Nuk kemi para as për të varrosur Mandelën tonë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1659
Grevisti politik dhe familjaretNë datën 11 dhjetor Nënkryetari i Parlamentit deklaroi se do të bëhej e mundur që qytetarët të ndiqnin seancat Parlamentare. Në datën 12 dhjetor një grup të Burgosurish Politikë. po qëndronin tek hyrja e Parlamentit, policia veproi mbi ta duke i shtyrë për t’i larguar. Ndoshta kjo është mënyra që na ofrohet për të komunikuar ne të B.P. me ligjbërësit që po vazhdojnë të na zhgënjejnë.

Të detyruar nga gjendja jonë social-ekonomike, jemi të detyruar t’i kërkojmë të drejtat tona, me forma dhe mënyra demokratike dhe kur institicionet injorojnë me heshtje dhe justifikime absurde si dhe kur na kujtojnë me veprimet e tyre se ne jemi shtresa më vunerabël dhe e diskriminuar që nuk merremi në evidencat qeveritare, jemi të detyruar që t’i tregojmë kujtdo se ne do të vazhdojmë të jemi luftëtarë të fjalës së lirë dhe ushtar të zgjidhjes së problemeve tona. Ne nuk do të na ndalojnë dot as policët dhe as agjentët, do të jemi sërisht ditën e enjte, datën 19.12.2013 ora 9.30 tek hyrja e Parlamentit. Ne për asnjë moment nuk do të reshtim së kërkuari të drejtat tona. Gjendja jonë aktuale sa vjen e përkeqësohet, të B.P. të dërmuar nga burgjet, të lodhur nga tranzicioni, të fyer nga politika, sot janë duke jetuar çastet më të rënda të skamjes dhe të injorimit.

Kërkesat tona të bazuara në ligjet e pa implementuara nuk po shohin zgjidhje prej 22 vjetësh dhe të B.P. të dërmuar nga kjo politik katoviciane janë duke ndrruar jetë pa përfituar të drejtat që kanë mbetur në letër. Është e turpshme dhe kriminale që një i burgosur politik i quajtur Mihal Kosta, 31 vjet burg politik, një Mandela tjetër Shqiptare, ndodhet prej një jave në morgun e qytetit të tij në Ersekë sepse familja nuk ka para për ta varrosur. Bashkëvuajtësit dhe dashamirësit, për lëmoshë po mbledhin para që t’i bëjnë nderimet e fundit. Ndërsa shteti hesht dhe organizmat që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut nuk ndihen.

I nderuar z.Kryeministër, ndërhy menjëherë për të zgjidhur problemin e integrimit të të dënuarve politikë të cilët nuk kanë më kohë të presin se po largohen nga kjo botë në mënyrat më mjerane. Ata kërkojnë dinjitet njerëzor nëpërmjet implementimit të ligjeve. Shprehim keqardhjen që persekutimi i hapur politik po vazhdon edhe sot. Rasti i gjykimit të grevistit të urisë, z.Perikli Shqevi më datën 13.12.2013 për arsye dhe motive të grevës të urisë, është sa qesharak aq dhe fyes. Për ne rasti i Shqevit është një pikë referimi e 2 qeverisjeve, Berisha dhe sot Rama.

Shpresojmë që nuk do të na bëni që dhimbja jonë të vazhdojë më tej, nuk duam që të rifillojmë dhe njëherë nga e para, të dalim në rrugë, të protestojmë, të reagojmë e të avancojmë me veprimet tona që janë të njohura. Çdo gjë është në dorën tuaj.

Për SH.B.P.SH
Kryetari Skënder Tufa

(Foto LSA: Një nga të ish-të burgosurit politikë, pjesëmarrës në grevën e urisë, duke përqafuar gruan dhe vajzën jashtë çadrës së ngujimit në Tiranë. Greva përfundoi me vetëvrasjen me diegie të Lirak Bejkos dhe tentativën për vetëvrasje të një ish-të përndjekuri të dytë. Qeveria Berisha nuk pranoi në asnjë rrethanë të dialogonte me grevistët)
Gazetadita.Al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 24/12/2013. Filed under Aktualitet,Diktatura komuniste. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.