Ylli Pango fiton gjygjin me Top Channel

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4766
Gjyqi me Top Channel, Pango 400 mije euro demshperblim.
Tirane- Gjykata e Tiranes ka vendosur dje gjobitjen e televizionit kombetar Top-Channel, per videon e cilesuar si skandal seksual te dhene ndaj ish-Ministrit te Kultures, Ylli Pango. Pas nje maratone te gjate gjyqesore, gjyqtari Agim Bendo, vendosi dje denimin e televizionit me nje shume prej 400 mije euro gjobe. Ne te njejten kohe, gjykata u shpreh se nuk duhet te transmetohen me video te tilla, qe cenojne jeten e tjetrit. Sipas vendimit te gjykates, gazetaret nuk kane te drejte te futen ne shtepine e asnje individi, qofte ky edhe minister, duke i shkelur jeten private. Gjate vendimit te djeshem, gjyqtari Bendo u shpreh se ndaj Pangos jane shkelur te gjitha te drejtat, kur e kane cenuar pas shfaqjes se imazheve private te filmuara ne shtepine e tij. Kjo video, tha gjykata ne vendimin e djeshem, eshte e paligjshme dhe ne keto kushte nuk duhej te shfaqej publikisht.

Po ashtu gjykata vendosi qe nuk duhet te publikohet nga ky televizioni asnje video, debat, interviste, apo koment per ish-ministrin. Gjate seances se djeshme nuk ishte i pranishem asnje prej paleve, por vetem mbrojtesit e zgjedhur prej tyre. Padia e Pangos mbante numrin 2669 dhe u regjistrua ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne 24 shtator te vitit 2009, me baze ligjore padi shkaktim-demi. Ne objektin e saj, ish-ministri kerkonte “deklarimin e pales se paditur, pergjegjese per shkaktim demi ndaj personit, si rezultat i publikimit te te dhenave te pasakta, jo te verteta dhe te perfituara ne menyre te paligjshme. Detyrimin e pales se paditur te mos publikoje ne te ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj pales paditese, te cilat ne menyre direkt apo indirekte te mund te demtojne personin e tij.

Detyrimin e pales se paditur te paguaje shperblimin per demin e shkaktuar ne vleren 1 milion eurove.” Trupi gjykues i perbere nga kryetari Agim Bendo, dhe anetaret Majlinda Doga e Bledar Abdullai, duke u bazuar ne nenet 8 dhe 10 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ne dispozitat e legjislacionit vendas, vendosen te shpallin fajtor televizionin Top Channel qe publikoi materialin e pavertete, e per pasoje kerkoi prej tij, qe te demshperbleje ish –ministrin me 400 mije euro. Ngjarja per te cilen ish-ministri paditi ne Gjykaten e Faktit televizionin Top-Channel, kishte si zanafille te saj transmetimin e nje video me daten 4 mars te vitit te kaluar, ku Pango filmohej ne banesen e tij, duke i kerkuar favore seksuale nje vajze te re, e cila kishte aplikuar per nje vend pune ne Ministrine e Kultures Rinise dhe sporteve.

Pas transmetimit te kesaj video, Pango u shkarkua nga detyra. 400 Mije Euro eshte gjoba qe duhet te paguaje televizioni Top-Channel ndaj ish-ministrit Ylli Pango, per video e cilesuar si skandali seksual, me nje vajze te re, e cila kishte kerkuar pune ne dikasterin e tij. 1 milion Euro ishte shuma qe Pango kerkonte nga personat e paditur prej tij, si dhe mos publikimin ne te ardhmen artikuj intervista apo komente ndaj pales paditese, te cilat ne menyre direkt apo indirekte te mund te demtojne personin e tij. Padia Padia ne ngarkim te televizionit Top-Channel u depozitua ne Gjykaten e Tiranes me 24 shtator te vitit te kaluar, ku ish-ministri e akuzonte palen e paditur per “shkaktim demi”. Padia u gjykua nga gjyqtari Agim Bendo.
Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/06/2010. Filed under Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.