Fjalori që përdor fëmija, pjesë e rëndësishme e edukimit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2451
Fëmijët, fjalët e pahijshme dhe parandalimi i tyre.
Gjatё jetёs sё pёrditshme, nё situata tё ndryshme, fёmijёt mund tё pёrdorin fjalё e shprehje tё pahijshme ose fyese. Shpesh gjendemi tё papёrgatitur pёrballё kёtyre situatave. Sa kemi ne nё dorё dhe si mund tё veprojmё pёr t’i eleminuar  kёto fjalё? Mendoj se mё parё duhet tё njihemi me arsyet e pёrdorimit tё kёtij fjalori tё pahijshёm nga fёmijёt e moshave tё ndryshme dhe mё pas tё gjejmё rrugёt pёr tё vepruar.

Ja disa nga arsyet e pёrdorimit tё fjalorit tё pahijshёm:

  1. Mungesa e interesimit tё familjarёve
    Disa fёmijё, nё mungesё tё interesimit dhe pёrkushtimit tё prindёrve, mundohen tё tёrheqin vёmendjen e tё tjerёve duke bёrё veprime apo duke pёrdorur fjalё tё pahijshme. Nё kёtё rast fёmijёt janё koshientё pёr gabimin e bёrё. Ata e bёjnё kёtё veprim vetёm qё njerёzit tё fokusohen mbi ta. Edhe nё qoftё se kёto fokusime shoqёrohen me kritika, pёr ta nuk pёrbёn ndonjё problem me shumё rёndёsi. Ata duan thjesht tё jenё nё qendёr tё vёmendjes, nё rastet kur ajo ju mungon prej kohёsh.
  2. Argёtim
    Pёr disa fёmijё, ngacmimet, bezdisja apo krijimi i situatave tё mёrzitshme ndaj tё tjerёve shpesh kthehet nё njё lojё, nё njё argёtim.





3.Pёrdorimi pa vetёdije i fjalёve tё pahijshme
Mund tё quhet “normale”, qё nё momente nervozizmi ose acarimi, dikush tё pёrdorё shprehje ose fjalё tё pahijshme. Nёse ky fёmijё nuk i ka shprehi tё fjalorit tё pёrditshёm fjalёt e pёrdorura, situata nuk ёshtё shumё alarmante.

  1. Vetёmbrojtja
    Disa fёmijё i pёrdorin fjalёt e pahijshme si njё lloj reagimi  vetёmbrojtёs. Ky fenomen ndodh pikёrisht tek ata fёmijё, tё cilёve nuk u ёshtё shpjeguar pse nuk duhen tё pёrdoren fjalёt e pahijshme, por janё ndaluar rreptёsisht t’i pёrdorin ato. Nё momentet kur ata janё larg tutelёs familjare, ia tolerojnё vetes pёrdorimin e tyre nё prani tё bashkёmoshatarёve duke  treguar kёshtu njё lloj guximi tё munguar, por tё rifituar.

5.  Ndjesia e tё qenurit i rritur
Disa fёmijё e perceptojnё pёrdorimin e fjalёve tё pahijshme si simbol i tё qenurit i rritur.

Sugjerime pёr parandalimin e fjalёve tё pahijshme
1. Prindёrit, shembuj pёr fёmijёt
Mёnyra e tё shprehurit tё vetё prindёrve ёshtё faktori kryesor nё formimin e tё shprehurit dhe fjalorit tё fёmijёve.  Prindёrit, tё cilёt e kanё zakon tё flasin me zё tё lartё, sikur janё nxehur dhe po bёrtasin, e kanё tё vёshtirё dhe pothuajse tё pamundur  tё shprehen me zё tё ulёt, kёshtu qё edhe fёmijёt qё ata rrisin, nuk janё tё qetё. Fёmijёt janё vigjilentё tё fiksojnё nё kujtesё çdo mёnyrё sjelljeje ose veprim tё prindёrve dhe ta aplikojnё atё me pёrpikmёri nё jetёn e tyre duke mos pranuar asnjё riparim ose ndryshim tё asaj çfarё ata kanё parё.

  1. Pamundёsia pёr tё shprehur mendimet
    Nёse fёmija nuk arrin t’i shprehё ndjenjat e tij nё situata nervozizmi ose mundet nga njё kundёrshtar i tiji nё një debat, mёnyra e vetme qё ai gjen si rrugёdalje pёr t’u hakmarrё ёshtё pёrdorimi i fjalёve tё pahijshme (fyese).

3.Neglizhenca e prindёrve
Fjalori qё fёmijёt pёrdorin gjatё gjithё jetёs, formёsohet qё nё vegjёli, dhe pikёrisht atёherё kur ai fillon tё thotё fjalёt e para.Pёr tё gjithё prindёrit, momentet kur fёmija belbёzon ose ecёn pёr herё tё parё, janё emocionuese dhe mbresёlёnёse. Kёnaqёsia mё e madhe e prindёrve ёshtё qё fёmijёt tё flasin ato fjalёt e tyre gjysma-gjysma dhe komike pa e kuptuar pёrmbajtjen.

Shpesh fёmijёt dёgjojnё nё mjediset qё i rrethojnё ose nga emisione tё ndryshme argёtuese televizive fjalё jo tё pёrshtatshme pёr moshёn e tyre. Me naivitetin e tyre ata mundohen t’i belbёzojnё ato fjalё, ndonёse ato janё tё vёshtira pёr t’i konceptuar nё moshёn e tyre. Duke i konsideruar ende tё vegjёl dhe duke i parё si çaste komike, justifikohemi me faktin se kanё kohё pёr t’i kuptuar realisht situatat dhe tё mёsojnё tё reagojnё nё lidhje me to.

E rёndёsishme ёshtё tё kemi parasysh se pikёrisht kur fёmija fillon tё flasё, ёshtё koha e pёrzgjedhjes sё fjalorit dhe konceptimit tё fjalёve tё mira ose tё kёqija. Nё rast se nuk i kushtojmё rёndёsinё e duhur dhe nuk i parandalojmё nё kohё, ato fjalё tё pahijshme pёr cilindo do tё jenё pjesё e fjalorit tё pёrditshёm tё fёmijёs sonё.

  1. Zgjedhja e mjedisit nё tё cilin fёmija kalon kohёn
    Largimi i menjёhershёm i fёmijёs nga mjediset pёr tё cilat prindi ka dijeni ose dyshon se pёrdoret njё  fjalor i padёshirueshёm.

  2. Pёrballja e drejtpёrdrejtё e prindit me gabimin e fёmijёs
    Nё rastet kur prindi e dёgjon vetё fёmijёn tё pёrdorё fjalё tё papёrshtatshme duke u grindur me shokёt e tij ose dikush tjetёr i raporton pёr fjalorin e fёmijёs sё tij, ai duhet tё pёrballet drejtpёrsёdrejti me problemin. Ndaj atyre fёmijёve (bёhet fjalё pёr fёmijёt mbi moshёn 7-8 vjeç) qё tashmё arrijnё ta kuptojnё mirё domethёnien e fjalёve qё pёrdorin, tё kёmbёngulet nga ana e prindёrve nё pёrsёritjen e sё njёjtёs fjalё 5-6 herё nё prani tё tij. Nё mёnyrё tё tillё, fёmija do ta perceptojё mё mirё gabimin e bёrё dhe nuk do tё guxojё ta ripёrdorё atё fjalё nё fjalorin e tij.

  3. Jo dёnim i rreptё, por gjuhё shpjeguese
    Pasi keni folur dhe i keni shpjeguar fёmijёs pse ai duhet tё zgjedhё njё fjalor tё pёrshtatshёm gjatё komunikimit me tё tjerёt dhe nuk vini re ndonjё ndryshim tek ai, nё asnjё mёnyrё mos u pёrpiqni ta dёnoni duke i bёrtitur, trembur ose ndonjёherё edhe duke e goditur. Megjithёse mendoni se nga frika nuk do tё ketё kurajo t’i pёrdorё sёrish ato shprehje tё palejueshme, nё tё vёrtetё reagimi juaj do ta shtyjё atё tё hakmerret kundrejt jush dhe t’i pёrdorё mё shpesh nё situatat ku ju nuk do tё jeni tё pranishёm.Mёnyra mё e mirё dhe frytdhёnёse nё tё tilla raste ёshtё shpjegimi dhe bindja e fёmijёs dhe jo mospёrdorimi i kёtyre fjalёve prej tij pёr shkak tё frikёs, sepse ky parandalim do tё jetё i pёrkohshёm.
    Referencat: Weed, W.S., “Children Psychology ” 2nd edit., New York
    Përgatiti: Rezalda SHEHI

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/05/2010. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.