Rriten masat e penalizimit ndaj automobilistëve që shkelin Kodin Rrugor

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1732
TIRANË- Kush tejkalon shpejtësinë e lejuar gjatë drejtimit të makinës mund të gjobitet deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe t’i hiqet patenta për një vit. Ndryshimet e bëra dje në mbledhjen e qeverisë kanë rritur në mënyrë të ndjeshme shumën e gjobës që mund të vendosë policia rrugore. Madje ndarja e gjobës do të jetë në vartësi të kilometrazhit të makinës. Në total mund të thuhet se janë katërfishuar gjobat, si dhe janë dyfishuar masat administrative plotësuese në drejtim të penalizimit të ndaj dëshmisë së aftësisë për drejtimin e mjetit.
Një ekip i posaçëm i përbërë nga specialistë të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve kishin diskutuar prej shumë kohësh ndryshimet në Kodin Rrugor, duke prekur kryesisht shtrëngimin e masave administrative kundrejt përdoruesve të rrugës të cilët kapen me shkelje si mospërdorim i sistemeve të sigurimit, tejkalimit të normave të shpejtësisë, mosrespektimin e sinjalistikës dhe sinjalizimeve, përdorimin e kaskave mbrojtëse dhe elementë të tjerë që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore me ndikim direkt në jetën e qytetarëve.
Të gjithë propozimet e ministrive janë kthyer dje në një vendim të qeverisë. Kështu, sipas ndryshimeve, gjoba më minimale për një shkelje administrative do të jetë jo më e vogël se një mijë lekë të reja. Tejkalimi i shpejtësisë jo me më tepër se 10 km në orë nga limiti, do të gjobitet nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Ndërsa për një drejtues që shkel limitin nga 10 në 20 km në orë, dënimi është nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë. Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë limitin e shpejtësisë me më tepër se 20 km në orë, dënimi i parashikuar veç gjobës administrative që shkon nga 10- 40 mijë lekë, parashikon heqjen e patentës nga 3 deri në gjashtë muaj. Këto masa parashikohen në nenin 140, ku flitet për limitet e shpejtësisë së lejuar në rrugë.
Në nenet e tjera, qarkullimi i mjeteve në rreshta paralelë, si mbajtja e krahut dhe pozicioni në rrugë, kalimi mbi barriera, sinjalistika dhe sinjalizimi, në rast të mos respektimit të tyre, gjobat janë nga dy deri në tetë mijë lekë të reja. Gjoba në të njëjtën masë janë parashikuar edhe për kalimin e gabuar nga njëra korsi në tjetrën, lënien e mjetit të ndaluar në rrugë në mënyrë të gabuar dhe sinjalizimi përkatës, ruajtjen e distancës së sigurisë ndërmjet mjeteve etj. Masa të rënda administrative janë parashikuar për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, si autobuzët apo mjetet e tjera të cilët transportojnë më shumë pasagjerë dhe persona nga kapaciteti i lejuar. Në këto raste, sipas projekt ligjit të propozuar, mund të dënohen dhe gjobitet në masën nga katër mijë deri në 16 mijë lekë. Ndërkaq, katërfishim i masave ndëshkuese vihet re edhe në drejtim, drejtuesit e motoçikletave, për përdorimin e kaskave dhe mjeteve mbrojtëse si dhe të përdorimit të rripave të sigurimit në mjete, ku gjoba është parashikuar nga një deri në katër mijë lekë.

Shkëlzen Alia: Ndryshimet rrisin sigurinë rrugore

Shefi i Shërbimit të Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Drejtues i Parë, Shkëlzen Alia tha dje për “Shekullin”, se ndryshimet e mësipërme në Kodin Rrugor, janë më se të nevojshme për shkak se nëpërmjet tyre synohet të rritet siguria rrugore në vend. Po kështu ai tha se veprime të tilla, synojnë të ndërgjegjësojnë edhe më tepër drejtuesit e mjeteve për sigurinë në rrugë, duke bërë që shumë drejtues mjetesh të mos tejkalojnë shpejtësinë, apo të bëhen më të ndjeshëm në drejtim të repektimit të rregullave. “Ne kemi studiuar legjislacionin e vendeve të ndryshme karakterin e situatës rrugore në vend etj. Të gjitha propozimet tona kanë qenë konform konventave ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore, që kërkojnë rritje të standarteve,- tha Alia. Sipas tij, sa i përket sinjalistikës, i janë dërguar propozimet përkatëse entit pronar të rrugëve, si dhe është ndërhyrë në përmirësimin e elementëve të ndryshëm të vërejtur si të nevojshëm. Ai tha se akset rrugore të reja në përgjithësi, janë brenda standadteve, por rrugët që janë në rikonstruksion dhe rrugët e vjetra, ende kanë nevojë për përmirësim, por ato janë ende në proces.

Gëzim Hoxha: Rritja e gjobave, shteg për abuzim
Gëzim Hoxha ekspert i sigurisë rrugore dhe specialist i fushës përkatëse përshëndet ashpërsimin e masave kundrejt rritjes së sigurisë rrugore, por është skeptik për rritjen e masave. “Këto masa gjobash, nuk duhet të behen shkas për abuzime. Rritja e masave ndëshkuese mund të rrisë edhe masën e abuzimit nga efektivët e Policisë Rrugore, Pasi ndëshkimi me një masë prej 80 mijë lekësh, mund të bëjë që një drejtues mjeti të tentojë të paguajë së paku gjysmën e gjobës në dorë policit dhe ai të korruptohet, duke mos realizuar edhe qëllimin për të cilin është krijuar gjoba”,- thotë Hoxha. Ai më tej pohon se duhet të kishte më parë një studim përkatës mbi shkaqet dhe vendet e aksidenteve dhe më pas të bëhej një debat publik me çështjen mbi shtëngimin e masave dhe në fund mund të përfundonte me një diskutim në parlament lidhur me opionionet e mbledhura, ashtu siç bëhet në vendet e zhvilluara të botës.

Cilido, që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 (një) deri në 3 (tre) muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj.”.
Cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.
Cilido, që kalon në mënyrë ilegale barrierat e trenit ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Cilido, që kryen një parakalim të gabuar ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Cilido, që shkel largësinë e detyruar nga një mjet tek tjetri ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.
Cilido, që ndryshon korsinë ose kryen manovra të tjera të ndaluara në rrugë ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Cilido, që ndalon makinën në vendpushime të ndaluar ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 (dymbëdhjetë) vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në një katër mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.

Cilido, që drejton makinën me syze të errëta ose kapet duke folur me telefon ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.”.

Cilido, që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dhjetë mijë e deri në dyzet mijë lekë.”
Dashamir Biçaku/Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/07/2010. Filed under Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.