ALEATE ME SHUSHUNJAT…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7152
Shushunjat ne lekureBurgosjet e shqiptarëve gjatë diktaturës ishin diçka e zakonshme. Ishin te zakonshme dhe dënimet afatgjata.
Sami Dangellia ka bere 40 vjet burg dhe ka vdekur po në burg.
Mersim Vlashi ka bërë mbi 30 vjet, mbi 30 vjet ka bërë Osman Kazazi, me sa di edhe Avdul Banushi, Pjetër Arbnori ka bërë 28 vjet. Ka edhe qindra të tjerë që kanë bërë 20 vjet e sipër. Këto raste janë pothuajse unike përsa i përket kohëzgjatjes së vuajtjes së një dënimi në burg.

Por ka një problem: imagjinoni 30 vjet në Spaç, Burrel, Qafë Bar etj.. Të jeni të sigurt së ferri është shumë komod. Ka shumë mundësi që Zoti nuk ka patur dijeni për atë që ndodhte në ato burgje. Ose ka dashur t`i vërë të burgosurit politik shqiptare përpara s’provash sublime. Ose ka dashur të shohë për kuriozitet së deri ku mund të shkojnë sjelljet demoniake si pasojë e sëmundjes që shkakton dogma e kuqe. Po përpiqem të riprodhoj një peisazh nga rrëfimet e një ish te burgosuri për kohën kur ata punonin për tharjen e Kenetes së Maliqit.
“…Gjatë kohës që punonim në llurat dhe baltovinat e kënetës trupi na mbushej me shushunja. Nuk e përballonim dot. Të paveshur, të pagjume e të pangrënë, edhe shushunjat kishim mangut. Një dite, një shok na thotë se mund t`i largonim duke fërkuar me sapun vendin ku ishte ngjitur shushunja. E provuam dhe ashtu ndodhi. Kështu që atë ditë e me pas, merrnim nga një copë sapun me vete kur shkonim në punë. Pas disa ditësh, e morën vesh sigurimsat, gardianet dhe oficeret e burgut(kampit). Sapo e morën vesh, filluan e na bënin kontroll të imtësishëm para se të niseshim në punë. Kush kapej me ndonjë copëz sapun në xhep, ndëshkohej egërsisht. Njërin prej nesh e rrahen me bisht kazme sa gati i thyen shtyllen kurrizore. Që atë dite, nuk na lanë më të mbanim sapun me vete. LLogariteni se sa mizore ishin komunistet: U BENE ALEATE ME SHUSHUNJAT.”
Alfons Zeneli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/12/2013. Filed under Diktatura komuniste. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.