22 diktatorët më të mëdhenj që janë ende në pushtet

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4511
Nga Kim Jong e Robert Mugabee deri tek Hugo Chavez e Raul Castro Sunduesit që erdhën në pushtet nëpërmjet revolucioneve të lirisë Sot, thuajse 1.9 miliardë njerëz jetojnë nën sundimin e 22 autokratëve. Kostoja e gjithë këtij despotizmi ka qenë asgjësuese. Miliona jetë kanë humbur, ekonomi të tëra janë rrënuar dhe shtete të tëra kanë dështuar nën shtypje brutale. “Freedom House” raporton se vetëm 60 përqind e vendeve të botës janë demokratike, shumë më shumë se 28 përqind që ishin në vitin 1950. E shumë prej atyre nuk janë demokraci reale, por udhëhiqen nga despotë të maskuar, ndërkohë që bota e merr lirinë për të mirëqenë. Edhe pse diktatorët janë të gjithë të këqij sipas mënyrës së tyre ka një tipar që është shumë i zakonshëm dhe i padurueshëm tek shumë prej tyre: Frekuenca shqetësuese me të cilën shumë despotë, ashtu si në Kirgistan e kanë nisur karrierën e tyre si “luftëtarë lirie” të supozuar të çlironin njerëzit e tyre. Në vitin 2005 Bakiyev udhëhoqi revolucionin e Tulipanëve për të rrëzuar diktatorin e mëparshëm. Kjo është e ngjashme dhe me diktatorët afrikanë. I pari në listën e diktatorëve më të tmerrshëm që udhëheqin është Kim Jong. Një izolues me kultivimin e kultit të personalitet që preferon konjakun francez. Kim i ka varfëruar njerëzit e tij dhe ka futur me mijëra në burg, ndërkohë që ka shpenzuar burimet e pakta të vendit për programin bërthamor. Robert Mugabe mban vendin e dytë. Një “hero” i lirisë që luftonte për pavarësi e ka transformuar veten në një despot vrasës. Mugabe ka arrestuar dhe torturuar çdo kundërshtar politik duke varfëruar vendin për të fryrë llogaritë e tij vetjake. Al-Bashir është një fanatik megaloman, i cili është përgjegjës për vdekjen e miliona sudanezëve dhe është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për krime lufte, por ai vazhdon të qeverisë me grusht të hekurt. Ndërkohë, sudanezi Afwerki e ka kthyer vendin e tij në një burg kombëtar, ku media e pavarur është asgjësuar, zgjedhjet kundërshtohen kategorikisht dhe shërbimi ushtarak është i detyruar, ndërkohë që qeveria preferon të mbështesë militantët somalezë në vend të popullit. Në Uzbekistan sundon Karimov, i cili është një bandit i pamëshirshëm që udhëheq që në kohën sovjetike, i cili ka ndaluar partitë opozitare dhe ka futur në burg rreth 6500 kundërshtarë politikë, si dhe etiketon këdo që e kundërshton si “terrorist islamik”. Tradhtar i filozofisë së lirisë të Revolucionit Islamik, Ahmedinejad ka ndërmarrë një program bërthamor kundër ligjit ndërkombëtar. Ai është përgjegjës për padrejtësi të shumta gjatë pesë viteve të tij në pushtet. Lideri sharlatan i Revolucionit Bolivian, Chavez promovon një doktrinë të demokracisë pjesëmarrëse, në të cilën ai është pjesëmarrësi i vetëm, duke qenë se ka burgosur gjithë liderët e opozitës. Compaore është një despot pa vizion dhe axhendë, përveç përpjekjes për të mbajtur pushtetin e tij dhe për të asgjësuar kundërshtarët politikë. Compaore erdhi në pushtet duke vrarë paraardhësin e tij, Thomas Sankara. Vëllai i dytë Castro nuk është i ndërgjegjshëm që revolucioni që ai udhëheq është i dalë mode dhe i dështuar, e aspak koherent me aspiratat e njerëzve kubanë. Ai ia vesh dështimin e revolucionit komploteve të huaja.

1. KIM JONG IL
Vendi: Koreja e Veriut
Vitet në pushtet: 16
Një izolues me kultivimin e kultit të personalitet që preferon konjakun francez. Kim i ka varfëruar njerëzit e tij dhe ka futur me mijëra në burg, ndërkohë që ka shpenzuar burimet e pakta të vendit për programin bërthamor.

2. ROBERT MUGABE
Vendi: Zimbabve
Vitet në pushtet: 30
Një “hero” i lirisë që luftonte për pavarësi e ka transformuar veten në një despot vrasës. Mugabe ka arrestuar dhe torturuar çdo kundërshtar politik duke varfëruar vendin për të fryrë llogaritë e tij vetjake.

3. THAN SHWE
Vendi: Burma
Vitet në pushtet: 18
Një i çmendur ushtarak pa zemër, shqetësimi i vetëm i të cilit është pushteti i tij. Shwe ka asgjësuar opozitën me arrestime dhe izolim, duke mohuar ndihmën humanitare për popullin e tij pas ciklonit vdekjeprurës Nargis në vitin 2008.

4. OMAR HASSAN AL-BASHIR
Vendi: Sudan
Vitet në pushtet: 21
Al-Bashir është një fanatik megaloman, i cili është përgjegjës për vdekjen e miliona sudanezëve dhe është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për krime lufte, por ai vazhdon të qeverisë me grusht të hekurt.

5. GURBANGULY BERDIMUHAMEDOV
Vendi: Turkmenistan
Vitet në pushtet: 4
Si pasardhës i tiranit ekscentrik Saparmurat Niyazov, ky dentist i panjohur ka vazhduar me politikat shtypëse të paraardhësit, duke u shpjeguar kjo me faktin se fundja ai ka “një ngjashmëri të madhe me Niyazov”.

6. ISAIAS AFWERKI
Vendi: Eritrea
Vitet në pushtet: 17
Afwerki e ka kthyer vendin e tij në një burg kombëtar, ku media e pavarur është asgjësuar, zgjedhjet kundërshtohen kategorikisht dhe shërbimi ushtarak është i detyruar, ndërkohë që qeveria preferon të mbështesë militantët somalezë në vend të popullit.

7. ISLAM KARIMOV
Vendi: Uzbekistan
Vitet në pushtet: 20
Karimov është një bandit i pamëshirshëm që udhëheq që në kohën sovjetike, i cili ka ndaluar partitë opozitare dhe ka futur në burg rreth 6500 kundërshtarë politikë, si dhe etiketon këtdo që e kundërshton si “terrorist islamik”.

8. MAHMOUD AHMADINEJAD
Vendi: Iran
Vitet në pushtet: 5
Tradhtar i filozofisë së lirisë të Revolucionit Islamik, Ahmedinejad ka ndërmarrë një program bërthamor kundër ligjit ndërkombëtar. Ai është përgjegjës për padrejtësi të shumta gjatë pesë viteve të tij në pushtet.

9. MELES ZENAWI
Vendi: Etiopi
Vitet në pushtet: 19
Zenawai është më ekstremist se ish-diktatori marksist që ai rrëzoi para dy dekadash. Ai ka asgjësuar opozitën, ka ndrydhur çdo mospajtim me politikën e tij dhe ka depozituar me miliona dollarë në llogaritë e tij personale jashtë vendit.

10. HU JINTAO
Vendi: Kinë
Vitet në pushte:
Një despot me formë kameleoni, i cili mashtron investitorët e huaj me një buzëqeshje dhe përkulje, por shtyp me egërsi çdo mosbindje politike. Ai tani po synon ato që përshkruhen si koloni të reja në Afrikë për të thithur burimet natyrore.

11. MUAMMAR AL-QADDAFI
Vendi: Libi
Vitet në pushtet: 41
Një egoist ekscentrik i njohur për fjalimet e tij pompoze dhe politikën e çoroditur, Qaddafi drejton një shtet policor bazuar në versionin e tij të Librit të Kuq të Maos të quajtur “Libri i Gjelbër”.

12. BASHAR AL-ASSAD
Vendi: Siri
Vitet në pushtet: 10
Një despot që do të duket dhe që përpiqet të ndjekë hapat e të atit, Assad-i ka shpenzuar miliarda dollarë në fatkeqësi të politikës së jashtme në Liban dhe Irak, duke neglizhuar kështu nevojat e sirianëve.

13. IDRISS DÉBY
Vendi: Çad
Vitet në pushtet: 20
Pasi udhëhoqi një sulm rebel kundër një ish-diktatorit, sot Deby përballet me të njëjtën sfidë – nga një prej ish-zyrtarëve të kabinetit të tij. Deby e ka rrënuar ekonominë e vendit duke shpenzuar për ushtrinë.

14. TEODORO OBIANG NGUEMA MBASOGO
Vendi: Guinea Ekuatoriale
Vitet në pushtet: 31
Obiang dhe familja e tij zotërojnë gjithë ekonominë duke zotëruar 600 milionë dollarë, ndërkohë që popullsia jeton në varfëri dëshpëruese. Nëse paratë do të ndaheshin në mënyrë të barabardh GDP-ja për frymë do ishte e njëjtë me çdo vend të zhvilluar Evropian.

15. HOSNI MUBARAK
Vendi: Egjipt
Vitet në pushtet: 29
Autokrati paranojak dhe i moshuar, shqetësimi i vetëm i të cilit është të qëndrojë në pushtet është dyshues edhe për hijen e tij. Ai ka mban në vend një ligj emergjence 30-vjeçar për të shtypur çdo aktivitet të opozitës.

16. YAHYA JAMMEH
Vendi: Gambia
Vitet në pushtet: 16
Ky kloun ekscentrik është zotuar të udhëheqë vendin për 40 vjet dhe pretendon se ka zbuluar kurën për HIV/AIDS. Ai në fakt pretendon dhe se ka fuqi mistike dhe se do e kthejë Gambian në një vend që prodhon naftë, por s’ka pasur sukses deri tani.

17. HUGO CHÁVEZ
Vendi: Venezuelë
Vitet në pushtet:11
Lideri sharlatan i Revolucionit Bolivian, Chavez promovon një doktrinë të demokracisë pjesëmarrëse, në të cilën ai është pjesëmarrësi i vetëm, duke qenë se ka burgosur gjithë liderët e opozitës.

18. BLAISE COMPAORÉ
Vendi: Burkina Faso
Vitet në pushtet: 23
Compaore është një despot pa vizion dhe axhendë, përveç përpjekjes për të mbajtur pushtetin e tij dhe për të asgjësuar kundërshtarët politikë. Compaore erdhi në pushtet duke vrarë paraardhësin e tij, Thomas Sankara.

19. YOËERI MUSEVENI
Vendi: Ugandë
Vitet në pushtet: 24
Pasi udhëhoqi një sulm rebel që pushtoi gjithë Ugandën në vitin 1968, Museveni deklaroi: “Asnjë kre shteti afrikan s’duhet të qëndrojë në pushtet më shumë se 10 vjet”. Por, pas 24 vjetësh ai vazhdon të jetë në pushtet.

20. RAUL CASTRO
Vendi: Kuba
Vitet në pushtet: 2
Vëllai i dytë Castro nuk është i ndërgjegjshëm që revolucioni që ai udhëheq është i dalë mode dhe i dështuar, e aspak koherent me aspiratat e njerëzve kubanë. Ai ia vesh dështimin e revolucionit komploteve të huaja.

21. ALEKSANDR LUKASHENKO
Vendi: Bjellorusi
Vitet në pushtet: 16
Një autokrat dhe ish-drejtues ferme kolektive, Lukashenko e udhëheq vendin me grusht të hekurt, duke monitoruar çdo lëvizje të opozitës me një polici sekrete, e cila ka marrë me përbuzje emrin KGB.

22. PAUL BIYA
Vendi: Kamerun
Vitet në pushtet: 28
Biya është një bandit i sjellshëm, i cili thuhet se ka grumbulluar një pasuri personale prej më shumë se 200 milionë dolalrësh. Ai ka zgjeruar dhe limitin e mandatit të tij në mënyrë që partia të qëndrojë në pushtet për shumë kohë.
TiranaObserver.com.al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/07/2010. Filed under Komunistet Botëror. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.