- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 6410GREQI- Përplasjet shqiptaro-greke në sport kanë njohur një ditë më parë një situatë të re, teksa futbollisti i kombëtares kuqezi Vasil Shkurtaj ka refuzuar pasaportën e Greqisë. Në fakt, klubi i Panioniosit i ka kërkuar atij që të marrë pasaportën helene në mënyrë që në skuadër të lirohet një vend për ekstrakomunitarët, por Shkurtaj nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Refuzimi i pasaportës është marrë vesh nga tifozët e Panioniosit, nga më fanatikët në Greqi.
Ata e kanë pritur sulmuesin shqiptar në stërvitjen e së martës dhe kanë nisur të lëshonin kore raciste ndaj tij, duke nisur “Shkurtaj, o shqiptar, nuk do të bëhesh kurrë grek!”. Tifozët kanë vijuar edhe me sharje të tjera raciste, ç’ka ka shkaktuar një reagim të vërtetë edhe në mediat helene. Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, drejtues të klubit të Panioniosit kanë dalë në një konferencë shtypi, duke dënuar sjelljen e tifozëve dhe duke e quajtur atë të papranueshme me politikat e klubit. Gjithsesi, episodi megjithëse ka përfshirë një numër të vogël tifozësh, tregon se kampionati grek mbetet nga më problematikët përsa i përket racizmit në stadiume.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb