Qeveria shqiptare miraton shkurtime drastike të shpenzimeve të buxhetit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1455
Qeveria shqiptare miratoi mbrëmë shkurtime drastike të shpenzimeve të parashikuara prej saj në buxhetin e këtij viti. Me vendimin e mbrëmshëm ato do të redutohen me 25 përqind. “Keto shkurtime – deklaroi kryeministri Sali Berisha – diktohen nga synimi për të ulur defiçitin buxhetor dhe për të mos lejuar rritjen e borxhit”. Aktualisht defiçiti buxhetor i vendit është në kufijtë e 7 përqind të prodhimit të brendshëm bruto ndërsa borxhi publik afër 60 përqind. Një nivel që konsiderohet i lartë për nje vend si Shqipëria e që për këtë shkak edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar është kërkuar që defiçiti të ulet në 3 përqind brenda këtij viti ndërsa borxhi të çohet në kuotat e 50 përqindëshit brenda vitit 2013.

“ Ky vendim bëhet i domosdoshëm – deklaroi kryeministri Berisha – jo se qeveria nuk mund të marrë borxh, por se borxhi publik përbën një shpatë Demokleu mbi sektorin privat. Dhe do të ishte shumë e gabuar – shtoi ai – që qeveria të jepte mesazh tjetër në një periudhë kur kreditimi i këtij sektori ka një rëndësi përcaktuese për zhvillimin e vendit”.

Vendimi i qeverisë për shkurtimet e mëdha është diktuar edhe nga situata ekonomike dhe kriza që ende mbizotëron në Europë. “Këto masa që janë përkujdesje dhe qëndrime të përgjegjshme që duhen mbajtur në një situatë kur monedha kryesore e kontinentit është në gjendje të vështirë dhe kur borxhet e disa vendeve të zhvilluara përreth Shqipërisë  janë të përmasave më të mëdha,” shpjegoi kryeministri.

Po mbrëmë, qeveria vendosi edhe rritjen e pagave, pas rritjes së pensioneve, e cila do të jetë në disa nivele sipas kategorive të ndryshme. Rrogat e pjesës dërrmuese të nëpunësve të administratës publike dhe atyre të forcave të armatosura dhe policsë do të rriten nga 4 deri 5.2 për qind. Për mësuesit është parashikuar një rritje pak më e madhe se 6 përqind. Kategoritë që do përfitojnë më tepër do të jenë mjekët me 11 përqind dhe infermierët me 9 përqind. Ndërsa të gjitha rrogat e ulëta do të jenë 10 përqind. Qeveria hoqi dorë nga një rritje e lehtë e parashikuar për pagat e larta, që nga presidenti anëtarët e qeverisë dhe deputetët pas kërkesës së bërë nga opozita që këto kategori të mos pësojnë rritje pagash.
VOA

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/07/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.