Eltar Deda: “Megafarma” fsheh korrupsionin e dy ministrave

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5150
Deputeti i PS-së, Eltar Deda, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, për korrupsion dhe favorizim në tenderat e medikamenteve mjekësore. Ka qenë Deda, i cili ka kërkuar kreun e shëndetësisë të paraqitet në seancë parlamentare për një interpelancë. Në përfundim të fjalës së ministrit, deputeti Deda ka akuzuar atë për klientelizëm dhe për korrupsion.

Sipas deputetit të PS-së, kompania farmaceutike “Megafarma” është vetë e familjes së ministrit dhe se drejt kësaj kompanie janë adresuar të gjithë tenderat dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive. Ai tha: “Rezulton se edhe pronari i “Megafarmës” është një zotëri i cili quhet Rasim Hamzaraj dhe Rasim Hamzaraj është ai njeri, i cili ka blerë pasurinë e ministrit tjetër të kësaj qeverie, z. Dritan Prifti, dhe me një pasuri prej 1.8 milionë eurosh.

Po kështu, meqenëse z. ministër thotë që nuk ka klientelizëm, unë mund t’ju them se vetëm në tenderin që është bërë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, në një shumë prej 57 milionë lekësh të reja, një medikament “Loraxefan” që është i “Medifarmës”, zë 50% të buxhetit. Dhe e dini kush e drejton këtë? E drejton familja e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili i përket partisë suaj. Po kështu, unë thashë që keni venë barna të paregjistruara nëpërmjet lejeve të importit”. Kundrejt akuzave të deputetit të PS-së, ministri Vasili ka mohuar gjithçka.
Gazeta Standart

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/07/2010. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Eltar Deda: “Megafarma” fsheh korrupsionin e dy ministrave

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.