Ndahet nga jeta aktori i njohur shkodran Bep Shiroka

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3845
SHKODER- Ndahet nga jeta në moshën 76 vjecare aktori i njohur shkodran Bep Shiroka. Aktori ndërroi jetë pas një ataku kardiak, ndërsa ndodhej në banesën e tij në qytetin e Shkodrës.
Bep Shiroka ka lindur në 25 Shtator të vitit 1933 në Shkodër. Roli i tij i parë ka qenë një rol dytësor në dramën “Nora e Kelmendit” ku ai e interpretojë shumë mirë duke bërë kështu që me pas t’i besohet roli kryesor në dramën “Histori Irkutase”.

Ai ka luajtur në plot 150 role, të cilat e bënë të dashur jo vetëm për publikun shkodran por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu mund të veçojmë interpretimet e tij në komedinë “Çifti i lumtur”, në dramën “Dasëm me Flamur” dramën “Franku i V-të” e shumë të tjera.

Në kinematografi roli i tij i parë ka qenë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bënte atë të njohur para gjithë artdashësve ishte ai i babait fanatik në filmin “Çifti i Lumtur” në vitin 1975.

Më tej karriera e tij vazhdon edhe me më shumë se 30 role të tjera të interpretuara me shumë mjeshtëri. Këtu mund të përmendim rolin e xhandar Veselit në filmin “Koncert në vitin 1936” etj. Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.
e.n/news24/BalkanWeb

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/07/2010. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.