Piramida, 40 biznesmenë ranë pre e mashtrimit, humbën 500 mijë euro

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1599
TIRANE- Zbulohet në kryeqytet një skemë mashtruese “piramidale” . Arrestohet pronari i subjektit që mori 500 mijë euro nga kambistët e bankës dhe subjekte të tjera tregtare në formë interesi, të cilat më pas dyshohet se i ka lënë në kazino. Fatjon Podri i dyshuar për mashtrim të disa subjekteve tregtare, u arrestua mbrëmjen e së hënës nga policia e kryeqytetit, me akuzën e vjedhjes nëpërmjet mashtrimit në shuma të mëdha më shumë se një herë. Podri, vetëm 28 vjeç, banues në Tiranë, prenzantohej si pronar dhe administrator i një kompanie private që ishte e interesuar për të marrë para me interes në shuma të mëdha.

Paratë do të riktheheshin me normë fitimi disa herë më të madhe se ajo që subjektet apo personat mund të kishin investuar në fillim. Kjo formë pune e Podrit mësohet se ka vazhduar për më tepër se një vit e gjysëm që nga koha, kur ai mori një sasi të vogël parash me interes për herë të parë. për një kohë shumë të shkurtër dhe shumë të shpejtë, Podri arriti t’i kthente paratë në kohë dhe me normën e interesit që ishin marë.
Që nga ajo kohë, 28- vjeçari arriti të merrte një shumë të majme që kapte shifrën e 70 milionë lekëve të reja, ose rreth 500 mijë euro.
Pre e mashtrimit të tij, ranë më tepër se 40 vetë, kambistë, pronarë pikash të këmbimit valutor si dhe persona të tjerë që kishin aktivitete të ndryshme tregtare. Për të fituar më tepër para nga normat e larta të premtuara nga i arrestuari, thuajse pjesa më e madhe e pronarëve të pikave të këmbimit valutor i kishin besuar paratë e tyre Podrit. Fillimisht, sipas burimeve zyrtare, ai kishte qenë korrekt me kreditorët e tij, duke iu kthyer paratë bashkë me normat e interesit të premtuara. Por kjo ka zgjatur vetëm disa muaj, pasi Podri fillimisht është “zhdukur” nga qarkullimi, ndërsa vetë personat që kishin “investuar”, paratë e tyre tek “piramida” e Podrit, nuk arrinin ta gjenin. Pak javë më parë, disa prej të dëmtuarve depozituan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës një kallëzim në ngarkim të 28- vjeçarit nga Tirana, duke e akuzuar atë për vjedhje në vlera të mëdha dhe më shumë se një herë.

Menjëherrë pas kallëzimit të depozituar nga një grup personash të dëmtuar prej më tepër se pesë vetësh, policia nisi kërkimin e tij dhe nuk e pati të vështirë ta gjente në pak ditë. Të hënën pasdite ai u shoqërua në polici dhe u mor në pyetje nga specialistët e hetimit të antikrimit ekonomik. Sipas burimeve të hetimit, kur është pyetur nga specialistët e Antikrimit Ekonomik, të Policisë së Tiranës, Podri pohoi se nuk kishte asnjë kokërr leku më. “Nuk kam para, i kam lënë në kazino,- Iu është përgjigjur djali 28- vjeçar, hetuesve që prisnin së paku të gjenin ndonjë kacidhe që mund të shkonin në interes të të dëmtuarve. Kur ai shqiptoi fjalinë, hetuesit shtrënguan prangat në duart e tij, prangat e çelikta, ndërsa i bënë shoqëri deri në qelinë e policisë së kryeqytetit në godinën e katit të parë të saj. Për kreditorët tashmë shpresa e kthimit të parave, duken se janë thuajse të shuara ndoshta në ndonjë prej kazinove dhe ruletave të të kryeqytetit

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/07/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.