjekjeve e luftimeve të mundimshme vietnamezët ja arrijnë që nga mesi i shekullit të X-të ta heqin qafe zgjedhjen kineze dhe në vitin 968 të themelojnë perandorin Anam (Annam) e cila më 1471 e pushton edhe perandorin (Champa) të Çampëve (Cham). Me ndihmën e francezëve në vitin 1802 vietnamezët ja arrijnë që të bashkohen në perandorin Gia Long. Sei më 1867-të Franca pushton pjesën jugore Koçinkinën (Cochinchina), ndërsa Anami dhe Tonkingu hynë në zgjedhjen franceze më 1883/84. Gjatë kësaj kohe flitet për Protektoratin Indokina.
Në shekullin XX në Vietnam krijohet Lëvizja per Pavaresi, ku udhëheqja e së cilës pas kryengritjes së dështuar(1930) bie në duar të komunistëve të prirë nga Ho Shi Min. Në luftën e dytë botërore japonezët i largojnë francezët. Pas humbjes ushtarake të Japonisë, Ho Shi Min më 2 shtator 1945 shpallë boterishte “Republikën Demokratike të Vietnamit’’. Po në të njëjtin muaj kthehen francezët në Indokinë. Pas luftës disa vjeçare (Lufta në Indokinë 1946-1954) me vietnamezë ju deshë që të tërhiqeshin. Pas Konferencës së Gjenevës për Indokinën (1954) ndahet ne dy republika njëra e udhëhequr nga komunist – Republika Demokratike e Vietnamit (Veriorë) dhe republika e Vietnamit (Jugorë).
Lufta e Vietnamit kunder Frances – shtetit imperialist kolonialist pas 1945
Pas luftës së dytë botërore Franca luftonte kundër pavarësisë së kolonive që i kishte okupuar. Më e famshmja ishte ajo e vënjes së Vietnamit nën kontroll të Francës. Vietnami kishte miniera të hekurit dhe qymyri në veri, plantacione te kaucukut dhe orizit në jug. Francezët dëshironin ti mbanin këto burime të vlefshme natyrore, prandaj nuk do të lejonin pavarësimin e Vietnamit. Vietnamezet ne grupe komunistësh te udhëhequr nga Ho Shi Min, e udhëhoqën lëvizjen nacionaliste në Vietnam. Vietnamezet kishin nën kontroll fshatrat. Ata përdornin sulme dhe taktika të shpejta në luftën kundër okupatorit francezë.
Politika
Rendi Kushtetues
Sipas kushtetutës së vitit 1992, Vietnami është një Republikë Socialiste. Kushtetuta e re është e përqendruar në liberalizimin e ekonomisë dhe në të njëjtën kohë parasheh monopolin e Partisë Komuniste. Sipas sistemit legjislativ kushtetues bëhet me listat e njehsuar për zgjedhjet e Kuvendit Kombtar çdo 5 vite. Po me këto lista bëhet zgjedhja edhe e Kryeministrit (Shefit të qeverisë) dhe Presidentit (Kryetarit të shtetit).
SIMBOLET, EMBLEMA DHE FLAMURI
Gjeografia
Hapësira e Vietnamit shtrihet në pjesën jug-lindore të Azisë, ku ndodhet në pjesën e bregdetit lindorë prapa Indisë, nga rrafshi dhe pellgu i lumit të Kuq (nëpër qendrën Hanoi) në Veri deri tek lumi i madh Mekongdelta me qytetin Ho-Shi-Min (Saigonin) në jug. Në mes gjendet pjesa malore . Vietnami shtrihet në një sipërfaqe prej 329,560 km2. Vietnami kufizohet nga Kina në veri dhe veri-perëndim, pas së cilës shtrihet vija kufitare në perëndim me Laosin dhe në jug-perëndim me Kamboxhin. Pjesa tjetër nga jugu deri në veri ku pritet me kufirin e Kinës lagët nga ujërat e detit.
Hapesira ekonomike
Bujqesia
Që nga viti 1986-ta, reformat e tregut të lirë nuk kanë mundur që të mënjanojnë kolektivizimin e tokës bujqësore dhe shtetëzimit të industrisë. Kulturat bimore mbillen në arat e Vietnamit jane te shumta, por qe jane kryesore eshte si te thuash mbreti i prodhimit – orizi, pas së cilës pason panxharsheqeri me misrin, mëndafshi, Çaji, kafja, duhani dhe kauçuku që nxirret nga bimët përkatëse.
Blegtoria
Ne fushen e blegtorise veçohet rritja e derrit, gjuajtja e peshkut.
Minierat
Ne fushen e minierave jane te sumta mineralet qe nxirren nga minierat e pasura nga të cilat më së shumti nxirret qymyr guri, apatiti, kromi, hekuri, zinku, volframi. Po ashtu në Vietnam nxirret nafta nga burimet e saja si dhe janë të zhvilluara në nivel të rajonal si edhe industria e ushqimit, tekstilit, çelikut, makinave dhe industria kimike.
Eksporti
Vietnami eksporton kryesisht naftë, qymyr guri dhe prodhimet e tekstilit të eksportuara kryesisht tek partneret e saj më të mëdhenj si Singapori, Japonia, Koreja Jugore, Gjermania dhe Franca. Embargoja ekonomike e zbatuar nga shteti imperialist SH.B.A -ja në vitin 1975, u hoq në shkurt të 1994-ës.
Portet
Portet detare më të njohura janë Haiphong, Da Nang, porti në qytetin Ho-Chi-Minh, ndërsa porta ajrore për udhëtime ndërkombëtare gjendet në Hanoi dhe në qytetin HoChi-Minhn.
Popullsia
Vietnami ka një popullsi më të madhe se 76,2 milion ( sipas vitit 2000) e cila sipas të dhënave te llogaritur paraprakish që qarkullojnë në internet mund të jetë diku 82,689,518 (sipas vitit 2004). Si do që të jetë vietnamezët, dikur të njohur si Anamitët merreshin si popull shtet formues prapa Indisë dhe në vitin 2000 numëronin diku 57,5 milion. Populli i Vietnamit i perket familjes së popujve mongolë (mongoloide).