Dita e jetimeve – 18 Maj

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3030
Dita e jetimëve, Presidenti flet për politikë.
TIRANË – Dita e tetëmbëdhjetë e muajit maj në të gjithë botën i dedikohet fëmijëve jetimë. Edhe vendi ynë sikundër ka ratifikuar pjesën më të madhe të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (fëmijëve) nuk mund të mos bënte diçka në këtë rast.

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe të Baletit, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, organizoi një veprimtari kulturore e humanitare.

Vetëm një herë në vit drejtuesit e vendit i kthejnë sytë nga kjo shtresë, madje edhe këtë moment e shfrytëzojnë për të folur për problemet politike. “Sot, ne natyrisht që do të flasim dhe për politikë. Ka nevojë të flitet për politikë, ka nevojë të bëhet debat politik, por ka nevojë që jeta t’i ruajë proporcionet e saj.

Nganjëherë vërtet me idenë, mesazhet për fëmijët jetimë i lëmë në planin sekondar dhe kjo është një autokritikë që vjen nga unë së pari, pastaj duhet të vijë dhe nga të tjerët, sepse kjo është kategoria e cila ka nevojë për më shumë mbështetje”, u shpreh presidenti Topi gjatë fjalës së tij përshëndetëse. Edhe në këtë aktivitet si në shumë të tjerë paraardhës, u fol për kushtet sociale të fëmijëve që nuk i kanë prindërit, por pa prezantuar ndonjë projekt konkret.
Y.Lezo/Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/06/2010. Filed under Festa. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.