Emërohet ambasadori i ri amerikan per Shqipërinë Z.Alexander Avizu

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3675
Emërohet ambasadori i ri amerikan, kush është Alexander Avizu Presidenti Obama dy ditë më parë njoftoi se Alexander Arvizu do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Arvizu zëvendëson në këtë post John Withers. Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Historia diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së është e hershme duke filluar që në fillim të shekullit të kaluar. Arvizu është ambasadori i 13 që përfaqëson shtetin më të fuqishëm në botë. Ambasadori i parë amerikan në vendin tonë ka qenë Ulysses Grant-Smith në vitin 1922. Më pas vjen ambasadori Charles C. Hart deri në vitin 1928. Ambasadori i tretë i SHBA-së në Shqipëri ka qenë Herman Bernstein i cili qëndroi për tre vjet deri në vitin 1933, i cili u pasua nga Post Wheeler që qëndroi vetëm për një vit në vendin tonë. Ambasadori i fundit në periudhën mes dy luftërave ka qenë Hugh G. Grant që la misionin në vitin 1939. Nga ky moment e më pas marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ndërprera për shkak të instalimit të Komunizmit në Shqipëri, për të rinisur në vitin 1991 me ndryshimet politike ku ambasadori i parë pas 50 vitesh u caktua William E. Ryerson. Në vitin 1994-1996 diplomati i SHBA në vendin tonë ka qenë Joseph E. Lake. Më pas ka qenë Marisa R. Lino e cila qëndroi tre vjet. Në vitet 1999-2002 ka qenë ambasador Joseph Limprecht i cili vdiq për arsye kardiake në vendin tonë. Joseph Limprecht u pasua nga diplomati James F. Jeffrey të cilit iu besua më pas misioni i diplomatit amerikan në Irak duke i lënë vendin në Shqipëri ambasadores Marcie B. Ries e cila nga viti 2007 i la vendin John Withers.

Ambasadori i ri
Alexander Arvizu nga muaji gusht do të jetë përfaqësuesi më i lartë i SHBA-së në vendin tonë. Presidenti Obama u shpreh se është i lumtur që Alexander Arvizu ka pranuar të jetë pjesë e administratës së tij për të dhënë kontribut. “Jam mirënjohës që këta individë impresionues (u referohet edhe ambasadorëve të tjerë) kanë pranuar të përfshihen në administratën time. Jam i sigurt se ata do të shërbejnë më aftësi në rolet e tyre të reja dhe shpreh kënaqësinë të punoj me ta gjatë muajve dhe viteve në vazhdim”, deklaroi President Obama.  Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, ai është drejtor i Zyrës së Zhvillimit të Karrierës dhe Pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit. Më parë ka qenë zv/Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit. Arvizu ka qenë gjithashtu zëvendës Shef Misioni në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka punuar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Arvizu ka lindur në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe është rritur në Kolorado. Ai ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin Georgetown.

Nga Ulysses Grant-Smith te Alexander Arvizu
SHBA është aleati më i rëndësishëm në botë, duke pasur marrëdhënie mjaft të mira me Shqipërinë. Gjatë gjithë historisë së dy shekujve të fundit, SHBA ka qenë avokat i vendit tonë në kushtet kur ka qenë i rrezikuar. Presidenti Wilson që në dy dekadat e fillimit të shekullit XX ka vënë veton për çështjen shqiptare. Edhe pse SHBA e njihte mirë historinë e vendit tonë, marrëdhëniet diplomatike kanë filluar në vitin 1922. Këto marrëdhënie u mbajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore për tu mos u arritur më deri në rënien e Komunizmit. Gjatë kohës që vendin e ka qeverisur Enver Hoxha, “SHBA ishte një tigër prej letre” duke mos pasur ambasadorë në vendet respektive. Me rrëzimin e regjimit totalitar, SHBA cakton ambasadorin e saj në Shqipëri. Prej atij viti marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë ardhur duke u forcuar për të krijuar një bashkëpunim mes tyre. Kulmi i këtyre marrëdhënieve ka arritur në vitin 2008 kur SHBA vendosi që Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s. Aktualisht marrëdhëniet mes tyre janë të mira edhe pse ambasadori Withers ka pasur disa kritika kundrejt vendit tonë lidhur me çështje të caktuara.

Barack Obama
“Jam mirënjohës që këta individë impresionues (u referohet edhe ambasadorëve të tjerë) kanë pranuar të përfshihen në administratën time. Jam i sigurt se ata do të shërbejnë më aftësi në rolet e tyre të reja dhe shpreh kënaqësinë të punoj me ta gjatë muajve dhe viteve në vazhdim”, deklaroi President Obama.

SHBA-SHQIPËRI
SHBA është aleati më i rëndësishëm në botë, duke pasur marrëdhënie mjaft të mira me Shqipërinë. Gjatë gjithë historisë së dy shekujve të fundit, SHBA ka qenë avokat i vendit tonë në kushtet kur ka qenë i rrezikuar. Presidenti Wilson që në dy dekadat e fillimit të shekullit XX ka vënë veton për çështjen shqiptare. Edhe pse SHBA e njihte mirë historinë e vendit tonë, marrëdhëniet diplomatike kanë filluar në vitin 1922.

ALEXANDER ARMANDO ARVIZU – Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
Posti që mban aktualisht:
Drejtor i Karrierës për Nivelin e Hyrjes – Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimet
( HR/CDA/EL) Burimet Njerëzore/ Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimeve) Byroja e Burimeve Njerëzore
VEND BANIMI LIGJOR
Virxhinia
GRADA QË KA NË SHËRBIMIN E JASHTËM
Ministër Këshilltar
ADRESA ZYRTARE
Departamenti Amerikan i Shtetit
Washington, DC
DATA E LINDJES:
15 Mars 1958
VENDLINDJA:
Kampi Ushtarak Amerikan Drew ( U.S. Army Camp Dreë)
Prefektura Gumma, Japoni
GJENDJA CIVILE:
I martuar
EMRI I BASHKËSHORTES:
Anne Florence Cunningham
EMRAT E FËMIJVE:
Yukiko, Hailey Arvizu
ARSIMI:
Universiteti Georgetown, 1976 – 1980,  i diplomuar në fushën e shkencave në Shërbimin e Jashtëm
Universiteti Doshisha, student në kuadrin e programit të shkëmbimeve 1978 – 1979
Kyoto, Japoni ( program një vjeçar jashtë vendit për të rinj, i padiplomuar) 1980

SHERBIMI USHTARAK:
Nuk ka kryer
GJUHET E HUAJA:
Japonisht ( njohuri pune profesionale)
Koreançe ( njohuri pune profesionale)
Tajlandisht( njohuri të kufizuara profesionale)
Khmere ( njohuri të kufizuara profesionale)

PËRVOJA:
Nga viti 2009 deri tani
Drejtor i Zhvillimit të Karrierës dhe Emërimeve të Nivelit të Hyrjes
( HR/CDA/SL) Byroja e Burimeve Njerëzore
2007 – 2009
Zëvendës Ndihmës Sekretar, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit
2004 – 2007
Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Bankok, Tailandë
2003 – 2004
Anëtar i Seminarit të Lartë, Instituti i Shërbimit të Huaj
2000 – 2003
Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Pnom Pen, Kamboxhia
1999 – 2000
Student i gjuhës khmere, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1998 – 1999
Drejtor i Çështjeve Aziatike, Këshilli i Sigurimit Kombëtar
1997 – 1998
Zëvendës Drejtor, Byroja e Çështjeve Japoneze
1996 – 1997
Ndihmës Special, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit
1994 – 1996
Referent, Byroja e Çështjeve Japoneze
1991 – 1994
Sekretar i Parë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Bankok, Tailandë
1990 – 1991
Student i Gjuhës Tajlandeze, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA

1988 – 1990
Pjesëtar i Stafit, pjesëtar i Stafit të Sekretariatit dhe Stafit të Ekzekutivit
1985 – 1988
Sekretar i Dytë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1983 – 1985
Zëvendës Konsull, Konsullata e Përgjithshme Amerikane në Osaka – Kobe, Japoni
1982 – 1983
Zëvendës Konsull, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1981 – 1982
Punonjës i Drejtorisë së Nivelit të Hyrjes, Trainimit Funksional dhe Orientues, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1980 – 1981
Ministria Japoneze e Arsimit, Seksioni i Programit Mësimdhënës  të Anglishtes ( paraardhësi i Programit Mësimdhënës Japonisht – Anglisht)

Vlerësime/Medalje
Shpërblim me pagë për performancë të Lartë në Shërbimin e Jashtëm
Medalje e Lartë Nderi
Medalje Nderi për Merita ( në grup) 1991
TiranaObserver.com.Al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/07/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.