26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 66871
Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë,  të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe  personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.

Letra
Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre,  si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
E vërteta e denoncimeve të Pjetër Arbnorit, Bilal Xhaferrit dhe Petro Markos.
Fushat kryesore që drejtohen nga spiunët, nga arti në ushtri.
Ashtu siç shihet lista e spiunëve që kanë nxituar për t’u punësuar në Ambasadën Amerikane është tepër e gjatë dhe në pamjen e parë, duket se kjo ambasadë ka shpallur një garë për të krahasuar meritat më të mëdha të ish bashkëpunëtorëve të shtetit, apo ish- komunistëve, të rrezikshëm të Shqipërisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë do të hapte një panair të spiunëve, atëhere postjerët nuk do të lodheshin shumë për të shpërndarë ftesat. Sepse, 26 prej tyre do t’i gjente në mjediset e brendshme të ambasadës. Lind pyetja: Po sot? Çfarë po ndodh vallë sot, në mjediset e Ambasadës amerikane, pikërisht, 21 vjet pas montimit të sistemit demokratik në Shqipëri? Sipas, Geri Kokolarit, alarmi është i dukshëm dhe kambanat e paralajmërimit, bien gjithmonë, për ata që kanë vesh. Ndërmjet të tjerave, Kokalari ka udhëzuar zyrtarët e kësaj ambasade për të pasur kujdes me spiunët: “Ata mund t’ju spiunojnë”, është shprehur Kokalari. Dhe duke pasur parasysh, shprehjen e Tolstoit se “njeriu nuk ndryshon kurrë”, mund të themi se spiunët e djeshëm, kanë shumë pak shanse të ndryshojnë prirjet e tyre. Pra, ata mbeten spiunë, por në këtë rast rrezikohet që spiunët, të mos kenë ndryshuar profesionin, por padronin. Dhe ata, tanimë, nuk dihet se për kë punojnë. Por një dukuri tjetër e frikshme që duket se vazhdon të funksionojë në ambasadën amerikane është afrimi dhe marrja me të mirë e intelektualëve-spiunë, të cilët nuk punojnë aty, por hyjnë e dalin për të folur mbi udhëtime, takime ndërkombëtare, vizita në SHBA, apo projekte të ndryshme, prej të cilave përfitojnë, herë më pak dhe herë më shumë. Ajo që bie në sy, edhe pse dosjet nuk janë hapur, akoma, është fakti se pseudonimet e këtyre intelektualëve, sot i ka mësuar edhe një fëmijë i vogël, por për çudi zyrtarët e ambasadës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Ata hyjnë e dalin në ambasadë, planifikojnë prerjen e biletave të avionëve, prenotojnë vendet e hoteleve dhe pijnë kafe me zyrtarë të lartë të ambasadës. I pyetur për këtë fenomen, ish kreu i SHISH-it, Klosi u shpreh për gazetën “Sot”, se “spiunët nuk duhen denigruar dhe as nuk duhen publikuar, sepse ata mund t’i nevojiten më vonë, vendit tonë”. Ose, një argument tjetër, që thotë Klosi, ka të bëjë me frikën e spiunëve të ardhshëm, për të punuar në strukturat sekrete, nga frika se mos një ditë, emrat e tyre publikohen, njëlloj, si ata, të sotmit”. Natyrisht, në arsyetimin e Klosit, ka një pjesë që duhet diskutuar, por kundërshtimi ndaj tij, vjen për shkak të dy problemeve: E para, ka të bëjë me faktin, se mijra spiunë të djeshëm, sot komandojnë fatet e vendit tonë, ose, përfaqësojnë majat e larta të diplomacisë, kulturës, shkencës, sportit, gazetarisë, etj, pa pasur as një shfaqje pendese, apo ndjese. Dhe e dyta, ka të bëjë me akuzat që ata vetë u bëjnë njerëzve të tjerë, të pafajshëm, si “bashkëpunëtorë apo servilë të rregjimit”. Ndërsa, në rastin e punësimit të tyre në ambasadën amerikane, kjo e ngre shumë lart stekën e tyre, të përfaqësimit dhe këtu nuk bëhet më fjalë për një garë vlerash, por për një keqkuptim, që mund të rishikohet, ose për një gabim të bërë me dashje, nuk dihet se për çfarë arsyeje.
Fillimet
Gjithçka filloi nga frika e asaj që mund të ndodhte më vonë. Ish-spiunët kërkuan mbështetjen e dy partive të mëdha, duke u strehuar në postet e larta, për t’u mbrojtur nga breshëri i së nesërmes, ose nga urrejtja e viktimave të tyre. Përveç partive, ata kërkuan të lidhen me ambasadat e huaja, për t’u punësuar, ose për të marrë një vizë largimi. Mbahet mend mirë, se denoncuesit, apo informatorët që raportuan Pjetër Arbnorin, Petro Markon, Bilal Xhaferin, Visar Zhitin, Sherif Merdanin, etj, në fillim tentuan të iknin jashtë shtetit, ose disa prej tyre, arritën të largoheshin. Por, më vonë, doli që edhe vetë Arbnori kishte firmosur si bashkëpunëtor i Sigurimit, ndërsa në familjen e Petro Markos, kishte depërtuar Sigurimi i Shtetit në thellësi. Disa guxuan të hedhin akuza edhe mbi Bilal Xhaferrin, por shumica e akuzave hynin në kuadrin e tejkalimit të së drejtës, me argumentin, apo faktin. Ndërkohë, disa prej ish-bashkëpunëtorëve, apo ish-spiunëve të tjerë, nuk lëvizën nga vendi. Ata heshtën, duke e kuptuar se kishin kryer një gabim, nën diktatin e dhunës, apo detyrimit. Disa në një moshë më të pjekur, disa të tjerë në një moshë më të re. Disa në rrethana të rënda detyruese, disa të tjerë duke bërë dhjetra lutje, me dëshirën për t’u pranuar. Por, në fund, fare, erdhi pendimi. Dhe kush pendohet, duhet vlerësuar për luftën e pastër me ndërgjegjen. Prandaj, koha e sotme në apelin e vet kërkon pajtim dhe paqe, për të gjithë, por në rradhë të parë pasi t’a kemi njohur, njëri-tjetrin edhe në tunelin e errët të prapaskenave periodike.
Zhiti: Më spiunuan anëtarët e Lidhjes
Nëse e vutë re akt-ekspertizën, ajo fillonte me anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve. Librin që kisha dorëzuar për botim ua kisha dhënë unë në duart e tyre dhe deklaratat e tyre bënë që të merrej ai dënim që u mor. Mua më bën përshtypje se akt-ekspertiza është bërë para se unë të dënohesha dhe ata avancojnë në drejtimin e së keqes, sepse më konsiderojnë armik. Unë nuk isha cilësuar ende armik në atë kohë. Se të jesh armik e vendoste gjyqi. Ata thoshin ky pseudopoet, ky armik, etj. Pra ata kanë paraprirë gjyqin, ndoshta-ndoshta ata ishin gjyqi i vërtetë! Aktualisht janë në detyra të ndjeshme. Po një pjesë e tyre janë edhe në Itali apo Angli. Gjithsesi, ky ndoshta është shkrimi më i mirë i tyre, akt-ekspertiza për mua. Është i vetmi rast ku ata janë botuar edhe në vende të tjera të botës.
Kasem Trebeshina: Më spiunuan shokët e mi

“Mua më spiunuan shokët e mi dhe në gjyq dolën si dëshmitarë kundër meje, 11 shkrimtarë e poetë”. Kështu, rrëfen Kasem Trebeshina, i cili thotë, se ka edhe më keq. Sepse, dikujt i ka dalë gruaja, apo vëllezërit, dikujt, motra dhe babai. Kjo pozitë është mjaft e tmerrshme dhe çdo dëgjues i vëmendshëm, thotë: “Mjaft”. Kjo është diçka e rëndë për ta dëgjuar sepse na trondit me vërtetësinë e vet. Por ka ndodhur edhe kështu.
Ilir Bushi/SOT NEWS
29 Shtator 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/10/2011. Filed under Agjent dhe Spiun. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

47 Responses to 26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

  1. Tani

    25/02/2015 at 20:46


    Ne dijenine time Halit Haliti e ka filluar karrieren e tij si Zbulues (ne luften e Vjetnamit) kundra Amerikes qe ka ndihmuar drejtperdrejt në vrasjen e ushtarve USA e punson për ato që ka bërë???Nuk e gjej dot çfar emëri ti vë kësaj pune.Si nuk i vajti mëndja të punsonte në ambasadës ndonjërin prej femijëve që u dënuan dhe vuajtën në burgun e Spaçit,vdiqën me fjalet të rroj Shqipëria, të rroj Amerika, poshtë Komunizmi,

  2. Kosta Terbi

    09/02/2015 at 20:53


    Numeri 24 i listes :Halit Haliti!
    Ish oficer,shef operativ i Divizionit te Kembesorise ne Lushnje,u pranua kandidat i PPSH-se disa muaj para 90-tes!
    Ishte aq servil dhe spiun qe atehere(se cilesi te tjera nuk kishte), tere kohenshikonte nga dritarja e zyres per te pare se kush hynte ne posto-bllok dhe zbriste me vrap per ta erasur!!!
    Kam qene ne nje repart tjeter,por kur takoja ndonje shok timin,me vrap vinte nga prapa Haliti dhe vetem sa degjonim banakierin qe na thoshte “LEKET JANE PAGUAR PER JU TE GJITHE NGA Haliti”!!!!
    Pas 90-tes,si SERVIL DHE SPIUN i madh qe ishte u lidh me kryetarin e PD Lushnje,duke i ofruar te dhenat per te gjithe oficeret e DIVIZIONIT!!
    Ne Lushnje ky palaco i caktoi oficeret ne “ENVERISTE,QE DUHEN SHPORRUR NGA USHTRIA dhe ne “DEMOKRATE”,qe duhen mbajtur ne ushtri!!
    Pas reformes, ai u caktua kryetar i Deges Ushtarake,post qe e kishte per zemer me kohe dhe sa ishte atje beri LEK TE MADH,sidomos nga ata qe iknin nga ushtria dhe u plotesonte dokumentes sikur e kishin bere ushtrine edhe te tjeret,qe nuk donin te shkonin ushtar,por paguanin dhe leket i merrte Halit Haleja!!
    Aq i NDYRE ishte sa nje here nje qytetar i QELLOI ME TULLE ne koke se e kishte mashtruar,ndonese i kish dhene 600 mije leke per djalin e tij!!
    Me pas filloi pune ne Ambasaden e SHBA-se si PERGJEGJES I ROJEVE!!!!

  3. Myzafer Libo

    20/01/2015 at 18:28


  4. Martini

    30/01/2014 at 22:02


    Lexoni librin POKERISTET te autorit Cen Tabaku per CIA Amerikane.

  5. Petrit Sinani

    06/10/2013 at 07:12


    Zoti Agim Hamiti,eshte nje nga visaret e Kombit Shqipetare,kush te kete fakte te tjera le ti botoj.

  6. Vlora

    23/09/2013 at 15:28


    Une mendoj se punesimi i spiuneve te kohes se monizmit eshte shperblimi qe amerikanet u japin cimkave qe gjithe jeten e tyre kane spiunuar vellane,babane e tyre si njemije e dyqindesha qe ishin. Amerikanet kurre se kane dashur shqiperine dhe shqiptaret as dje dhe as sot por i kane shfrytezuar si mish per top, edhe sot ata jane padrone te politikaneve shqiptare dhe i terheqin nga hundet megjithese ka shume nga keta qe punojne si spiune njekohesisht te shume sherbimeve sekrete te huaja. edhe presioni qe behet me hapjen e dosje eshte nje loje sepse ne publik dihen se kush jane spiunet,ata i kini me bollek ne PD e Berishes dhe 50% tjeter ne partite e tjera.Ketu ne shqiperi po nuk u bere njehere spiun nuk ben karrierre ne politike ky eshte kriteri kryesor…

  7. v@yahoo.com

    11/08/2013 at 14:42


    U gëzuam kur na dërguan një grua të re me emrin Hëna Beqiri e lindur në Amerikë, në Boston. Gjyshi i saj ishte arratisur nga Shqipëria në fund të viteve pesëdhjetë së bashku me djalin arsimtar, babanë e zonjës Hëna Beqiri.Për çudi, ajo ra shpejt në sy si një simpatizante entuziaste e komunizmit. «Ky fakt më habiti dhe mora kontakt me agjentin e shërbimeve tona sekrete. Ai më shpjegoi se gjyshi dhe babai i Hënës ishin nisur me shërbim jashtë shtetit prej Sigurimit shqiptar. Veprimtaria e tyre propagandistike në dobi të komunizmit kishte ndikuar ndjeshëm në edukimin e zonjës Hëna.Marë nga libri Heronjet e Kotësisë me autor Agim Hamitin.

  8. v@yahoo.com

    10/08/2013 at 19:06


    «Ky fakt më habiti dhe mora kontakt me agjentin e
    shërbimeve tona sekrete. Ai më shpjegoi se gjyshi dhe babai i
    Hënës ishin nisur me shërbim jashtë shtetit prej Sigurimit
    shqiptar. Veprimtaria e tyre propagandistike në dobi të
    komunizmit kishte ndikuar ndjeshëm në edukimin e zonjës
    Hëna.

  9. Gjoni

    06/08/2013 at 20:52


    Hëna Beqiri asistente e shefit të sigurimit të Ambasadës Amerikane.
    U gëzuam kur na dërguan një
    grua të re me emrin Hëna Beqiri e lindur në Amerikë, në
    Boston. Gjyshi i saj ishte arratisur nga Shqipëria në fund të
    viteve pesëdhjetë së bashku me djalin arsimtar, babanë e
    zonjës Hëna Beqiri.Për çudi, ajo ra shpejt në sy si një simpatizante
    entuziaste e komunizmit.Marë nga libri Heronjet e Kotësisë.

  10. neri@yahoo.com

    29/07/2013 at 16:32


    Këta shok punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane.
    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.

    Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut.

    Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:

    «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.

    Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:

    «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.

    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    Tiranë6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:

    «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»

    Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    « Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.

    «Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.

    «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.

    I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:

    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë:

    «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, nga Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur:

    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:

    «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»

    Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:

    «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish‑diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:

    «Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»

    Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:

    «Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”».

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

  11. bukuria@yahoo.com

    29/07/2013 at 16:21


    Amerika mbajti ne pushtet terroristin Enver Hoxha dhe banden e tij.Lexoni librin (Odiseja e nje Detektivi) me autor zotin Agim Hamiti nga Dukati i Vlores.

  12. Agim Hamiti

    19/07/2013 at 08:24


    Përgjigje kryespiunit Genc Kol Hoti

    ” Po ju pyes o spiunë – paterica skllavërie,
    Ju armiqve të betuar të së Vërtetës:
    – A ju bie ndonjëherë ndërmend o hafije,
    Se jeni mbeturina të neveritshme të Jetës? ”

    G. Molero

  13. Durimi

    15/07/2013 at 17:06


    Po liberat e autorit Agim Hamitit, janë , shumë të bukur dikushi është i interesuar ti kolojne me heshtje veçarit librin e papar ”Odiseja e një Detektivi”
    Dhe “Heronjët e kotesis”Polina ”Tregimet e ferrit ”Enigma e një Brenge”
    Janë libra të papar autori ka një stil shumë të veçante në shkrimet e tija.E falenderojmë.

  14. genc Kol Hoti

    01/07/2013 at 15:58


    Zoti Agim Hamiti që është autori i disa romaneve. në kohën që ka vedekur Enver Hoxha,ndodhej në burg politik.Komanda vendosi që të burgosurit ti nisnin një telegrom nënës Nexhmije që ta ngushllonin për vdekjen e diktatorit një nga të burgosurit ishte Agim Hamiti që firmosi telegramin.Shumë pak të burgosur pranuan të firmosnin.
    Së shpejti ai telegram do botohet ne disa gazeta dhe Agimi do shohi emrin dhe firmën e tij.

  15. Mojsiu

    12/04/2013 at 15:17


    Ke dhene informacion te detajuar prandaj te besoj.
    Eshte me te vertete llahtar kur lexoj qe keta ish-sigurimsa jane punesuar qe ne `91 ne ambasaden amerikane. Ne vitet 45-50 amerikanet nxorren ligje nga me te rreptat kunder personave me ide komuniste, ndersa Rayerson dhe te tjere ndjehen te sigurte nen sherbimin e tyre.
    E thashe edhe dje, ambasada duhet te fuse keta ne pune te pakten si shperblim ndaj atyre vuajtjeve qe kane kaluar, si kundershtare te regjimit te kaluar, qe vete Amerika dhe Rayerson bene te pamunduren per ta rrezuar.
    Ata jo vetem qe ta zhvendosin greven prane ambasades, por ta zhvillojne brenda saj po te jete nevoja. Si ambasade e nje shteti, qe lirine dhe demokracine i ka te ankoruara fort ne kushtetute dhe per te pare me qarte nese Arvizu i mbeshtet dhe i degjon sinqerisht.
    Ky eshte mendimi im.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.