Rusinë e fuqizoi vet perëndimi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 134

Rusia u forcua ne dy shekujt e fundit nga vet perëndimi qe luftoi krah Rusëve. Ndërkohë që Evropa dhe bota luftoi, Rusia fitoi territore ne dy luftrat Ballkanike dhe dy luftrat boterore dhe më parë fitoi ndaj osmanëve. Rusia ja doli ta përdorte perëndimin per t’u zgjeruar në Evropë si vet, por dhe nëpërmjet shteteve satelite ortodokse të Ballkanit.
Dy popuj janë edhe sot baza e sigurisë se Evropës, shqiptarët dhe gjermanët. Që të dy keta popuj humbën territoret e tyre, në vend që te krijoheshin dy shtete te forta, pasi Rusia punoi fort me dobësu shqiptarët e gjermanët për mbi 150 vjet. Dobësimi i shqiptarëve dhe i gjermanëve, do te thoshte renia e sigurisë se Evropës. Rënia e shqiptarëve dhe gjermanëve si bastion i parë me vijën sllavo_ruse është rënia e gjithë Evropës.
Si e përdori Rusia Evropën dhe ja shkatërroi gjithë sigurinë e saj?
1. Rusia mundi disa herë osmanët dhe i detyroi ata që të pranonin krijimin e disa shtetet ortodokse në Ballkan shpesh nga hiçi. Këto shtete u krijuan kryesisht ne territoret e banuara nga shqiptarët, duke asimiluar popullin shqiptar ortodoks në grek fallco e sllav si dhe duke dëbuar shqiptarët mysliman në Turqi. U krye nje holokaust i vërtet, me i madhi ne histori, ky mbi kombin shqiptar me miratimin, bashkëpunimin dhe heshtjen e Evropës. Rusia e shtetet ortodokse satelite te saj planifikuan, ti jepnin fund kombit shqiptar me luftrat ballkanike në 1912, por kjo u sabotua nga Austria. Serish ajo i zhvati Shqipërisë edhe territore te tjera, dhe vetëm me kërcënimin me luftë nga Austria, u krijua Shqiperia si shtet. Austria e dinte qe me rënien e Shqiperisë, do binte edhe ajo vet, e pas saj Gjermania, siç edhe ndodhi realisht. Rusia donte territorin e austriakëve ne Ballkan për aleatin e saj Serbinë dhe u realizua me Jugosllavinë. Pra, dy luftra ballkanike dhe disa luftra ruso_osmane, u deshën qe te shkatërronin kombin shqiptar dhe te ngriheshin shtetet ortodokse satelite te Rusisë në Ballkan. Rusia, shqiptarin e do te jetë sllav ose grek, ndërsa perëndimit për sigurinë e tij, i duhet te jetë shqiptar dhe sa me i fort.
2. Coptimi dhe dobësimi i gjermanëve me rrezimin e dy perandorive austriake dhe gjermane, ishte triumfi me i madh i Rusisë ne Evropë, pasi tokat gjermane ne lindje ju dhane sllavëve. Ky shkatërrim u be me dy luftra boterore. Kështu Polonia u shty në perëndim ne tokat gjermane dhe doli ne det, me miratim te Francës dhe Anglisë dhe tokat e saj te vjetra i mori Rusia e Bjellorusia, ku vet Rusia doli ne detin Balltik në Kaleningrad midis Polonisë dhe Letonisë. Popullsia Gjermane rreth 16 milion u dëbua ne trojet e saj historike që ja morën sllavët. Ky dëbim i gjermanëve u bë me marreveshjen midis Rusisë, Anglisë dhe Francës. Dëbimi i popullit gjerman dhe asimilimi dhe debimi i shqiptarëve, janë aktet me kriminale qe janë berë ne Evropë me propozim te Rusisë dhe miratim të Francës dhe Anglisë.
Rusia fitoi duke përdorur Francën, e cila donte shkatërrimin e shteteve gjermane. Franca për inat te vjerrës, nuk shkoi tek mullixhiu, por tek ariu dhe nuk mjaftoi, por terrhoqi tek strofulla e ariut Anglinë dhe Amerikën, ne dy luftrat botërore. Pas luftës se dytë ishte Amerika që e kuptoi qendrimin Rus dhe mori masat për mbrojtjen e Evropës me Naton. Madje dhe sot Amerika e kryen këtë mbrojtje. Pika kthese e perendimit ne sigurine e vet ishte bombardimi i Serbise ne 1999, por serish nuk eshte ecur me hapa te shpejt.
Situata është tepër e rend, pasi asnjë fuqi perendimore nuk ja mbledh dot me Rusisë sot, se ajo ka armë berthamore. Rusia, mund t’i pushtoj gjitha shtetet sllave nje e nga nje, sepse ka investuar per krijimin e zgjerimin e tyre dhe perëndimi do bëj sehir, pasi nuk bënë dot asgjë. Perëndimi jo sllav do të reagoj vetem nese preket vet nga Rusia por nje gjë e tillë do ishte me pasoja për njerzimin. Ndaj Perëndimi duhet të marri masa tani per sigurinë e tij dhe duhet te gjej mjetet për të neutralizuar Rusinë.
Me poshte disa harta sesi Rusia krijoi dhe zgjeroi veten e sllavet ne tokat shqiptare dhe gjermane.
Elena Kocaqi/Facebook

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 27/02/2022. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.