Krimet e 45 viteve të diktaturës, emrat e kandidatëve për hetues

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3105
TIRANE- Komisioni i Ligjeve shqyrtoi kandidaturat e propozuara për anëtarë të bordit të Institutit të Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri. Instituti i i studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit do të hedhë dritë mbi krimet dhe viktimat e periudhës së diktaturës komuniste.
Deputetja Arenca Trashani relatore e shqyrtimit të kandidaturave për anëtarë të këtij instituti tha se anëtarët e bordit duhet të jenë personalitete të njohura nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile, të cilët zotërojnë aftësi profesionale dhe kanë kontribut si dhe krijojnë bindje se mund të mbështesin institutin në realizimin e misionit e të detyrave të tij. Deputetja Trashani tha se anëtarët e bordit zgjidhen për pesë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë dhe se mandati i anëtarit të bordit është i papajtueshëm me funksione të larta shtetërore, kushtetuese, politike, administrative si dhe me anëtarësinë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Anëtarët e Komisionit u njohën me emrat e kandidatëve të propozuar për anëtarë të bordit.

Ndërkohë komisioni do të bëjë verifikimin e përputhshmërisë ligjore të këtyre kandidaturave për dy arsye ligjore lidhur me subjektet propozuese dhe plotësimin e kërkesave. Sipas relatores Trashani, kandidaturat përmbushin të gjitha kriteret e përcaktuara. Instituti është institucion publik, qendror, i pavarur dhe gëzon statusin e personit juridik. Ky institut do të financohet nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera. Intituti i i studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit është i autorizuar që të përdorë të dhëna personale, kur është e domosdoshme, për përmbushjen e detyrave. Të gjitha strukturat dhe organet shtetërore, njësitë e qeverisjes vendore, organizatat, tërësisht ose pjesërisht buxhetore, organizatat që financohen nga qeverisja vendore, arkivat dhe të gjitha njësitë apo strukturat e tjera, që disponojnë dokumente e materiale arkivore, që i përkasin periudhës së komunizmit dhe që mund t’i shërbejnë realizimit të veprimtarisë së institutit, janë të detyruara t’ia vënë ato në dispozicion dhe t’i ofrojnë institutit asistencën e nevojshme, pa pagesë dhe pa vonesë të pajustifikuar.
Kandidatët

Shoqata Antikomuniste 2 prilli
Sabri Bushati Inxhinier
Shoqata antikomuniste e ish të përndjekurve politikë demokratë
Nebil Cika Gazetar
Arben Ndoci jurist
Mallëngjim Skënderaj jurist
Sokol Miraka 1991-2002 sekretar shteti për fenë katolike.

Akademia e Shkencave
Kolec Topalli Akademik
Beqir Meta Akademik
Emin Riza Akademik i Asociiuar

Instituti i Integrimit të Përndjekurve politikë
Propozimet për kandidat të parë
Uran Butka publicist
Luan Buzhiqi jurist
Nikolin Vata Avokat

Propozimet për kandidat të dytë
Pjetër Pepa mjek
Arben Ndoci jurist
Vilhelme Vranari shrimtare

Propozimet për kandidat të tretë
Gjergj Marku akademik politik
Ccelo Hoxha Gazetar
Gëzim Peshkëpia Publicist

Konferenca e Rektorëve
Valentina Duka Universiteti i Tiranës
Nevila Xhindi Universiteti Evropian i Tiranës
Romeo Gurakuqi Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Alfred Lako Universiteti Politeknik i Tiranës
Bektash Mema Universiteti i Gjirokastrës
Eni Cobani Universiteti “Wisdom University”
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/07/2010. Filed under Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.