Homoseksualiteti në debatet e politikanëve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2825
Uidhers, apel politikanëve të vishen me minifund. Uidhers ambasadori amerikan – homoseksualizem dhe Shqiperia. Ambasadori amerikan kërkon gejizimin e shqiptarëve në këmbim të integrimit.
Ambasadori amerikan Xhon Uidhers është shumë i pakënaqur me procesin e gejtizimit të politikanëve shqiptarë, si kusht themelor për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në fund të mandatit të tij, Uidhers u kërkon liderëve politikë në vendin tonë
që të “vishen nganjëherë me minifund” në shenjë solidariteti me fenomenin “Klodi”. Me nota lutjeje dhe presioni të përzier bashkë, Uidhers u kërkon politikanëve tonë që të gjejnë hapësirat e duhura dhe të shprehin si me fjalë, ashtu edhe me gjeste, dyzimin seksual dhe butësinë femërore, pasi kjo është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes evropiane. Megjithëse ka disa muaj që ligji i famshëm kundër diskriminimit është miratuar nga Parlamenti Shqiptar, diplomati amerikan ka rezerva të mëdha për nivelin e respektimit dhe të zbatueshmërisë së këtij ligji. Sipas tij, gjuha e politikanëve shqiptarë është tejet agresive dhe në kundërshtim me brishtësinë e homoseksualëve. Ndaj, Uidhers, jo pa të keq mendon se duhet të jenë politikanët ato që duhet të japin shembullin e parë të jetësimit të këtij ligji. Ai i kritikon liderët kryesorë politikë për pandjeshmëri në këtë drejtim dhe për mashkullitet të tepruar. Ambasadori amerikan i këshillon qeveritarët se solidaritetin ndaj Klodit mund ta shprehin edhe nëpërmjet tonit të zërit gjatë deklaratave publike, nëpërmjet veshjeve provokuese dhe shikimeve joshëse. Sipas tij, indiferenca e liderëve politikë ndaj homoseksualëve e dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve si dhe frenon proceset integruese.

Reagimi

Ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers ka kritikuar dje Ramën dhe Berishën për indiferencën e tyre ndaj diskriminimit të rastit “Klodi”, i cili pasi mori pjesë në një realiti shou, deklaroi dhe prirjet e tij homoseksuale. Gjatë fjalës së tij në një konferencë me titull “Për mbrojtjen nga diskriminimi” e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinki, Uidhersi e kritikoi politikën shqiptare për heshtjen e saj ndaj protestave kundër Klodit. Uidhers tha gjithashtu se ku vjen shtrohet çështja e homofobisë, qeveria dhe opozita bëjnë vetëm retorikë. “Politika heshti për rastin “Klodi. Qeveria dhe opozita dinë të bëjnë vetëm retorikë në rastet e homofobisë”, tha Uithers. Më tej, ambasadori amerikan deklaroi se ligji për diskriminimin në Shqipëri nuk do ketë vlerë nëse nuk do të zbatohet në praktikë.Në fjalën e tij në konferencë, Uithers theksoi se “ligji do të jetë asgjë nëse nuk zbatohet në praktikë. “Përshëndes ligjin kundër diskriminimit, por ligji nuk është asgjë nëse nuk zbatohet në praktikë. Pozita dhe opozita nuk kanë vështirësi të flasin për çdo gjë tjetër në vend, por askush nuk flet as edhe një fjale për homofobinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë zyrtar apo përfaqësues i opozitës”, u shpreh Uidhers. Qëllimi i kësaj konference është shkëmbimi i përvojave rajonale lidhur me mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe të përvojave pozitive të strukturave të caktuara për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë.

Angazhimi i Uidhers për mbrojtjen e Klodit

Ambasadori amerikan Xhon Uidhers është angazhuar personalisht për mbrojtjen e Klodit të famshëm që u vetëdeklarua homoseksual dhe të familjes së tij. Ndërkohë që Klodi nuk kishte dalë ende nga realiti shou dhe protestat kundër tij kishin vijuar në Lezhë, Uithers bashkë me Bernd Borchardt, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit vendorë, policinë dhe të rinjtë e qytetit të Lezhës. Uidhers kishte qëllim mbrojtjen e familjes së Klodian çelës, pas protestave të kryera në Lezhë dhe kërcënimit direkt që dy të rinj bënë për jetën e tij në një televizion. Gjatë takimi, Uidhers dënoi thirrjet diskriminuese të ekstremistëve grekë e duke vazhduar me historinë e Klodit. “Disa javë më parë, një djalë i ri kurajoz, i quajtur Klodian Çela deklaroi publikisht se është homoseksual. Dhe fill pas kësaj zonja që është në krah, (Lume Çela) mbajti një qëndrim mbështetës dhe e përgëzoj për atë që ka bërë. Familja e saj është nga Lezha, por ka pasur persona në Lezhë që kanë folur në mënyrë homofobike ndaj saj. Unë nuk i sfidoj të drejtën të shprehin haptas lirinë e tyre dhe mendimin e tyre. Unë gjithnjë kam për të respektuar lirin e fjalës. Dhe në fakt, kur liria për të folur dhe shprehur kërcënohet me dhunë, ku familja çela detyrohet të largohet, ky është një diskriminim”, ka pohuar Uidhers.

Borchardt mbështet Klodin

Edhe ambasadori gjerman, Borchardt ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Klodit, nisur nga kërcënimet sipas tij dhe protestat e zhvilluara në Lezhë, duke u shprehur pro mbrojtjes së pakicave. Sipas tij, ishte jonormale që një preson të jetoje me kërcënime thjeshtë për prirjet e tij seksuale. Borchardt e ka shoqëruar Uidhersin gjatë vizitës në qytetin e Lezhës, duke u familjarizuar me problemin. Aktualisht Shqipëria ka të kompletuar bazën ligjore për anti-diskriminimin. Në shkurt të këtij viti, parlamenti miratoi nismën ligjore të qeverisë, por deri tani është zgjedhur vetëm kryekomisonerja.
Sot.com.al

***

Homofobia

Folësi i Ambasadës Amerikane: Rastet e Homofobisë dhe Media
Në kontekstin e debatit publik mbi të drejtat e homoseksualëve, Dr. Mindy Michels antropologe, diskutoi me studentët e Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës mbi rëndësinë e raportimit të rasteve të homofobisë. Dr. Michels vuri në dukje se lezbikët, homoseksualët dhe biseksualët janë një pakicë sociale e ligjshme të cilët meritojnë të kenë të drejta, mundësi dhe përgjegjësi të barabarta, dhe se mediat luajnë një rol vendimtar në sigurimin e këtij aksesi. Përveç kësaj, mediat kanë një përgjegjësi për të informuar publikun mbi këtë çështje përmes një raportimi të saktë, jo tendencioz i cili respekton edhe intimitetin individual. Gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se një pjesë e punës së tyre është të raportojnë edhe notat e urrejtjes apo përbuzjes kur ato shfaqen. Diskutimi nxiti pyetje të shumta nga studentët e pranishëm.
Albanian.tirana.usembassy.gov

***

Tiranë, sulmohet me thika tranvestiti

Tranvestiti i njohur me emrin Anxhela është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën, pas plagëve të marra nga goditjet me armë të ftohtë.
Sipas policisë, Anxhela është goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit pranë Pallatit Kulturës, çka i kanë shkaktuar atij plagë të rënda që sipas mjekëve nuk i rrezikojnë jetën. Uniformat blu saktësojnë se tranvestiti ishte në gjendje të dehur në momentin që u transportua në spital.
Ende të paqarta shkaqet e krimit apo autorësia e tij. Policia po punon për zbardhjen e tyre.
24ore

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 16/06/2010. Filed under Politika,Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.