Ish sekretari i Metës, Almir Rrapo akuzohet për krim të organizuar në SHBA

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3169
Autoritetet amerikane thonë se kanë arrestuar pjestarë të një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar, përfshi një zyrtar të qeverisë shqiptare.

Zyra e prokurorit të përgjithshmëm në Nju Jork tha të martën se forcat e rendit kishin arrestuan Florian Veshin dhe Almir Rrapon nën akuza ku përfshihet edhe vrasjat, grabitja, rrëmbimi dhe djegia. Ndaj Almir Rrapos akuzat u ngritën të henën në një gjykatë në Nju Jork pas arrestimit të tij nga policia shqiptare në muajin korrik. Në atë kohë ai shërbente si këshilltar i lartë administrativ për zëvendës kryeministrin e Shqipërisë.

Florian Veshi u arrestua të hënën nga forcat e rendit që përfshinin pjestarë të Byrosë Federale të Hetimeve dhe policë të qytetit të Nju Jorkut.

Prokurorët thonë se edhe 10 të tjerë janë arrestuar si pjestarë të grupit të akuzuar për vrasjen e dy pesonave, trafikimin e më shumë se 680 kilogramëve mariuana dhe rrembimin e dy njerëzve.

Almir Rrapo u arrestua në fillim muajit në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa ishte duke aplikuar për një pasaportë. Treshja gjykuese e Apelit, me gjyqtarë Alaudin Malaj, Shkëlqim Miri dhe Zeqine Sollaku, pranuan kërkesën e prokurorisë, për zgjatjen edhe për 20 ditë të tjera izolimin e Rrapos, deri në mbërritjen e kërkesës së autorteteve të SHBA-së për ekstradimin e tij. Kjo trupë gjykuese la në në fuqi vendimin e gjyqtarit Agim Bendo, në lidhje me vlerësimin e ligjshëm të arrestit të tij. Një vendim i tillë u la në fuqi kundër pretendimeve të mbrojtjes, se klienti i tyre ishte arrestuar brenda territorit të ambasadës së SHBA-së që konsiderohet, pjesë e SHBA-së. Sipas të drejtës ndërkombëtare, policia shqiptare nuk ka autoritet për të kryer arrestime të personave si shqiptarë ashtu edhe amerikanë në territorin e një selie të huaj diplomatike. Avokati i kërkoi Gjykatës, lirimin e Rrapos, pasi nuk është ai personi i shpallur në kërkim nga FBI-ja amerikane.
Më tej ai pretendoi se arrestimi i tij brenda ambienteve të ambasadës së SHBA-së nga efektivë të policisë shqiptare është i paligjshëm dhe cënon parimet e ekstra-territorialitetit. Prokurori i çështjes Dritan Peka, kërkoi nga trupi gjykues rrëzimin e pretendimeve të mbrojtjes, kërkesë që u pranua, duke izoluar edhe për 20 ditë të tjera ish- zyrtarin e Ministrisë së Jashtme, mbi 40 ditët e dhëna nga shkalla së parë dy javë më parë. Sipas akt-padisë së autoriteteve amerikane, e përdorur nga autoritetet shqiptare për arrestimin e zyrtarit të Ministrisë së Jashtme, emri i Rrapos nuk figuron në të, por ai akuzohet se në bashkëpunim me 11 persona të tjerë ka kryer “trafikim të lëndëve narkotike”; “rrëmbim”; “kërcënim”; “grabitje” dhe “transport përtej kufijve shtetëror të mallrave të vjedhura”. Të gjitha këto akuza, sipas padisë, i arrestuari i ka kryer në kuadër të organizatës që kishte aktivitetin kriminal dhe bazën në Staten Island dhe Queens por që kryente aktivitetin edhe në distriktet Jugore dhe Lindore të Nju Jorkut, në distriktin Lindor të Miçiganit, të Konektikatit etj, në vitet 2003 – 2007.

Kjo organizatë, njihej me emrin “Krasniqi” që i referohej mbiemrit të dy krerëve të këtij grupi, Bruno Krasniqi, Saimir Krasniqi, të arrestuar në qershor të këtij viti. Bashkë me ta ishte pjesë e drejtimit të kësaj organizate edhe Elton Sejdaris, i njohur si “Tony”. Veç këtyre, në këtë grup bënin pjesë edhe Erkliant Sula, Shkëlzen Balidemaj, Plaurent Çela, Skënder Cakoni i njohur si “Neri”, Gjovalin Berisha i njohur si “Cuz”, Dukagjin Nikollaj i njohur si “Duke”, Nazih Nasser i njohur si “Naz” dhe Gentian Nikolli i njohur si “Genti”. Të gjithë këta janë të arrestuar nga autoritetet amerikane. Këta të pandehur në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe role të ndryshme, kanë shpërndarë rreth 100 kg marijuhanë, të cilën ia kishin grabitur një shqiptari tjetër, të cilin më pas e kanë rrëmbyer duke e kërcënuar me armë për jetën nëse kërkonte paratë e shitjes së marijuhanës. Përveç këtij rasti, ata në qershor të 2005 kanë marrë nën kërcënimin e armës disa shpërndarës të marijuhanës në zonat që ata kontrollonin, duke i kërcënuar e grabitur pasi kishin hyrë në zonën e tyre.

Organizata synonte rritjen e territoreve nëpërmjet dhunës
Qëllimi i kësaj organizate ishte pasurimi i drejtuesve, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të organizatës “Krasniqi” me anë të veprimtarisë kriminale. Ruajtjen, mbrojtjen dhe rritjen e pushtetit, territorit dhe fitimeve financiare të organizatës “Krasniqi”, drejtuesve të saj, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve me anë të përdorimit të kërcënimit, dhunës dhe kërcënimeve për dëmtim fizik dhe ekonomik; dhe mbajtjen e viktimave dhe qytetareve nën frikën e organizatës “Krasniqi”, drejtuesve të saj, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve duke kryer dhe duke kërcënuar për të kryer dhunë fizike dhe duke shkaktuar dhe kërcënuar për të shkaktuar dëmtim ekonomik.

Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/08/2010. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Ish sekretari i Metës, Almir Rrapo akuzohet për krim të organizuar në SHBA

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.