BISEDË ME VETEN

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 322
Shkruaj kur nuk të shkruhet, madje ethshëm dhe kur nuk mundesh, vetëm shkruaj,
Shkruaj duke ndjerë katarsis, për të gjitha kujtimet se ato kanë qenë jetë, dashuri shpirti të çlirtë,
Shkruaj për dëshirat që i ke akoma ëndrra dhe presin të friguara,

Shkruaj durueshëm edhe pse për pak kohë askush nuk do ta verë re këshillën që iu jep
Shkruaj ja ashtu pafajshëm, për ata që iu duhet kaq shumë për ta kuptuar të vërtetën,
Shkruaj për faljen, kur urren njerëz dhe do t’ë nxjerrësh dhimbjen që të bren,

Shkruaj kur do të shash dhe nuk mundesh t’i shprehësh fjalët e llumta,
Shkruaj për ata që nuk dinë ç’është dhimbja që shkaktojnë.
Shkruaj dhe nëse asnjë varg nuk mbetet .

Shkruaj vrullshëm, fito kohën që ti humb për të tjerët,
Shkruaj për fëmijët e tu që të të njohin sa je përpjekur dhe ata nuk e kanë kuptuar,
Shkruaj për të mirën që gjendet brenda nesh dhe shpeshherë nuk merr jetë,
Shkruaj për gjërat e vogla në dukje të pavlera por që kanë rëndësi, vetëm shkruaj.
Shkruaj për njerëzit edhe po nuk i lexuan vargjet e tua

Shkruaj për ata që përpiqen kështu si ti,
e ndoshta do ta marrin guximin të thonë fjalën e tyre siç duhet.
Shkruaj guximshëm, lër vulën tënde në këtë botë, se fjalët i merr era.

Shkruaj, dikush patjetër do të të kuptojë…

L.M/Proletari.com
28.04.2021

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/05/2021. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.