- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 11017LONDËR- Arrestohet në Angli, ish- kreu i SHIK-ut i akuzuar për rrëmbimin keqtrajtimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, si dhe keqtrajtimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat angleze, ndërsa është konfirmuar për “Shekullin”, edhe nga një prej avokatëve të tij, që e përfaqësojnë në procesin penal në Shqipëri. Ndërkaq, burime të Policisë Shqiptare konfirmuan ekzekutimin e urdhrit të arrestit të Interpolit, për llogari të shtetit shqiptar. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se Kumbaro është arrestuar pas 1 javë vëzhgimi nga policia londineze “Scotland Yard” për llogari të drejtësisë shqiptare, pas një urdhër arresti të dytë ndërkombëtar si dhe masës së sigurisë arrest me burg dhënë nga gjykata e Lartë.
Më parë, policia londineze, kishte arrestuar Kumbaron po për llogari të shtetit shqiptar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij të nxjerrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për disa akuza ndaj tij. Urdhri i parë i arrestit nuk u ekzekutua nga gjykata angleze për shkak se vendimi i mëparshëm i arrestit i dhënë në Shqipëri u rrëzua në Gjykatën e Lartë, për shkak se nuk ishte rifreskuar. Kjo bëri që autoritetet angleze ta linin të lirë Kumbaron, i arrestuar në Londër me emrin Shaqa Shatri, i cili i përkiste një shtetasi kosovar nga Prizreni. Pala britanike tashmë është duke pritur kërkesën e dytë të palës shqiptare për ekstradimin e ish-kreut të shikut brenda muajit gusht. Ilir Kumbaro akuzohet për një sërë akuzash që kanë të bëjnë me rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, torturimin e Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, përfshi shpërdorim detyre ndërkohë që në dosjen e Remzi Hoxhës janë përfshirë dhe emrat e agjentëve Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi.
Shekulli
SHISH kundër bashkimit kombëtare- Pjesa 1
SHISH kundër bashkimit kombëtare- Pjesa 2
SHISH kundër bashkimit kombëtare- Pjesa 3
© 2005-2023, ↑ Proletari
Accedi- Posts -
Add New
-
Powered by WordPress -
Designed by Gabfire Themes
2 Responses to Ish-kreu i SHIK-ut Ilir Kumbaro arrestohet sërish në Angli