- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4067Një nga armiqtë e lëkurës është dielli, gjegjësisht rrezet UV
Rrezet e diellit na dhurojnë kënaqësi, shëndet. Dielli është burimi i jetës dhe energjisë. Mirëpo, vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor. Nxirja në diell daton nga fillimet e shekullit XX, në masë të madhe është i shtyrë nga popullariteti i sportit dhe rekreacionit. Në ato vite të kishe ngjyrë të çeltë të lëkurës ishte llogaritur si karakteristikë e pjesëtarëve të shtresave të larta shoqërore. Duhet ditur se vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor nga veprimi i rrezeve të diellit dhe kjo është sinteza e vitaminës D në lëkurë dhe depozitimi i kalciumit në eshtra, gjë që parandalon zhvillimin e rakitit te fëmijët si dhe osteoporozën te të moshuarit. Por për këtë gati se janë të mjaftueshme edhe rrezet e pakta të diellit. Po ashtu, drita e diellit ndikon në sekretimin e hormonit melatonina – i cili rregullon ritmin biologjik dhe rrit disponimin tonë.
Veprimet
Të gjitha veprimet e tjera të marrjes së rrezeve të diellit nga aspekti shëndetësor konsiderohen si të dëmshme, posaçërisht kur bëhet fjalë për racën e bardhë, e cila gjatë evolucionit ka humbur mbrojtjen biologjike të lëkurës nga rrezet UV (ultra violet). Ndryshimet trashëguese në racat njerëzore para se gjithash janë pasqyra e prezencës së pigmenteve në lëkurë. Raca e zezë që nga lindja posedon llojin e veçantë të mbrojtjes biologjike nga rrezet UV të diellit, në formën e shtresave të dendura të granulave pigmentare të cilat i prodhojnë qelizat e veçanta në lëkurë – melanocitet. Kështu, këto qeliza të specializuara te të bardhët, që nga momenti i lindjes janë shumë më të pakta dhe që edhe mbrojtja e lëkurës nga rrezet UV është shumë më e vogël. Kjo situatë po vjen e përkeqësohet, madje numri i tyre po vjen duke u zvogëluar që pas fëmijërisë (çdo 10 vite për 10 – 20%). Po ashtu, mbrojtja natyrale e lëkurës me plakjen e organizmit bëhet edhe më e vogël dhe paralel me moshën mplaket edhe lëkura, e cila tani gjithnjë bëhet edhe më e hollë. Mplakja e lëkurës ka disa dimensione biologjike tipike në të cilën gërshetohen faktorët trashëgues dhe ata të ambientit të jashtëm. Në këtë proces të pamposhtur të ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit – shprehia është e dëmshme. Thënë në përgjithësi, qëllimi është që të mos trimërohen ata të cilët dëshirojnë që të ekspozojnë trupin ndaj rrezeve të diellit (ose artificialisht në solariume) vetëm për të fituar lëkurën e rrezitur (tenin).
UV
Rrezet e diellit ndahen në: rreze të dukshme, infra të kuqe dhe ultraviolete (UV). Rrezet UV ndahen në: UVA, UVB dhe UVC. Rrezet UVC nuk depërtojnë deri në sipërfaqen e tokës. UVA arrijnë deri në sipërfaqen e tokës, depërtojnë në thellësi të lëkurës, shkaktojnë nxirje të shpejtë (hiperpigmentime), plakje të lëkurës duke vepruar në kolagjen dhe elastin si dhe mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. UVB – depërtojnë vetëm në sipërfaqe të lëkurës, shkaktojnë djegie, nxirje të ngadalshme dhe mund të shkaktojnë kancer të lëkurës.
Faktorët që ndikojnë në rrezet UV
Ozoni atmosferik, pozita e diellit në horizont, lartësia mbidetare, retë, reflektimi, stina e vitit dhe periudha e ditës. Një nga armiqtë e jashtëm të lëkurës është dielli, gjegjësisht rrezet UV që ai i emiton. Kur lëkura për një kohë të gjatë i ekspozohet diellit, shkon deri te formimi i radikaleve të lira të cilat e dëmtojnë indin lëkuror dhe e zvogëlojnë elasticitetin e saj. Si shenja të dukshme të dëmtimit të lëkurës janë rrudhat, njollat dhe djegiet. Mirëpo, ato të cilat nuk shihen me sy, edhe më shumë do të duhej të na brengosin. Ato janë dëmtime që krijohen për shkak të veprimit të rrezeve UV të cilat rrisin rrezikun nga zhvillimi i kancerit të lëkurës (ndryshime ireversibile në strukturën e molekulës ADN).
Indeksi UV
Paraqet numrin i cili tregon shkallën e rrezikshmërisë nga rrezet UV. Ndryshon gjatë ditës dhe për gjatë vitit. Veprimet e dëmshme të rrezeve UV nuk varen vetëm nga doza, por edhe nga ndjeshmëria individuale gjegjësisht aftësia e lëkurës për të zhvilluar pigmentime.
Pasojat e hershme
Djegiet, pasojë e ekspozimit të tepërt në diell gjatë insolacionit më të fortë. Nëse ndodhin gjatë fëmijërisë së hershme më shumë se 2 djegie atëherë rritet rrezikshmëria për paraqitjen e melanomës së lëkurës gjatë jetës. Goditja e diellit paraqitet për shkakun e rritjes së tepërme të temperaturës trupore dhe mosmundësisë së organizmit për mbajtjen e temperaturës në kufijtë e pranueshëm. Reaksionet alergjike, pas ekspozimeve në diell të shpeshta janë reaksionet alergjike në lëkurë.
Pasojat e mëvonshme
Njollat në lëkurë janë grumbullim i pigmentit në sipërfaqe të lëkurës. Paraqiten pas ekspozimeve të pakontrolluara në diell dhe kryesisht janë të lokalizuara në fytyrë, dekolte, shpinë, duar dhe karakterizohen me ngjyrë kafe në të murrme. Elastoza solare është dëmtim i thellë i fijeve kolagjene në lëkurë dhe me kohë paraqiten edhe rrudhat e para. Plakja është pasojë e ekspozimit të gjatë dhe intensiv ndaj rrezeve të diellit me ç’rast vijnë te dëmtimet kronike të lëkurës. Ndryshimet prekanceroze dhe kanceroze – keratozat solare, karcinomat e lëkurës, melanoma malinje.
Produktet për mbrojtje nga dielli
SPF (Sun Protection Factor – faktori i mbrojtjes nga dielli) është shenja në produkte për mbrojtje nga rrezet e diellit që na jep informacione për kohën e sigurt që do të mund të ekspozohemi në diell. Gjenerata e re e faktorëve mbrojtës MPI-SORB (kombinim me prejardhje kimike, organike dhe minerale) e mbron lëkurën nga UVB si edhe nga rrezet e gjata UVA, për të cilat sot dihet se janë mjaft të rrezikshme, ngase depërtojnë thellë në lëkurë duke e dëmtuar atë. Pas daljes në diell duhet lyer lëkura me preparate “after sun” të cilat lëkurës së tharë i kthejnë lagështinë, ndërsa me përbërësit antioksidativë (vitaminë C, vitaminë E, flavonoid) neutralizojnë radikalet e lira të dëmshme që krijohen nga veprimi i diellit. Lëkura e tillë mbetet e shëndoshë, e butë, e lëmuar dhe gjatë e nxirë. Që të kemi një lëkurë të bukur dhe të shëndoshë si dhe me pamje rinore do të duhej që për çdo ditë të përdorim produkte mbrojtëse kundër veprimit të dëmshëm të rrezeve UV. Tendenca që të kemi lëkurë të nxirë (të rrezitur) është një sjellje e papërgjegjshme që pasojat serioze do t’i shohim pas një kohe.
Zgjedhja e faktorit mbrojtës të duhur për tipin e lëkurës suaj dhe kushtet e ekspozimit
Disa ditë pas ekspozimit
Bëhuni të arsyeshëm: largojuni rrezeve UV, të cilat reflektohen (dëbora, rëra, uji, bari)
Si do të kemi vetëm dobi nga rrezet
Këshilla
Gazeta Standard
One Response to Nxirja në plazh, si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme