- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3186Arrestohen 6 algjerjan pasi dyshohen për atentat ndaj Papës.
Papa ndodhet në Britanin e Madhe nga e enjtja 16/09/2010 ku nisi udhetimin e tij prej katër ditesh për në tokën angleze ku do të takohet me personalitetet e larta të qeverisë dhe mbretëreshen Elizabeta.
Gjatë udhëtimit të tij me aeroplan dha një intervistë për gazetarët ku nënvizoj që kisha katolike nuk ka qenë shumë e kujdesshme, e shpejtë dhe e vendosur përsa i perket çështjes së pedofilisë e cila ka përfshire disa priftërinj katolik anglez dhe shtoj ndër tjera që ai e ndjen per detyre që ndaj këtyre fenomeneve jo vetëm të turpshme por dhe mëkatare për kishen katolike romane, të ndëshkojë rreptësisht çdo person që nën petkun e udhërrefyesit të Zotit abuzon.
Në mbasditen e djeshme Skotland Jart (Scotland Yard) arreston një grup prej 6 algjerjanësh të moshës 25-50 vjeçare pjestarë të “islamit fanatik” (punonin si pastrues në një firmë pastrimi) të dyshuar për atentat ndaj Papës gjatë vizitë së tij në Britanin e Madhe. Skotland Jard citon se është çdo gjë nën kontroll dhe vizitat e Papës mund të vazhdojnë sipas programit të përcaktuar. Shërbimet sekrete angleze demostrojn edhe njëherë gatishmërinë e tyre ndaj sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.
Burime nga Vatikani citojnë: Papa është i qetë dhe vazhdon udhëtimin e tij në Angli me takime dhe vizita me gazetare dhe personalitete të ndryshme angleze sipas programit të parashikuar.
Copyright Proletari.Com
One Response to Skotland Jart arreston 6 algjerjan për atentat ndaj Papa Benediktit XVI