- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 6917Shkodër, u dogjën cadrat, romët apel për ndihmë.
Banorët romë që kanë mbetur pa strehë pasi pasditen e së hënës barakat e tyre u dogjën, kërkojnë ndihmë për të përballuar këtë situatë. Pa strehë, pa rroba e pa punë, romët apelojnë për ndihmë për këdo që e ka një mundësi të tillë, kryesisht për shtetin , ndërsa shprehen se askush nuk e ka bërë këtë deri më tani. Në paraditen e së martës, bashkia e Shkodrës ka dërguar një sasi rrobash për këto banorë, por romët , në shenjë proteste më së shumti i kanë shqyer . Kjo pasi sipas tyre, janë sjellë xhakovento si dhe çizme të cilat nuk u hynë në punë, pasi tani është verë, dhe këto ndihma janë sa për të kaluar rradhën.
“Jemi vetëm me rrobat që kishim në trup dhe asgjë tjetër. Më janë djegur së paku 25000 lekë të reja mall. Fëmijët nuk kanë as çfarë hanë dhe as çfarë veshin. Natën e kaluam jashtë” thotë duke qarë një grua rome .
Sipas kryetarit të Unionit të Romëve të Shqipërisë , Skender Veliu, ka ardhur momenti që pushteti vendor e qëndror të mendojë seriozisht për këta 100 familje që kanë ardhur këtu nga zona të tjera të vendit . “Ne jemi dashamirës, prej nesh nuk i vjen e keqe kujt. Nuk grabisim, lypim dhe as nuk vjedhim. Ajo pasuri që iu dogj këtyre fatkeqëve ishte e vënë duke grumbulluar e shitur letra, hekurishte e kanaçe”
Për atë që ka sjellë bashkia, mesazhi është dhe më i keq thotë Veliu. Këta sot kanë nevojë për rroba emergjente dhe ushqim . Sipas tij shteti nuk mendon fare për këto familje. Ai u shpreh se ne do t’I drejtohemi kryeministrit dhe cdokujt tjetër për ndihmë, ndërsa tashmë kanë marrë premtimin për ndihma nga një fondacion shqiptar dhe një francez.
Anila Dushi/Shekulli
One Response to Shkodër, 100 familje rome mbeten të pastreh