26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 67529
Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë,  të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe  personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.

Letra
Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre,  si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
E vërteta e denoncimeve të Pjetër Arbnorit, Bilal Xhaferrit dhe Petro Markos.
Fushat kryesore që drejtohen nga spiunët, nga arti në ushtri.
Ashtu siç shihet lista e spiunëve që kanë nxituar për t’u punësuar në Ambasadën Amerikane është tepër e gjatë dhe në pamjen e parë, duket se kjo ambasadë ka shpallur një garë për të krahasuar meritat më të mëdha të ish bashkëpunëtorëve të shtetit, apo ish- komunistëve, të rrezikshëm të Shqipërisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë do të hapte një panair të spiunëve, atëhere postjerët nuk do të lodheshin shumë për të shpërndarë ftesat. Sepse, 26 prej tyre do t’i gjente në mjediset e brendshme të ambasadës. Lind pyetja: Po sot? Çfarë po ndodh vallë sot, në mjediset e Ambasadës amerikane, pikërisht, 21 vjet pas montimit të sistemit demokratik në Shqipëri? Sipas, Geri Kokolarit, alarmi është i dukshëm dhe kambanat e paralajmërimit, bien gjithmonë, për ata që kanë vesh. Ndërmjet të tjerave, Kokalari ka udhëzuar zyrtarët e kësaj ambasade për të pasur kujdes me spiunët: “Ata mund t’ju spiunojnë”, është shprehur Kokalari. Dhe duke pasur parasysh, shprehjen e Tolstoit se “njeriu nuk ndryshon kurrë”, mund të themi se spiunët e djeshëm, kanë shumë pak shanse të ndryshojnë prirjet e tyre. Pra, ata mbeten spiunë, por në këtë rast rrezikohet që spiunët, të mos kenë ndryshuar profesionin, por padronin. Dhe ata, tanimë, nuk dihet se për kë punojnë. Por një dukuri tjetër e frikshme që duket se vazhdon të funksionojë në ambasadën amerikane është afrimi dhe marrja me të mirë e intelektualëve-spiunë, të cilët nuk punojnë aty, por hyjnë e dalin për të folur mbi udhëtime, takime ndërkombëtare, vizita në SHBA, apo projekte të ndryshme, prej të cilave përfitojnë, herë më pak dhe herë më shumë. Ajo që bie në sy, edhe pse dosjet nuk janë hapur, akoma, është fakti se pseudonimet e këtyre intelektualëve, sot i ka mësuar edhe një fëmijë i vogël, por për çudi zyrtarët e ambasadës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Ata hyjnë e dalin në ambasadë, planifikojnë prerjen e biletave të avionëve, prenotojnë vendet e hoteleve dhe pijnë kafe me zyrtarë të lartë të ambasadës. I pyetur për këtë fenomen, ish kreu i SHISH-it, Klosi u shpreh për gazetën “Sot”, se “spiunët nuk duhen denigruar dhe as nuk duhen publikuar, sepse ata mund t’i nevojiten më vonë, vendit tonë”. Ose, një argument tjetër, që thotë Klosi, ka të bëjë me frikën e spiunëve të ardhshëm, për të punuar në strukturat sekrete, nga frika se mos një ditë, emrat e tyre publikohen, njëlloj, si ata, të sotmit”. Natyrisht, në arsyetimin e Klosit, ka një pjesë që duhet diskutuar, por kundërshtimi ndaj tij, vjen për shkak të dy problemeve: E para, ka të bëjë me faktin, se mijra spiunë të djeshëm, sot komandojnë fatet e vendit tonë, ose, përfaqësojnë majat e larta të diplomacisë, kulturës, shkencës, sportit, gazetarisë, etj, pa pasur as një shfaqje pendese, apo ndjese. Dhe e dyta, ka të bëjë me akuzat që ata vetë u bëjnë njerëzve të tjerë, të pafajshëm, si “bashkëpunëtorë apo servilë të rregjimit”. Ndërsa, në rastin e punësimit të tyre në ambasadën amerikane, kjo e ngre shumë lart stekën e tyre, të përfaqësimit dhe këtu nuk bëhet më fjalë për një garë vlerash, por për një keqkuptim, që mund të rishikohet, ose për një gabim të bërë me dashje, nuk dihet se për çfarë arsyeje.
Fillimet
Gjithçka filloi nga frika e asaj që mund të ndodhte më vonë. Ish-spiunët kërkuan mbështetjen e dy partive të mëdha, duke u strehuar në postet e larta, për t’u mbrojtur nga breshëri i së nesërmes, ose nga urrejtja e viktimave të tyre. Përveç partive, ata kërkuan të lidhen me ambasadat e huaja, për t’u punësuar, ose për të marrë një vizë largimi. Mbahet mend mirë, se denoncuesit, apo informatorët që raportuan Pjetër Arbnorin, Petro Markon, Bilal Xhaferin, Visar Zhitin, Sherif Merdanin, etj, në fillim tentuan të iknin jashtë shtetit, ose disa prej tyre, arritën të largoheshin. Por, më vonë, doli që edhe vetë Arbnori kishte firmosur si bashkëpunëtor i Sigurimit, ndërsa në familjen e Petro Markos, kishte depërtuar Sigurimi i Shtetit në thellësi. Disa guxuan të hedhin akuza edhe mbi Bilal Xhaferrin, por shumica e akuzave hynin në kuadrin e tejkalimit të së drejtës, me argumentin, apo faktin. Ndërkohë, disa prej ish-bashkëpunëtorëve, apo ish-spiunëve të tjerë, nuk lëvizën nga vendi. Ata heshtën, duke e kuptuar se kishin kryer një gabim, nën diktatin e dhunës, apo detyrimit. Disa në një moshë më të pjekur, disa të tjerë në një moshë më të re. Disa në rrethana të rënda detyruese, disa të tjerë duke bërë dhjetra lutje, me dëshirën për t’u pranuar. Por, në fund, fare, erdhi pendimi. Dhe kush pendohet, duhet vlerësuar për luftën e pastër me ndërgjegjen. Prandaj, koha e sotme në apelin e vet kërkon pajtim dhe paqe, për të gjithë, por në rradhë të parë pasi t’a kemi njohur, njëri-tjetrin edhe në tunelin e errët të prapaskenave periodike.
Zhiti: Më spiunuan anëtarët e Lidhjes
Nëse e vutë re akt-ekspertizën, ajo fillonte me anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve. Librin që kisha dorëzuar për botim ua kisha dhënë unë në duart e tyre dhe deklaratat e tyre bënë që të merrej ai dënim që u mor. Mua më bën përshtypje se akt-ekspertiza është bërë para se unë të dënohesha dhe ata avancojnë në drejtimin e së keqes, sepse më konsiderojnë armik. Unë nuk isha cilësuar ende armik në atë kohë. Se të jesh armik e vendoste gjyqi. Ata thoshin ky pseudopoet, ky armik, etj. Pra ata kanë paraprirë gjyqin, ndoshta-ndoshta ata ishin gjyqi i vërtetë! Aktualisht janë në detyra të ndjeshme. Po një pjesë e tyre janë edhe në Itali apo Angli. Gjithsesi, ky ndoshta është shkrimi më i mirë i tyre, akt-ekspertiza për mua. Është i vetmi rast ku ata janë botuar edhe në vende të tjera të botës.
Kasem Trebeshina: Më spiunuan shokët e mi

“Mua më spiunuan shokët e mi dhe në gjyq dolën si dëshmitarë kundër meje, 11 shkrimtarë e poetë”. Kështu, rrëfen Kasem Trebeshina, i cili thotë, se ka edhe më keq. Sepse, dikujt i ka dalë gruaja, apo vëllezërit, dikujt, motra dhe babai. Kjo pozitë është mjaft e tmerrshme dhe çdo dëgjues i vëmendshëm, thotë: “Mjaft”. Kjo është diçka e rëndë për ta dëgjuar sepse na trondit me vërtetësinë e vet. Por ka ndodhur edhe kështu.
Ilir Bushi/SOT NEWS
29 Shtator 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/10/2011. Filed under Agjent dhe Spiun. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

47 Responses to 26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

  1. ambasada

    23/02/2013 at 13:17


    Letra origjinal por pa emrat e akuzuar
    This letter was sent to Ambassador Ries and other

    U.S. government officials via email on Feb. 12 . The original letter included actual names that have been omitted here for reasons of confidentiality. There is another part to this story concerning human trafficking that is yet to be revealed. This story is far from over, but for now I can say that the Embassy has not issued a denial and further inquiries are being made through investigative offices that have jurisdiction over the Embassy.
    GQK

    Gary Q. Kokalari – Political Analyst

    By Gary Q. Kokalari – Exclusively for ACLIS

    February 12, 2007
    Ambassador Marci Ries
    U.S. Embassy
    Tirana, Albania

    Ambassador Ries,
    It has been brought to my attention that certain current and former employees of the U.S. Embassy in Tirana are alleged to have been members of Albania’s communist party. It is my understanding that in order to qualify for employment in the Embassy these individuals were required to complete Department of State form OMB NO. 1405-0029. Section 35 of this form asks the question: Are you now, or have you ever been, a member of the Communist Party or any communist or fascist organization?

    It is also my understanding that the individuals listed below may have been members of Albania’s communist party and may have answered “no” in section 35 of the above described form. If this is true, then these individuals made material misrepresentations on an employment application with an agency of the U.S. government and if so, I assume this constitutes grounds for termination. These individuals are [The original letter included actual names that have been omitted here for reasons of confidentiality]:

    1) *********
    2) *********
    3) *********
    4) *********
    5) *********
    6) *********
    7) *********
    8) *********
    9) *********
    10) *********
    11) *********
    12) *********
    13) *********
    14) *********
    15) *********
    16) *********
    17) *********
    18) *********
    19) *********
    20) *********
    21) *********
    22) *********
    23) *********
    24) *********
    25) *********
    26) (currently residing in Boston )

    It is further my understanding that Embassy employees ************, ************, ************ and possibly others were direct subordinates of Kadri Hasbiu when he served as Minister of the Interior under communist dictator Enver Hoxha. In that position Hasbiu was also head of Albania’s dreaded sigurimi secret police operation that acted as the intelligence and enforcement arm for Hoxha’s brutal regime. As is well known, most, if not all, of the people who worked under Hasbiu were considered “sigurimi” and served as the nucleus of the intelligence apparatus for Albania’s communist party. What is disturbing about this situation is that if this is information is true, it is possible members of the former communist government may have embedded spies in the U.S. Embassy. This should be of major concern because it could mean that individuals who maintain close links to the host government of Albania (Prime Minister Sali Berisha was a member of the communist party) are serving as an intelligence network within your Embassy. Furthermore, this could also explain persistent reports that former Prime Minister Fatos Nano had sources of intelligence within the Embassy because of the fact he was a key member of the former communist regime and he maintained closed ties with “ex-sigurimi”.

    As a citizen of the United States of America, I demand that you investigate this matter and determine if any of the information contained in this correspondence has any basis in fact. Your immediate attention and response is respectfully requested.

    As you are aware, tampering with any files of the U.S. government could be construed as obstruction of justice.

    Please be advised that on January 19, 2007, FBI Director Robert Mueller as well as several members of Congress were notified about this matter via certified mail.

    Thank you.

    Sincerely,

    Gary Q. Kokalari

    ACL – 07 April 2007

  2. demir

    11/09/2012 at 22:52


    Me nje fjale Amerika qenka tallur per 45 vjet me antikomunizmin te rreme ne shqiperi,dhe ne besonim

  3. salihe

    28/07/2012 at 21:03


    gerin e degjuam po smorem vesh nga artikullshkruesi pergjigjen qe ata kane dhene, pra ambasada ,kjo eshte e rendesishme e jo bla bla bla………sepse i bie qe demokracia amerikane te talli bythen me shqiptaret ,na dalin te verteta fjalet e xhaxhit enver

  4. Nika

    15/07/2012 at 13:28


    Kam lexuar librin në internet(Odiseja e një dedektivi) më ka habitur fare tani po e kuptoj se pse Ambasada është e mbushur plotë me sigurimsa dhe kriminel komunistë.Kemi të bëjmë me një Libër krejtë të veçantë dhe do ishte mirë që ky libër të diskutohej nga analistët gazetarë dhe nga e gjith elita e kombit Shqiptarë kudo që ndodhet.Po të ishte mundësia të përkthehet dhe Anglisht do kishte vlera do ishte një thesarë që nuk paguhet.

  5. Arjani

    23/04/2012 at 14:46


    Kjo video verteton shumë .http://www.aafhsite.com/apps/videos/videos/show/16327737-pellumb-lamaj

  6. Hysni

    12/04/2012 at 13:55


    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.

    Qemali nuk ka të bëj fare me Lihsen Bashkurtin pothuaj janë të një moshe ju në këtë faqe. Proletari Forum & Italia Forum – View topic – 26 emrat e spiunve …Thoni se Qemali është babai i Lihsenit jo nuk është e vertet prandaj duhet ta korigjoni unë i njoh të dy..

  7. Nacionalisti

    09/04/2012 at 17:35


    Këta zotrinj punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.

    Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut.

    Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:

    «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.

    Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:

    «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.

    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    Tiranë6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:

    «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»

    Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    « Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.

    «Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.

    «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.

    I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:

    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë:

    «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, nga Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur:

    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:

    «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»

    Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:

    «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish‑diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:

    «Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»

    Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:

    «Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”».

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pinsion nga shteti janë mbi 60 vjeç.

  8. Thesprotia

    06/04/2012 at 21:55


    Kush eshte ky sharlatan Gery Kokalari,ky investikator,ky Sanco Panco qe germon per te kaluaren.komunizmi i ka rrenjet thelle,din ku futet,ti kujton se ka vdekur…?perestojka “kthesa” e madhe nuk u be per te ardhur “demokratet” e rinj,por per te qendruar po ai sistem,po ajo platform,hidh pak syt majtas kush jane ne fuqi qe nga Putin e deri tek Berisha….

  9. niko

    06/04/2012 at 13:03


    Me vjen keq qe te gjithe keta me kan marr ne qaf vajza ime ka me shum se se 5 vjet qe ne verdallosemi si bashkim familjar Keta te marre na paskan marr me qafe duke mos e car koken te shohin dokumentat me kujdes Po i kepusin nje mendje te lehte se dashkan paran Ne nuk kena dhene asnje 5 leksh ne ambasade deh nuk emori vajza ime esht ne tirane se di cduhet te bejm ne ne amerik ajo ne tirane Na paskan marr ne qaf keta qe spushojn duke bere spiunlliqe Hiqini more cbeni cprisni ..ju flm

  10. Zamira

    05/04/2012 at 17:06


    Perse!!!! ju deshen ambasades Amerikane keta spiune. Apo me qenese??? jane te kualifikuar. Athere 1 ambasade qe vendos spiune, imagjinoni se si dhe çfare mund te behet ne ate ambasade. Shpesh degjoj Berishen qe flet si trim i madh dhe si dridhet qerpiku. Ku e ka forcen ky njeri. Pikerisht ne ambasaden Amerikane. Une mendoj qe ajo qenka kthyer ne çerdhe spiunesh. Perse?… nuk ka njeres te ndershem shqiperia?!!! Po dosjet e ketyre te punesuarve a jane pare valle?!!! Me beri pershtypje se Erseka 1 vend i vogel dhe 4 persona ishin nga ERseka. Kjo nuk eshte e rastesishme. Kjo eshte e lidhur pak me greqine. Po nuk thote keq populli se te gjitha te zezat i kemi nga Amerika. Ketej ben sikur na ushqen e ketej na e fut sa krahu. Si nuk ka meshire. Si mban Berishen ne pushtet qe vrau ne mes te Bulevardit. Po misioni i asaj eshte te hakmerret per ENVER HOXHEN qe dhe pse ishte i vogel ju tregoi dhembet. Ai nuk ishte lepurushi Ramiz. Po dihet se dhe ambasadoret spiune te cias kane qene. Kete ma ka thene nji punonjese ,drejtoreshe e emigracionit ne nji shtet te huaj. Ambasadoret jane turpi i shteteve qe perfaqesojne.

  11. Arberit

    07/03/2012 at 15:45


    Z.Bushi me pak fjal ti je munduar te paraqesesh ralitetin dhe une te besoj per kete artikull 100%. Problemi esht ky qe ky institucion ne nje vend te varfer qfare mund te bej dhe si mund te nxjerr rrogen mujore te punojseve USA.Vetem me nje form duke krijuar njerz me njohje dhe reputacion te Monizmit dhe sherbyes te se kaluers.USA nuk intereson bindjet e njerit apo tjetri,JU intereson vlera $ dhe asgje me shume.Une kam njohur nepermjet nje punojesi Ambasadorin e pare ne shqoperi Rajersonin nje contrabandist,trafikant $.Ky nuk ngopej duke marre gjith korcaret ne USA me programe LLotari,ne te vertet ishte (hidhu te paguash)Si e shpjegon 99% jane Permetar,Korqar,Kolonjare, te gjith sherbetor te Monizmit dhe sot ndodhen ne USA,duke marre nje pension nga shteti USA.Tani atyre ju duhet te paguajn per sherbimin sigurimit te Ambasades dhe ket e ben shum qip me keta Lamash sigurimi,po keshtu esht edhe Faqeziu nje njeri pa personalitet dhe autorite,nje vend i madhe ka nje hije madhe,por si duket hije i esht zbehur.Dhe ditet i ka te shkurta mbasi esht lidhur me rrymat politike gje qe nuk esht ne interes te USA.Nje ambasador duhet te jap krah dhe ndihm ekonomike duke sjellur invester te fuqishem dhe vendosur baza apo Rrjete te fuqishem ndertimesh te ifrastruktures,ose rasti i debores ne gjith shqiperin.Ata do ta bejn si nje vegel per perdorimin ne luftra te nxehta,dhe nuk ju iterson zhvillimi, por Influenca dhe terreni per trafik $ ne interes te Demokrateve me Gjorgj Sora dhe presidenteve Demokrat USA.Kjo esht e vertet si buka qe ju hani dilli qe ju ngroh mbasi informacion ne rajon ,qellimi USA esht experimetal dhe asgje serjoze.Mbasi nuk esht itegruar te ivestoj me keta qe ne jemi.D.m.th.Nuk i # dot njerzit qe jan aty,por te mundohesh te punosh me keta.Ku raport esht i bazuar nga vezhgues exp(036) i rajonit mbi vezhgimin dhe statistikat Evropjane per shqiprin Rome.

  12. Astriti

    13/01/2012 at 12:42


    Goni,
    Gjersa ke qene vete i atyre puneve, mos u mundo te besh avokatin e spiuneve te punesuar ne ambasaden amerikane, se pa dashje i rendon me shume. Ne qofte se ata do te ishin “te pafajshem” siç te pelqen ty te na i paraqitesh, atehere dikush nga DASH nuk do ta kishte fare te veshtire t’i pergjigjej Geri Kokalarit se “ata 26 personat e cituar prej jush nuk kane qene as kuadro apo spiune te Ministrise se Brendshme, as komuniste e as i kane dale deshmitare ndokujt ne gjyqet politike te diktatures shqiptare, prandaj jane pranuar te punesohen ne ambasade.”
    Por dielli nuk mbulohet dot me shoshe, se ata 26 qafira i kane te dokumentuara keto cilesi dhe nuk i fsheh dot as DASH e as ambasadori Arvizu, mbasi te dy palet kane shkelur me ndergjegje nenin 35 te formularit te aplikimit per punesim ne ambasaden amerikane ne Tirane, i cili e ndalon kete kategori keqberesish te punesohen atje. Meqenese ke qene afer Ministrise se Brendshme (apo brenda?), siç pohon vete, atehere si profesionist qe je ec e kerko nje formular aplikimi per punesim ne ambasaden amerikane (apo dergo dike tjeter)dhe lexoje me syte e tu piken 35 te tij. Mos i kundershto faktet symbyllas, por kunderpergjigju me fakte. Shpresojme te kete ikur koha, kur ju na thoshnit “keto gjera e di Partia!”
    Sa per problemin e atyre shoferave, qe ti Goni na i
    paraqitke kaq te thjeshte,eshte marrezi te pretendosh se Sulo gradeci do t’ia besonte aq lehte timonin e makines me te cilen udhetonte “shoku Enver” nje personi te rekomanduar nga “X” mik apo “Y” shok partie! Po sikur ai burre te vendoste te hidhej ne gremine me gjithe “udheheqesin e dashur”, per te shpetuar Shqiperine, ku do shkonte Sulua pastaj? Apo mos je vete Sulo Gradeci ti “Goni” dhe ke rekomanduar per punesim ne ambasade skrapallinjte e shenuar ne listen e atyre te 26-ve?

  13. shqiptari i vertete

    05/01/2012 at 09:03


    Te dashur vellezer Gjermani kur pushtoi ahqiperine ka thene “Ne cdo vend te botes duhet ti paguaja spiunet ne shqiperi i gjeta falas.Po jane po kta spiune qe deri dje ishin ne sherbim te pushtueve fashiste itliane e gjermane qe me vone u bene edhe te sigurimit te shtetit u jane qepur ketyre te fundit me buke ne traste se skane cbene duan rdhe ata te bejne ca lufte klasash.Ja kane marre doren te shkruajne letra te hapura te mbyllura e kane specialitet jane rritur me ate fryme gjithshka dine te bejne eshte te shkruajne letra se kjo u ka ngelur si trashegimi pasurore.Poshte lufta e klasave rrofte populli shipetar edhe Shqiperia.

  14. Lirimi nga Milano

    03/12/2011 at 07:19


    Zoti Agron, bëhet fjal se pare të fillosh punë në ambasadën AMERIKANE plotësot një formular që duhet të thuash ke patur testë partie po apo jo.Dhe të listuarit kanë patur të gjith testa të PKSH në formular e kanë plotësuar me përgjigjen jo.Ndërsa për shoferat po ju them se shoferi I zotit Kadri Hazbiut,i quajtur Belul Cuka nga Peshkopia i ka dalë dishmitar shefit tij në gjygjë sot punon në Ambasadën Amerikane në Tiranë.Falenderojmë gazetarin e gazetës SOT zoti Ilir Bush për këtë shkrim të shkëlqyer.

  15. goni

    02/12/2011 at 19:29


    Me falni por une nuk kam fakte apo qofte dhe kundershtime ne ato qe thote zoti Hamiti por kam qene afer me ato funksione te cilat ju na i bete shefa sigurimi apo sigurimsa dhe nuk i njoh keta persona,por me e rendesishme mua me duket se ju nuk e keni kuptuar sistemin mbi te cilen ishte ndertuar ministria e mbrendeshme apo i gjith sistemi shqiptar dhe ju nuk arrini te kuptoni se shoferi i Enver Hoxhes qofte ishte vetem nje cop shofer dhe se ishte aty per merita te njohjeve familjare ose servile me drejtorin e drejtorise qeveritare quhet sot, dhe nuk ishte atu se ishte ndonje spiun i zoti apo dicka tjeter. Mos i jepni kaq vlera shoferave sepse nuk i pirdhte njeri dhe se nuk kishin fare dijeni se cfare benin shefat e tyre. Kuptoheni njehere e mire se ishin vetem nje cope shoferi e asgje tjeter.Kete e kam per gjoja ata punonjesit e sigurimit qe na punokan ne ambasade.Nuk mund te theme per te gjithe punonjesit por per ish shoferat them se po. Nuk kane asnje faj se kane qene shofera te kujtedo sepse vetem zanatin e tyre kane bere dhe asgje tjeter sepse per gjera te tjera sja fershellente njeri.Gjithashtu shofera ne ambasade kane filluar sepse ne vendet ku punonin shofera kane patur mundesi kontaktesh me te shumta se nje njeri qe punonte psh ne uzine Dinamo apo Traktori keshtu qe prandaj keta filluan pune ne ambasada me shpejt se te tjeret. Persa i perket Ilir Hoxhes me duket se zoti Hamiti ja ngre vlerat shume sepse nuk e ka patur ate mundesi ti jepte urdher kujt ne ministrine e brendeshme se po ta kishte ja u them une mund te kishte bere hatane si ky birboja u kryekriminelit sali.Ne ate kohe per mire apo keq funksiononte shteti ose me sakte ligji dhe sja mbante bytha kujt te dilte mbi te qofte ky dhe Ilir Hoxha.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.