Ish Jugosllavia

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 13287
Jugosllavia ishte një shtet në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Emri Jugosllavija vjen nga fjala serbo-kroate “južni(juzhni) slaveni” që do të thotë “Sllavët e Jugut”, “Jugo” do të thotë “jug”.

Histori
Në kohët e lashta  ky territor ishte i banuar nga iliret dhe pastaj ishin dyndjet sllave jugore (e cila më vonë u formua dhe u quejtë Jugosllavia) Perandorisë Romake dhe më vonë Perandorisë Bizantine. Në shekullin e shtatë filloi ardhja e sllavëve në Ballkan, në territorin e ilirëve. Në shekullin e 12-të, serbët formuan një shtet të fuqishëm gjatë Nemanidenve me mbretë Stefan Dushan gjatë viteve të sundimit 1331-1355.

Stefan Dushan, mbreti serbë prej vitit 1331-1346 dhe perandor prej 1346-1355
Pas ranies së Perandorisë austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore u realizue andrra e serbve për formimin e një shteti sllavë-jugor të parë  më 1 Dhjetor të 1918, ku formohet Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Prej familjes mbretërore serbe të Karagjorgjeviç u formua Jugosllavia mes sistem mbretëror, që ishte vazhdim i mbretërisë serbe me vazhduesin  Petër(Pjetri) i Parë Karagjorgjeviçi, si mbret prej vitit 1918 deri në vitin 1921.

Pjetri i Parë Karagjorgjeviç
Pas vdekjes së Pjetrit të Parë më 16 Gusht të vitit 1921 u ba mbret, djali i tij Aleksandri Karagjorgjeviçi i Parë

Aleksandri Karagjorgjeviçi i Parë .
Kushtetuta e vitit 1921 i mundësoi mbretit të centralizoi pushtetin e vet në Jugosllavi, ku dominohej prej serbëve me në krye kryeministrin serbë Nikolla Pashiç, ndërsa në grupet e popujve në opozitë drejtohej prej kryetarit të Partisë Fshatare Kroate, Radiç Stefan,që u vra, më 20 Qershor të 1928 së bashku me dy delegatët e tjerë në parlamentin jugosllav nga një deputet i Malit të Zi, ku kryetari vdiq një ditë më mbrapa në Zagreb.

Kryeministër serb Nikolla Pashiç – 18.12. 1845 – 10. 12.1926, prej 1891 – 1926.

Mbretëria e kroatëve, sllovenëve dhe serbve u quajtë – Jugosllavi

Kjo çoi në trazira të atilla, sa që Aleksandri i Parë  më 6 Qershor të 1929 ushtroi diktaturë për të shmangur luftën civile. Në kët situatë anarkie, mbreti nxorri jashtë funksionimit kushtetutën, shpërndahu parlamentin, vendosi censurën dhe ndaloi të valëvitnin flamujt kombëtar.

Në vitin 1929, Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve u quajtë Jugosllavia. Kroatët ekstremiste u larguan në vende të huaja, ku themeluan grupet terroriste kundër rregjimit monarki diktatorial serbë, që drejtonin Jugosllavinë.

Mbretëria e Jugosllavisë, 1929-1941
Më 3 shtator të 1931, mbreti Aleksandër i Parë i Jugosllavisë shpalli formën parlamentare të qeverisjes duke zëvendësuar diktaturën.

Ante Paveliç, politikan kroat nacionalist radikal 14.7.1889 – 28.12.1959

Në Itali Musolinit gjeti kroatin Ante Paveliç dhe krijoi një grup terrorist të quajtur “ustash” me  qëllimi për të shpërndarë Jugosllavi dhe për të krijuar Kroacia të sipas modelit italian.

Më 10 prill të 1941 formoi një bërthamë të fuqishme shtetnorë të pavarur, të quajtur Nezavisna Država Hrvatska(Shtet i Pavarur Kroat) me Ante Paveliç si kryetar. Paveliç mori kontakt me organizatën terroriste maqedonase VMRO (Organizata Ndërkombëtare Revolucionare Maqedonase) dhe kryen operacione, veprimtari të përbashkëta subversive kundër të serbve, si p.sh., në sulmet, vrasjet, atentate, likujdime liderësh, etj,…. Ata organizuen vrasjen e mbretit, kur po vizitonte Francën, më 9 tetor të vitit 1934, kur erdhi mbreti Aleksandër i Parë në Marsejë, dhe pasi që makina e mbretit shkoi nja njëqind metër pranë një kalate u hodhë një burrë rrufeshëm pranë derës së makinës dhe e qëlloi me një breshëri  plumbash mbretin, i cili vdiq në vend. Fjalët e fundit të mbretit drejtue ministrit të tij të jashtëm ishin: “Ruaje Jugosllavinë”. Kjo vrasje tronditi vendin.

Trashëgimtari i fronit ishte Peter(Pjetri) Karagjorgjeviç i Dytë në moshën 10-vjeçar, që ishte nën kujdesin e xhaxhait të madh, Princi Paul Karagjorgjeviç, që u emërue si mbret i Jugosllavisë, të cilat gjatë gjithë kohës udhëhiqej nga një politikë e angazhimit për pavarësinë e popujve, për vetvendosje, megjithse në një periudhë ndjehej një  presion popullor nga poshtë.Mundësia e kombësive të shtypur erdhi pas vdekjes së Titos, kur diktatura komuniste ishte e liberalizuar në mënyrë që kërkesat e republikave dhe krahinave për autonomi më të madhe nuk mund të zgjaste gjatë. Patriotizmi serb ishte i pari që theu akullin përmes diktaturës së vjetër drejt demokratizimit të strukturave të stilit serbë nën Milosheviqin. Faktikisht me Sllobodanin serbë në krye ra Jugosllavia nën dominin serbë. Kjo çoi në lindjen e lëvizjeve të ngjashme në veçanti Slloveni dhe Kroaci sikurse në vitin 1918.

Sllovenia në kët dominiacion serbë deklarojë veten të pavarur me anë një të rezistencës të vogël të armatosur, por kur Kroacia u përpoq të njëjtën gjë të bante duke pretendue territore të mëdha të merrte me shumicë serbe. Serbët nuk mund ta pranonin kët oreksë kroat dhe menjëherë nisi luftën civile jugosllave, pa shfrytëzue dialogun.  Makina serbe ushtarake nën emrin e Jugosllavisë sulmoi popullin civil kroat me gjithë llojet e armatimit ushtarak modernë.

Në mes të Fuqive të Mëdha
Në formimin, në ekzistencën dhe ndarjen e Jugosllavisë, ishin përfshirë fuqitë e mëdha, sikur të ishte kombë i favorizuar. Fuqitë fitimtare gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore (Britania, Franca, USA dhe Itali) ka mbështetur krijimin  e Jugosllavisë në vitin 1918 duke i bashkue popullatën sllave me anë të shkatërrimit të Perandorisë Austro-Hungarisë. Bashkësia e kroatëve, sllovenëve dhe serbëve (Bashkësia; Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë) dhe Fuqitë e Mëdha kanë kërkuar dy gjëra si qeveria(qeveria mbretërore e Jugosllavisë. Shën.im B.P.) e re, u formuan për të qenë; një pengesë e fortë e imperializmi të mundshme të ri gjerman (nach “e tyre Drang Osten “) dhe një barrierë kundër përhapjes së bolshevizmi nga Rusia.(unë nuk e besoj sepse nuk dëshmoi asnjë veprim kundër kësaj të dytës si dhe nuk ka asnjë bazë logjike, pasi Rusia dhe mëpas BRSS edhe sot Rusia Federative ishte e mbeti aleatë i saj shpirtnor. Kështu, Jugosllavia ishte një element shumë i rëndësishëm, që u shfaq në mes të dy luftërave botërore. shën. im B.P.)
Jugosllavia e instrumentalizuar nga fuqitë e mëdha në mes dy të luftërave, u nda nga Fuqia e Boshtit (Gjermania e Hitlerit dhe Italia e Musolinit) në vitin 1941 si një rastë i dytë tragjikë, se fati i saj nuk ishte në duart e popullit të vet. Fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore (Britania, SHBA dhe BRSS), mbështetën rindërtimin e Jugosllavisë, sepse qëllimi i tyre ishte për të restauruar të gjitha vendet e shkatërruar prej Hitlerit.
Pas përfundimit të Luftës Dytë Botërore ishte Jugosllavia Komuniste e Titos prej viteve 1945-1948 shumë besnike, ishte shembullor dhe aleat më e mirë e Bashkimit Sovjetik. Pas mosmarrëveshjeve ndërmjet Titos dhe Stalinit në vitin 1948 arritën niveli i marrëdhanieve e një shtetit jugosllav me  statusin e shtetit neutrale, por ishte në një mënyrë të çuditshme, i shoqëruar me “luftën e ftohtë”. Jugosllavia u nda në 1948 nga regjimi sateliti sovjetik, por ashtu siç ishte para formimit të paktit të NATO-s të vitit 1949, para formimit të Traktatit të Varshavës në vitin 1955, ku nuk u antarësue në asnjë nga këto dy blloqe ushtarake poltike të poleve të kundërta.

Një vend me një mori kulture, nacionalitet, fe, gjuhë e histori të ndryshme
Jugosllavia ishte i përbërë nga kombe të ndryshme si në; gjuhë, kulturë dhe fe. Përveç kësaj, ata kishin trashëguar nga elementet e fundit në katër kohët, kultura të ndryshme të qytetëruara: bizantine, mesdhetare, Evropës Qendrore dhe islame, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e përbashkët të popullsisë të sllavëve të jugut. Dallimi në modernizimin dhe në mënyrën e jetës brënda kombeve të Jugosllavisë ishte më i madh se në mes vendeve të zhvilluara në Evropë. Për shembull, të ardhurat kombëtare në Slloveni ishin shtatë herë më të mëdha se sa në Kosovë. Për më tepër, siç u përmend edhe një faktor tjetër shumë i rëndësishëm ishte rritja e popullsisë për familje: ndërsa populli jugosllav kishte mesatarisht 2-3 fëmijë për familje, në familjet kosovare ishte në shifra 6 deri në 10 fëmijë për familje. Kjo do të thotë se pakica shqiptare në rajon të Kosovës (rreth 500.000 në vitin 1964), papritmas u bë një shumicë, që kaloi popullsinë serbe për raportin e tyne.
Në Evropë, dhe ndoshta bota nuk gjëndet një zonë kaq e vogël, ku të ketë ndryshime të tillë të mëdhaja në mes të njerëzve si në Jugosllavi. Aty dallohet qartë se vendi zhvillohej në të gjitha problemet kryesore në një hapësirë të botës moderne. Ajo duhet gjithashtu të theksohet se qëkur Jugosllavia u formue në 1918, vendi nuk kishte qenë nën një organizim kolektivë, që nga perandori bizantin(romako-lindor) Justiniani, pra 1300 vjet, ma parë se raca sllave (sllovenët, kroatët, serbët, maqedonasit) të emigronin në botën ilire.

Sistemi parlamentar monarkikë despotik në Jugosllavi
Në  70 vitet e ekzistencës së Jugosllavisë iu nënshtruan të gjitha formave të mundshme të qeverisjes, e cila është një rast i veçantë në Evropë. Në periudhat kohore; 1918-1941 dhe 1921-1929, vendi ishte nën qeverinë mbretërore me demokraci të kufizuar parlamentare. Në periudhën 1929-1935( 6 vjet), vendi u zhytë nën diktaturën ushtarake monarkike me elemente fashiste, pastaj përsëri në periudhën 1935-1941(6 vjet) u zbatue një lloj forme drejtimi e tipit pseudoparlamentar.

1 milion jugosllavë u vranë për shkaqe nacionaliteti në vitet 1941 – 1945
Gjatë Luftës Dytë Botërore (1941-1945) vendi përjetoi luftën çlirimtare, një luftë të ashpër nacionaliste civile në të cilën gati një milion njerëz vdiqën. Nga këta 237.000 viktima ishin komunistë dhe 209.000 antikomunistë. Në 46 vjet, pra prej periudhës 1945-1991 u ndryshue disa herë prirjet politike në Jugosllavi. Nga viti 1945 deri në vitet 1952/1953, Jugosllavia kishte një kushtetutë staliniste, e cila është ndryshuar disa herë gjatë 26 viteve të ardhshme (1965-1991) dhe nga një vend i centralizuar, Jugosllavia  u shpall në nje sistem shtetëror federal me një mekanizëm tregtare më të zhvilluara se sa në vendet e tjera socialiste në Evropë,( të njohur me filozofine e re ekonomike ’’ te vetqeverisjes’’ të hartuem prej babait të ideologjisë jugosllave, filozofi kroat Eduard Kardeli. Shën. im E  shtova unë B.P.)

Kushtetuta, shtetet dhe popujt

Kushtetuta e vitit 1946 e Jugosllavisë e sanksiononte në një republikë federale me një monarki të shfuqizuar nga një shpallje e 29 Nëntorit të vitit 1945.

Kushtetuta u ndryshua në 1953 në mënyrë që autoriteti i Lartë i Shtetit, Kuvendi Popullor e përbërë  nga Kuvendi Federativë i zgjedhur me votim të përgjithshëm dhe të fshehtë, me të drejtë zgjedhjeje nga një përfaqësues për çdo 60000 banorë dhe me 70 përfaqësues të zgjedhur nga republikat federale dhe rajonet autonome dhe Bashkësive Ekonomike “, i zgjedhur nga” prodhuesit”, nga organizatat e punëtorëve, fshatarëve, të tregtisë dhe transportit, etj, me një përfaqësues i 70.000  krahëve të punës. Ministritë, qeveria miratohej prej Kuvendit  Popullor të zgjedhur nga Këshilli Ekzekutiv, kryetari i të cilit ishte presidenti i Jugosllavisë. Kuvendi i dha këshillave ekzkeutive lokale më shumë pushtet, ndërkohë që pushteti qendror ruajti politikën e jashtme dhe shërbimin ushtarak.

Ish-Jugosllavi kishte para shpërbërjes në 1991 një sipërfaqe prej 256,393 km ² dhe 23.472.000 banorë.

Vendi përbëhej prej gjashtë republikave, të cilat në bazë të kushtetutës ishte definuar si shtete: Serbija me 5.754.000 banorë, pa rajonet autonome, duke përfshirë 2 rajone autonome të Serbisë si: Vojvodina  me 2.013.000 banorë dhe Kosova sëbashku me Metohinë të cilësuem si në një krahinë me 1.955.000 banorë, Kroacia me 4.760.000 banorë, Sllovenia me 1.974.000 banorë, Bosnja dhe Hercegovina me 4.366.000 banorë, Maqedoni me 2.034.000 banorë dhe Mal të Zi 616.000 banorë.
Si shtet multi-etnik të Jugosllavisë përbëhej nga gjashtë naconalitete si: malazezë (2.6%), kroatët (19,6%), Maqedonasit (6%), boshnjak (8.9%), sllovenët (7.8%) dhe serbët (36 , 3%).

Pakicë kombtare shqiptarët
Edhe pse ishin si aneksë i Serbisë llogaritej si pakica rezulton realishtë se nacionaliteti shqiptarë  ishin si numër 2.150.000 banorë, pra 8%, që ishte nacionaliteti ma i madh se tre nga kombet Jugosllave si: malazezët, sllovenët dhe maqedonasit. Përveç tyre kishte edhe nacionalitete hungarezë me 426.000 banorë, të 2% të popullatës së përgjithshme. Shteti që kishte ma shumë banorë kishte më shumë ndikim në jetën politikë(komenti im B.P. – bahet fjalë për serbët).

Gjuhë e folura
Në Jugosllavi, flitej katër gjuhë si: serbo-kroate, kroatoserbisht, maqedonashitja dhe sllovenishtja. Përveç kësaj, të gjithë banorët me origjina tjera etnike kishin të drejtë të përdorej gjuhët e tyre si: shqipja, turkishtja, hungarishtja, rumunja, romët(gjuha gabel- e ciganëve), çekishtja, gjermanishtja, italishtja dhe disa të tjerë.

Besimi fetar
Jugosllavia ishte gjithashtu një vend shumë-besimëshe fetare si: serbët, malazezët dhe maqedonasit janë ortodoksë (45,4%), kroatët, sllovenët, dhe pakicat hungareze, sllovake, çeke dhe italiane që kanë jetuar në vend janë katolikë (30.8%), boshnjak dhe pakica turke është muslimane (17%).(shën. im B.P. – ishte dhe besimi fetar brenda Kosovës; shqiptar, turkë, boshnjakë 95 % të besimit islam dhe 5 % janë katolik. – siç shifet autori me qëllim apo pa qëllim nuk i ka paraqitë me detaje besimet dhe të tjera të dhana brenda ish Jugosllavisë).

U shqipërue dhe u korrektue nga Bep Martin Pjetri
E diel, më dt. 19 shtator 2010
U morë  nga Wikipedia/danisht
Shënim; Unë i kam shtua nëntituj për të spikatë ma kjartë tematikat e temës.
Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/09/2010. Filed under Ish Jugosllavia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Ish Jugosllavia

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.