Zhvillim apo Degjenerim

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1913
DegjenerimNdryshimet që ndollen në shoqërinë shqiptare fille mbas luftes se dyte botnore, na tregojne se raportet e shoqërisë s’onë janë largue nga baza e vlerave shoqnore që kemi pasur. Sigurisht, këtu nuk duhet perjashtue edhe indoktrinimi filozofik që perzhiti trunin t’one për ma se gjysem shekulli e qe lehteson, e pa veshtirsi, ndihmon të joshim edhe këta të kohes moderne. Kjo shifet qart nër disa gazeta dhe blogje.
E kam fjalën tek artikulli Darvini kunder Hyjnive shkrue para sa kohe ne gazeten Dielli nga zotni Luan Rama. Me sa duket zotni Rama ka lexue librin e ateistit Prof Richard Dawkins “The Gods Delusion”. Si ai dhe zotni Rama mundohen me na spjegue se si u krijue bota, dhe preardhjen e njeriut, pra simbas zotni Rames njeriu na ardhka prej majmunit e kete teze na e skjaron tuj u bazue ne teorin e Evolucionit Zotni Rama spjegon shume bukur se ku lindi, u edukue, shetiti dhe cfare vendesh vizitoi Darwini deri tek ishujt Galapagos etj etj. Zotni Rama na thot se Darwini zbuloi fosile, por nuk i shkon bisedes ma gjate dhe une do i spjegoj se cfare fosile u gjetne dhe cka u vertetue prej atyne zbulimeve.Zotnia shkruen se Darwinin na e paskan cuditun tregimet e nji skllavi dhe ato ner ishujt Galapagos, breshkat gjigande, zvarraniket gjigande me struktura qe u perkisnin kohrave te dinausorve specje qe jetojne ende dhe sot”.Po, jetojne edhe sot breshka dhe zvarranik ashtu si ishin atehere. Ne kapitullin ‘Nje surprize e cuditshme” Z. Rama na tregon kur Darwinit i vjen leter nga miku i tij ma i ri, Alfred Russel Wallace,por jo me ate pasuri zbulimesh e vezhgimesh shkencore qe kishte Darwini”, por zotni Rama nuk na thot si u zhvilluen punet.

Darwini dhe Wallace paraqitne mendimet e tyne prane Shoqates se Linnaean e ma vone, Wallace argumentoi se selekcioni artificial mund te prodhoje varietet te ri, por jo specie te reja. Julius Henry Pocaire me 1908 tha:” Shkenca asht e ndertueme ne fakte sikuse shtepija asht e ndertueme me gure, por nji grumbull faktesh nuk asht shkence, aqesa ashte shtepi nji grumbull gursh”.
Në librin e Prof Dawkins thohet:”Feja vorfron kulturen t’onë dhe na mundeson largimin nga realiteti” dhe për ketë arsyetim ai bazohet në shkencë.edhe ketu zotni Rama na bazohet ne do thanje te ketij libri. por tuj i shtue ne mendyren ma tinzare shpirtin urryes qe ka kundra religionit.
Është e drejta e gjithkujt që të ketë opinionet e tij, port te bazohemi ne fakte se këto lloj shkrimesh po gjejnë edhe perkrahje e atëhere disa na fryhen e po vertetojnë se nuk kane nji horizont te gjame ditunije, Sokarin tha:”Me vjene shume keq po kje se rregulloheni vetem me ate qe mund te matni dhe e shifni”. Pra jane shume sende qe na nuk i shofim nuk i prekum e as qe i kuptojme, por i mencmi tha;”Na ndoshta nuk mund te percaktojme kush e zbuloi ujin, por me siguri mund thona se nuk kje peshku”.
Zotni Rama, ju i rëshitni arsyetimit. Ju flitni perpa i tregue lexuesit ndoj fakt ose provë, flitni si t’a kishit në grusht të verteten, flitni si te ishi edukue ner shkolla simbas sistemit komunist, bazue ne Materializmin Dialektik qe jane fryti i teorise se evolucionit.
Shumë mendojnë se me grumbullimin e disa njohunive kanë pasunue menden, por harrojne se ajo dije duhet që prej mendes të kalojnë në ndergjegjen e njeriut e ajo i mungon tëgjithë atyne që edhe sot janë mbrojtesit e moralit komunist. Lidhja e njeriut me fenë ashtë nji gja që rrjedhë nga vullndesa e lirë e njeriut, sepse pa vullndesë të lire, nuk mund të ketë fe.

Shtaza s’mundet me pas religjion se i mungon vullndesa e lirë e me të vertete, me takoj me shetite gjithkah, dhe vizitova kopshte zoologjike, por as ndjeva as pash hajvana me religjion, Dr.Henry Moris citon Dr. Noam Chomsky-n qe ashte nji nder linguistat ma te njoftun, ai thot:” Zajet e shtazve dhe te folunit e njeriut nuk duhet te konsiderohen si funksione te krahasueshem” .
Sociologet e kohve të vona na thojne se:”mendimet e reja na paraqitne shumë forma Izmi; Darvinizem, Ateizem, Marksizem, komunizem, nazizem, fashizem, modernizem, liberalizem, sekularizem që nuk sollne kurgja tjeter veçse kontroll dhe zhgaterrim të individid dhe familjes e me siguri kur kjo ndodhe, edhe shoqëria ashtë e njajtë. Koha na tregoi se nazizmi, fashizmi dhe komunizmi jane pjedhe e evolucionit. Hitleri kje besimtar i evolucionit, ndjekes i Nietzches dhe i Heackelit e komunizmi mbyti ma shhume 135 miljon njerz gjat kohes se paqes.Pra keto izma nuk prodhuen tjeter vecse; renegat, pornograf te droguem e kjo ndolli vetem e vetem prej predikimeve qe bane ata qe u mburreshin me materializmin dialektik e si rezultat na duel nji numer i mire te rijsh me ide rrebele Ne kete mndyre, vlerat, njerzija dhe dashuria qe kishim ne te kaluemen, nuk kan ma ate kuptim se shume ndigjuen predikimet e Darwinit, Freud(Frojd),Horkhemer, Adorno e te tjere.
Perseris, ësht e drejta e juej me mendue shka të doni, por e shof me detyrë, për hirë te së vertetes me spjegue pak ma gjanesisht zbulimet e shkencatarve e jo do vendime te ndoj gjyqtari ne Amerike qe ti po mundohesh me na i marre si baze shkencore vendimet e tyne.”e ata qe kerkuen te drejten e tyne ti na i thrret fondamentalista.
Ashtë ma se e vertet se qysh me botimin e “Origine of Species”kah mbarimi i vitit 1859 pa kalue shume kohe, ajo teori u hap aqe shume sa qe G.J.Romanes shkroi ne broshuren Natura e nder te tjera tha:”Kurr ne histori te njerzimit nuk ka ken nji mendim kaq i madh qe me bam ndryshim si bani Doktrina e Evolucionit”. Dhe po ne te njajten vjete prof.Sedwick i Kambrigjit e keshilloi Darvinin tuj i thane se:” permes ideve te evolucionit raca njerzore ka per te pas nji dam qe mund t’a shtazaroje ate, dhe t’a zhyse njerzimin ne nji gjendje degradimi e prishje karakterit aqe fort qe most te gjindet nder shenime te histories”.E si t’u shikonte ne mbrendi, njashtu ndolli.
Duhet të shenoj se nuk kje vetëm Darvini që shkroi për evolucion, kjenë dhe shkruen edhe filozof, e nji nër ta kje Herbert Spencer, por siçna thot Will Durant: “Spencer ashtë i pasun në teori, por i vorfen në argumente”.
Tuj shikue tëgjitha thanjet e shkrimet, po mundohem, me aftesin e vogël t’emen me i paraqitun Evolucionistit t’one, anën tjeter të medaljes, dhe pyesim.
Shka mund të thohet për teorin e evolucionit? Henri Bergeson në vepren e tij L’Evolucion Creatrice thot: “Aty mblidhen copa e grima, por nuk spjegohet kurgja”
Ish evulocionisti Bulton Davidheiser ,Ph.D në Gjenetikë dhe Zoologji me 1969 shkroi:”Evulocionistat me punen e tyne kanë për të qenë pergjegjes për kohët plot rreziqe që kemi perpara,se evolucioni ashtë qenë nji faktor për perhapjen e filozofisë së pa Zot”. Pra zoti Rama, njeriu kur largohet nga drita e Zotit mbetet në terr e perplaset andej e këndej, por nuk jeni vetem, keni shumë shok. Evolucioni me shekuj i terhoq vemendjen shumë intelektualve, por në shekullin XIX kje shumë ma aktive nër disa fusha veprimi, por nuk kje aq i perhapun derisa Charls Darvini propozoi Zgjedhje Natyrore si elementin kryesor të tij.
Propaganda kje aqë e forte saqë çdo diskutim logjik kje hedh në nji anë prej forces që mori; edhe ata shkencatar që nuk pranduen atë mendim ndejne në heshtje për do kohë.

Porosija ishte që feja duhet t’i lëshoj rrugen shkences.
Predikataret e evolucionit vazhdimisht bertitshin :” Të gjithë shkencataret besojn në evolucion, prandaj edhe ju duhet të besoni në te.
Deshroj t’i kujtoj evolucionostit t’onë se në mes të fesë dhe shkencës duket nji konflikt i papajtueshëm se, shpeshherë konkurojnë për të njajten pyetje, por realiteti nuk është ashtu. Qysh kah gjysa e 1500 –shit Kardinal Baronius tha se:”Feja na tregon si me shkue në parajs(qiell), por jo si levizë qielli; e shkenca na flet për pjesen fizike se si qielli levizë”. Ma vonë ky dallim i thjesht, por me randesi u praqit edhe në shkrimet e Galileut, ku thotë:”Shkenca e feja objektivisht janë të pajtueshëme njena me tjetren edhe se kanë për qellim sfera të ndyshëme e të rralla, megjithë këta ndryshime, shkenca e feja duhet të flasin njena me tjetren”.e këte e pau Albert Einsteini ne vrejtjen e famshëme të tij tha:”Shkenca perpa fe asht e mpirë- e dobet, dhe feja pa shkencë ashtë qorre,pra shkenca dhe feja kanë nevojë njena për tjetren.”Feja ashtë forma e parë e mendimit filozofik të njerzimit, pra
feja ashtë filozofi e vertetë” (Fojerbah).
Papa Gjon Pali II pohoi se:”Shkenca mund pastrojnë fenë nga gabime e bestutri e feja mund pastrojë shkencen nga idhulltari të pakufizueme”.
G.K.Chesterton thot se:” feja asht baza e riprodhimit dhe provokuese e vazhdueshëme e ideve”.
Evolucionistat dhe ateistat gjithmone na mbshteten në shkencë.
Të shofim se si qendron qeshtja.

Së pari pyesim; Kush e sajoj shkencen?
Atij që i u njoft kjo merit kje Francis Bacon. Ai kje krijuesi i methodës shkencore i kombinimit të indukcionit dhe dedukcionit e pra ai nuk besoi ne evolucion, por besoi në Zotin.
Përseri pyesim: Kush kje shkencatari ma i njoftun? Sondazha e bame nër shkencatar para do vjetve, pruni si perfundim se shkencatari ma i madhi që ka jetue deri me sot kje Izsaac Newton, ai përveç zbulimeve, shkroi shumë libra edhe me permbajtje fetare, pra edhe ky besoi në Zotin.
Evolucioni, për disa të kohes moderne, pat për qellim kryesor me perjashtue çka ashtë supernatyrore se krijimi ashtë i papërftyrueshëm, e si rrjedhim jeta duhet të ket fillue nga materie e vdekun, gja që Louis Pasteur e perballoi para shumë vjetve, e eksperimentet e tija shkencore asgjasuen iden e krijimit të jetes në mënyrë spontane. Ai vertetoi se :”vetem jeta nep jetë”, por evulocionistat si evolucionisti i jone paraqiten mendime që asnjiherë nuk kan mujt të spjegohen, me fjalë të tjera, mundohen me spjegue sahatin perpa sahatçin.

E shof të arsyeshme me i kujtue zotni Rames disa shkencatar që krejtesisht refuzuen evolucionin.
Sir Ernst Chain, F.R.S fitues i Çmimit nobel në penicillinë
Louis Vialleton, ish professor i Zoologjisë, Anatomisë dhe i Psikologjisë Krahasuese në Universitetin Montpelier Francë.
Prof.Louis Bounoure, ish kryetar i shoqnisë së Biologjisë në Strasburg,Bounoure shkroi:”Evolucioni asht nji prallë, trillim që për të rritunit asht i padobishem”.
Prof. W.R.Thomson, F.R.S. për 30 vjetë drejtor i Institutit për kontroll të biologjisë në Otava për krejt Kanaden. Kje biologjist me fame botnore sa që kje zgjedhun për të shkrue parathanjen e botimit që do t’u bante për 100 vjetorin e botimit të “Origine of Spacie”të Darvinit. Ky në parathanje, me fakte zhgatrroi Darvinizmin e prej famet që kishte u detyruen me shkrue ate shka kishte shkrue.

Albert Fleishman, Prof. i Zoologjisë dhe anatomisë krahasuese në Universitetin e Earlangen të Gjermanisë tha se:” Teorija e Darvinit nuk e ka nji fakt për t’a vertetue… Nuk asht rezultat i nji hulumtimi shkencor, por asht prodhim i nji imagjinimi”.
Blaise Pascal, në Hidrostatike
H.Nilsson,Prof.i Gjenetikes në Universitetin Lund të Suedisë.
Johannes Kepler në mekaniken e trupave qiellore e mathematikë. shkroi:”Qellimi kryesor i krejt studimeve të krejt gjithësisë duhet që të jenë me zbulue rregullin e arsyeshem dhe harmonizimin që ashtë imponue në te prej Zotit të cillen na e bani të njoftun në formulen e mathematikes”
Charls Babbage në shkencë të kompjuterit.
Michel Faraday në elektromagnetikë e që kishte rreth 22 doktorata nderi.
Henri Fabre në entomologjin e insekteve të gjallë.
Robert Boyle në dinamiken e gazeve dhe kemistri.
Carolus Linnaeus në biologji sistematike.
Lord Kelvin në thermodinamikë.

Einstein. Kush kje ky njeri besoj se zotni Rama do te ket ndigjue per te . Ai tha se :’Zoti ashtë i padukshem, por nuk ashtë keqdashes”. Zotni Rama, Voltaire tha:”Ashte krejt jashte normave me percaktue Zotin e me dijt me saktesi perse Zoti e krijoje rruzullin kurse na nuk dina perse na lujme krahet t’one si mbas deshirit”.dhe kur Bayle e pyeti:”A munde te rroje nji shoqeri ateistash? Voltaire i pergjegji:”Po, ne qoft se ata jane edhe filozofa, por njerzit rradhe jane filozofa”.e vazhdon tuj thane :” Nji feshat per t’u quejtun i mire duhet te ushtroje religjion”.dhe vazhdon:” Une dishroj qe avokati im dhe rrobaqepesi te besojne ne Zotin se tuj qen te tille shume pak do te plackitem dhe mashtrohem”.
Të gjithë këta, dhe shumë e shumë të tjerë që unë nuk e shof të arsyeshme me i mbushun këto faqe, kjenë persona që besuen në Zotin. Tuj u ndie zani i tyre, krejt shtyllat e evolucionit u lekunden, sidoemos mbrenda ketyne 40-50 vjetve të fundit, tuj vertetue se evolucioni nuk ka baza as prova. Asull nuk ashtë teori aqë ma pak fakt.
Rreth 1920 na dolne Nebraska Man,Piltdown Man dhe Neanderthal Man,e u tha se, ekzistenca e njeriut mbeshtet ne keta tre zotnij ; I pari Amerikan, I pari Englez dhe I pari Europian.Dikush me 1922 gjet nji dhemballe dhe prof. Henry Osborn deklaroi se ajo rremballe ashte e nje qenje gjysem –majmun dhe gjysem njeri, por ky Nebraska Man nuk zgjati shume se me zbulime te vazhdueshme me 1927 provuen se ajo rremballe nuk ka ardhun nga njeri-majmun,por nga nje lloj deri te eger.
Neanderthal Man u thonte se asht pak ma i rregullt se sa majmuni,por me kapacitet te trunit shume te vogel, por i fameshmi Marcellin Boule provoj se truni i Neanderthal Man ishte si kapaciteti i trunit te njeriut te sotshem, dhe Duglas Dewar thot se “ata i vorroseshin te vdekunit me ceremony dhe ishte zejtar i kualifikuar”.

Pildown Man per 40-50 vjete bota u rrejt prej tije dhe Adamin e Even e hollen ne kosh. Personat kryesor te kesaje ngjarje kjen Charls Dawson qe gjeti pjesen e pare te kafkes, Sir Arthur Smith Woodward dhe nji prift Father Teilhard de Chardin.ketu me duhet me i skjarue zotni Rames se sa shume manipulime jam bam per ate teori qe ju po mundoheni me na e bam fakt shkecor. Ne dhetor 1912 Dawson dhe Wooward, para nji audience deklaruen se gjate kater vjetve pune kan gjet fosile te cuditesheme ne Pildown e qe ashte pjese e siperme e nji kafkes se njeriut dhe per bri nji koc nofulle te thyeme qe gjasonte ne majmun, me perjashtim se dhambet i ishin hanger jo si i hahen majmunit, por mungonte nji dhambe prej asaje nofulle, e si t’u gjindete ai dhamb, dhe pokje se ashte hanger si hahen dhambet, atehere qeshtja e majmunit-njeri do t’u perforecohet e me 29 gusht 1913 Dawson, Woodward dhe prifti De Chardin, shkuen ne Pildown me shosh zhavorin, e mbas do kohe
Chardin vikati se gjeti dhambin qe kerkojshin, dhambi i ra nofelles ska ma mire dhe ne kete mendyre u vertetue zotni Pildown.Disa shkencatar nuk e pranduen se nofulla e mjamunit i perket kafkes se njeriut, e i ketije mendimi kje edhe i mirenjoftuni antropologjist Marcellin Boule. Prseri me 1915 Dawson raportoi se ne vend tjeter, tri kilometra larg nga Pildown, ka gjet dy copa te vogla kafket dhe dhemballe te negjasheme me fosilin e Pildown. Pra nji dicka si majmun dhe kafke njeriu, dhe po e njajta gja u gjet tri kilometra larg qe dha me kuptue se ashte nji gja qe i kalonte cdo arsyetimi e kjo shtyni shume studioz me dyshue dhe me kambengulje kerkuen qe te studiohet dhe te provohet edhe njihere. Ne studimin e pare qe i u ba iu ndrrue mosha, ate e kishin shpallun gjyse miljoni te vjeter ndersa u vertetue se kishte 50,000 vjete. Studimet vazhduem, dhe si perfundim kje nji turp i madhe per ata qe kishin raportue per ket zbulim.U vertetue se kafka ashte e nji njeriut krejt si kafka e jone sot. Nofulla ishte e nji majmunit qe kishte cof ne ate kohe. Dhamballet u hetue se ishin ken hanger me lime qe te duken si te njeriut.Nofulla dhe dhamballet ishin qen njollos me kemikale me qellim qe te duken shume te vjetra.Pra i doli horlleku falsifikimit qe ishin mundue me bam, dhe fajin e kishte prifti se aj bertiti e gjeta.

Fakti ashtë se; shumë evolucionista të njoftun po i prandojne botenisht të mbetat e teorisë së Darvinit, e kete na i paraqet shumë bukur Francis Hitchling në librin e tij me titull; “The Neck of Girafe”.
Darvini shkroi” The Origine of Species’ me 1859, por 100 vjete ma vone bane mbledhje shkencatar të degve të ndryshëme si paleontologji, biologji, astrofizikë, astronomi etj. Në atë mbledhje u pranue se shumë gjana të teorisë të Darvinit nuk mund provohen shkencatarisht e dolne me sintezen moderne të Darvinit.
W.R Thomson, drejtor i Institutit te Kontrollit Biologjike ne Otava Kanada kje ftue me shkrue humjen e nji botimi qe do t’u bante per 100 vjetorin e”The Origine of Species”te Darwinit. Ky ne parathanje, urtisht e me fakte e zhgaterroj darwinizmin.
Ajo që i nxori themelet kje konferenca e mbajtun në Chikago U.S.A në Tetor 1980 ku u mblodhne ma se 160 evolucionista të njoftun me fame botnore e aty pranduen faktin e problemit që kanë me Fosile(mbeturinë kafshe ose bime parahistorike)dhe praktikisht, deklaruen vdekjen e Darvinizmit.Ata, pranuen se germimet e bame për ma se 130 vjetë në kerkim të fosileve për t’i studjue, nuk kanë tregue se ashtë nji lidhje fosilit në mes të nji species me nji tjeter. Malcholm Muggbridge vrojti se “jane bame spekullime te medha dhe me to fituen mendet e njerzve te shekullit njizet”.

Sa ma tepër që shkencataret kanë kerkue me gjetun mënyren kalimtare që ndollë në mes nji specie me nji tjeter, aqë ma tepër janë ndam të paknaqun .Dr. Millikan fitues i cmimit Nobel ne fizike ner te tjera tha:”Nji filozofi krejtesisht materialiste, per mendimin t’im, asht kulmi i mosinteligjences dhe citon fjalet e Albert Einsheinit qe thote se :” Asht perpjekun perulesisht te kuptonte nji pjese qoft edhe pafundesisht te vogel te inteligjences te shfaqun ne natyre”.
Ne Amerike me 1963 u formue “The Creation Research Society” ku bajne pjese ma se 650 shkencatar tegjith me fame botnore rradhet e tyre shtohen vazhdimisht edhe se Mass media liberale i lufton vazhdimisht
Perseri disa kokëfort na dolne me teorin e re që thirret evolucion nga”Puncuated Equilibria”, por si kjo si ajo e Profesor Goldschmitit “Perbindshi Shpresëdhanes” pa shkue gjatë, vet evolucionistat u tallne me te, pra ashtë e kjaret se: teorija e Perbindshit, e Punctueted Equilibria ose ajo e kercimit =Quantun leaps,ose, thirreni si të dueni, ata shkelin krejt ligjet e shkences.
Evolucionistat na thojnë se energjija e diellit permbush çka ashtë e nevojshëme për të grumbullue molekulet në nji system të gjadhë edhe për të sajue zhvillimin e tyne të drejt, por shkencatar të tjerë na thojn se duhet dishka mateper se energjija e diellit, nji energji që drejtohet nga inteligjenca,qoft ajo e nji ingjinjeri, zejtari ose hyjnisë, se në farë të bimes ose në vezë janë të rrajosuna mekanizma speciale si ata të fotosintezës dhe D.N.A të cillat janë nji kompleks që ia kalon kapacitetit të njeriut. Nji kompleks që duhet të jenë rregullue vetem prej nji inteligjencës shumë ma të nalt se ajo e njeriut. Pra kalimi nga gazi në njeri ashtë si me dasht me u tall me ligjin e dytë të termodinamikes.

Astronomi i njoftun Sir Arthur Eddington tha:”Po kje se teorija e juej ashtë në kundershtim të ligjit të dytë të termodinamikës, unë nuk mund ju ap ndoj shpresë”
Të gjithë e prandojn se ndryshimet ndodhin, por fjala ashtë për kufizim që ka ai ndryshim.
Si mbas Darvinit ndryshimet ndollin rastesisht, por qysh atëhere shkenca e gjenetikes ka zbulue se genet mikroskopike në qelizë të gjallë kontrollojnë ndryshimin e çdo njenit mbrenda asajë specie ose llojit të vet. Genet e nji fluture, të nji majmuni ose të nji shpendi shtepijak (pulë) mbajn kopjen që percakton dukjen dhe tipin e fluters, të majmunit ose të pules. Pra ashtë pengesa gjenetike që pengon nji zhvillim jashte asajë që ka vet geni. Kështu mund të thona se, nji lloj nuk prodhon nji lloj tjeter. Vet Darvini e prandoi e tha se:” Na nuk mund t’a vrejm direkt procesin e evolucionit se procesi i zhvillimit të tyne në natyrë ashtë shumë i gjatë e jeta ashtë shumë e shkurt për të dhanë prova”. Pra, nuk ka prova.
Dravini nuk pat evidence për të forcue efektshmerin e zgjedhjes natyrale, aqë ma pak për originen e specieve të reja. Ai kurr nuk mujti të vertetoje nji specie që ashtë kaluese për mes dy specieve. Tjera që nuk mujti t’i vertetoje janë organet komplekse ; si vertebrat e synit të cilat nuk mund të zhvillohen në faza të ndryshëme, mbasi që ata do të ishin qenë të pa vlera në çdo fazë paraprake. Darvini tha se “organet komplekse më napin të perqethme shtatit”.
Desha të flas pak për “Mutacion” dhe Embriologji.

Fosilet e para janë shkatrrimtare për teorin e evolucioni, sa që vet Darvini e pat prandue se kjo mungesë mund të jen nji nër arsyet e mos pranimit të teorisë së tij e Douglas Dewar F.R.S. antar i shoqates së Zoologjisë tha se:”Gurt bertasin sa munden për Krijuesin”.dhe shtoi:”Po kje se evolucioni ashtë shkencë serioze, atëhere ashtë serioze edhe prralla e Hirushës”.
Wallas Johson thot:’Deri me sot nuk janë gjet fosile kalimtare”.
Mutacioni. Pamundësija e Mutacionit për të prodhue evolucion ashtë konfirmue nga eksperimenti i bamë me mizat e uthullës. Ato shtohen me nji shpejtesi të madhe dhe për të ndihmue atë shtim i dhanë edhe doza rreztimi që shpejtoi mutacionin në nji perqindje 15000 përqind. Mbas nji eksperimenti që perfshinte rreth 2.5miljon miza ato rrefuzuen që të kethehen në nji diçka tjeter Aty kjenë shumë ndryshime si: krah të palëvizeshem, pa krah, sy të verdh, qorra, trupa dhe kambë të parregullta. Doli diçka e shemtueme, krijesa anormale. Ajo ma e çuditshmja kje që në vend të thimthi kje nji kambë e nji fluture, por jo kambë gomari.Edhe se të deformueme ato kjenë krah e trupa të mizez. Sado që pjella kje e perçudnueme, ajo kje në gjendje që të shtohet vetem me llojin e vet. Pra Mutacioni mund të bajë gjithndurë ndryshimesh në nji specie, por kurr nuk mund të prodhoje nji organ të ri. Mutacionet janë fatkeqësi.
Sir Peter Medawar, F.R.S. fitues i çmimit Nobel në librin e tij “The Art of the Soluble”1967 thot:”….nuk asht e mjaftueshëme me thanë se mutacioni asht gurra e ndryshimit të plot të zanafilles, ajo asht sa me i dhanë fenomenit nji emen.
Shumë e prandojne se seleksioni natyror ashtë nji process, por nuk krijon as që permireson. Asht nji process mbrojtje, mbron status quo.
Para shumë vjetve na kje thanë se embrioni i njeriut ka velza si peshku dhe bisht si shtaza.Ky mendim filloi kur miku i ngusht i Darvinit Ernst Haeckel parashtroi ligjin e tij të biogjenetikës. Ky ligj, simbas Haeckel perserit fazat e evolucionit që ka pasun në të kaluemen, ose ky embrion i zhvilluem ia kalon prindve të tij
Ligji i biogjenetikës së Haecklit mbizotnoi për nji kohë të gjatë derisa shkenca e gjenetikes së re, ligjit të Haecklit i zbuloi absurditetin dhe kje diskreditue. Janë ma se 70 vjet që shkenca nuk e permend ma, por ende gjinden prej atyne që e permendin e bile disa mundohen me ia mësue fëmijve nër shkolla po ashtu si vazhdoin me fol për bisht që shkenca e flakroi në pleh, po në njatë kohë që holli posht ligjin e Haecklit.

Me 1978 nji nër gjeneticistat me famë botnore Profesor Jerome Lejeune pohoi se:”Shkenca e gjenetikes e ka hedhun Neo Darvinizmin në muzeume të ideve të dal nga moda, e vazhdon tuj thane :”Hulumtimet në shkencen e gjenetikes na tregojn se ashtë e pamujtun që të jenë qenë nji proces gradual i nji diçka para gorrilet në nji diçka gorrillë, as nji diçka para njeri në nji diçka njeri”.
Prof. Lejeune asht i mendimit me Sr.Peter Medawar ku thot se;”Nuk gjindet asnji provë që me vertetue shkencatarisht se specie të reja lindin nga ky mikromutacion”, me fjalë të tjera; ashtë e pamujtun gjenetikisht që qifti i par i njerzimit të jenë qenë zhvillue gjenetikisht prej gjaje me prejardhje jo njeri e e njajta rregullë asht për gorillat e para, kacuba e të tjera”.
Mr. John Reader shkruen në New Science”me 26- Marc-1981 faqe 805 se :”Fosilet e homonidit kanë qendrue për nji kohë, por tash edhe njeriu ma i thjesht duhet që mendimet e disave t’i shikojne kalimtare si prognozat e meteorologve që napin nër televizione ose radio”.
Kahë mbarimi i shekullit XIX u fol dhe u shkrue pro e kontra për mendimet sociale të asajë kohe e kjenë shumë prej atyne që morne nga teorija e evolucionit. Darvinizmi kje përdor nga reformator social.
Mr. Zuckerman që kje këshilletar kryesor për shkenca pranë qeveris së Britanisë Madhe, dhe grupi i tij perbam prej studiozve të njoftun, mbas sa vjetve hulumtime me methoda shkencore për fosilet e hominidit në librin e tij :”Beyand Ivory Tower , faqe 75-94 thot :”Unë nuk shof nji shkencë që të provoje punen që bahet për kerkimin e fosilive në mënyrë që me gjet paraardhesin e njeriut . e deri tash nuk kemi nji fosile që provon evolucionin e njeriut nga nji krijes ma të ult”.
Zotni Ernst Chain F.R.S.që me punen e tij fitoi çmimin Nobel bashk me Fleming e Florey tha se :”Opinioni se njeriu mund të konkuroje me Zotin ashtë qesharak”. .
Prof. Dr. Michael Behe biokemist i Universitetit të Lehigh, nuk shpallet si naturalist, port thot se:”Nuk ka mbet tjeter veç me prandue se “Jeta kje fillue nga nji projektues inteligjent që na e kemi të veshtirë me e kuptue”.
Lexuesi e din shumë mirë se për ketë subjekt janë shkrue volume e volume,e unë në ketë shkrim jam mundue me tregue anen tjeter të monedhës e jo debate,por po e mbylli ket shkrim me fjalet e Dr. Karl R. Popper
Simbas shkencatarve evolucionist, Karl R. Popper ashtë i pakrahasueshëm në filozofin e shkencave që bota ka njoft deri me sot. Perseris, këte e thojn evolucionistet.
Dr. Karl Popper foli fjalen e mbrame në filozofi të shkencave e tha se:” Evolucioni nuk ashtë teori, as që naltesohet në atë nivel. Me siguri, nuk ashtë as fakt. Nuk ashtë as hipotezë. Nuk ashtë kurgja ma tepër se nji program hulumtues metafizik”.
Kështu foli filozofi ma i madh i shkencave që bota njoft deri me sot.
Prandaj tu pas parasysh tëgjitha këta prova, as unë nuk mund t’a thrras ndryshe ateistin t’one veçse çiban darvinit dhe i komunizmi, dhe me sa shkrueni dhe flitni , jeni i larguar nga Zoti, por nuk jeni vetem, edhe T.H.Huxley-n e paten pytun:”Zotni Haxley prejardhjen t’uej nga majmuni, e keni nga ana e nanes apor e babes? Keshtu e pytne ate! –

Bep Frania – Shkencëtar, autor i Studimit/Tribunashqiptare.net
Autori ka lindur në Shkodër nga ku është larguar në vitin 1948 për shkak të regjimit komunist. Sot ai jeton në Virginia të Shteteve të Bashkuara.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/02/2014. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.