Ndërroj jetë dr. Pjeter Pepa

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2839
Pjeter PepaLajmi i vdekjes së Dr. Pjeter Ndoc Pepës u hap si një rrufe në gjithë Boten.

Ishte prej një familjes së vjeter qytetare, që banonte tek Arra e Madhe në Shkoder. Pjetri ka le me 18 Dhjetor 1942 në Shkoder, ku mori edhe mësimet e para të shoqnueme me tingujt e kumbonëve të asaj kishe Françeskane pranë shtëpisë.

Në vitet 1960-1965 ka krye Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, si student i dalluem. U emnue në Shkoder në vitin 1965. Ishte i prirun per studime.

Botimet e para shkencore i ka fillue në vitin 1966 në revistat periodike “ Shëndeti” “Shëndetësia Popullore” , “Buletini Shkencave Mjeksore” , “Buletini Stomatologjik”, në organet e shtypit periodik, ku ka botue edhe artikuj të karakterit historik dhe kulturor.

Në vitet 1969-70 ka shërbye në Lokalitetin e Dukagjinit, ku ka vazhdue me mbledhë materiale studimore nga ajo krahinë. Ne vitin 1972 ka krye kursin 3 mujor në Universitetin Shteteror Tiranë, dhe ka dhanë disa provime në Fakultetin e Histori-Filologjisë mbas-universitare edhe per gjuhët italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Në vitin 1974 asht specializue pranë Katedres së Stomatologjisë per Ortodonti.

Gati dhjetë vjet, ka drejtue repartin e Sherbimit të fëmijëve në qytetin e Shkodres.

Në periudhën 1990–1996 asht angazhue në proçeset demokratike, asht zgjedhë Deputet i Kuvendit Popullor per dy Legjislatura rradhazi. Ka kryer edhe detyren e Ambasadorit të Shqipnisë prane Selisë së Shenjtë -Vatikan, gjatë vitit 1997.

Në vitin 1998 asht kthye në profesion të lirë si pedagog i jashtem pranë Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbante detyren e Shefit të Sherbimit të Pedodontisë pranë Albanian -University dhe Shefi Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë pranë Universitetit. Ishte Anëtar i Komisionit Historik per Kanonizimin e Martirëve Shqiptar per Vatikanin. Asht i dekoruem nga Presidenti i Republikës me “ Medaljen e Trimërisë”, dhe ishte i zgjedhun nga Kuvendi Popullor me detyren e Anëtarit të Bordit drejtues të   “Institutit Studimor per Krimet e Komunizmit në Shqipni”.

Perveç botimeve shkencore, kulturore dhe politike, ku perfshihet edhe libri “Dosja e Diktaturës” Tiranë 1995, botimet ma të randsishme mbeten ata historiko – fetare të vitit 2007, me titull “Tragjedia dhe lavdia e Kishës Katolike Shqiptare” nder dy vllime, dhe “Familje Martire per Fe e Atdhe”.

Qyteti i Shkodres me vdekjen e Dr. Pjeter Pepës, ka humbë një intelektual të vetin të nderuem dhe të perkushtuem per nxjerrjen në pah të Gjenocidit kryem në atë Qytet Martir, nga diktatura komuniste. Në shenj respekti këta pak rreshta, Autori.
Fritz RADOVANI/Proletari.Com
Melbourne, 24 Mars 2014.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 24/03/2014. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.