Nacionalizmi dhe identiteti shqiptar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1941
Historia e ShqipniseIdentiteti shqiptar  përthyhet në një shumësi (nën)identitetesh ose identitetesh nënkombëtare, por njëkohësisht ngelet bllok monolitik.
Si çdo njësi që nuk është grimce elementare në vetvete/absolute, edhe identiteti shqiptar përbëhet nga një shumësi.
Grimce elementare (por jo absolute), që nuk shpërbehet dot në mjedisin e shkencave sociale, është identiteti biologjik si njeri, ‘homo sapiens sapiens’.
Ndërkaq identiteti shqiptar është produkt i një shumësie identitetesh, duke nisur që nga grimca elementare e identitetit biologjik.
Historia na shërben për ta zbuluar këtë shumësi identitetesh, natyrisht s’kemi nëvoje ta nisim nga pohimi se shqiptaret jane homo sapiens sapiens.
Përndryshe do shikojmë që ka dy dialekte, ka dhjetëra fise e krahina me të folurat përkatëse, ka 4 ndarje fetare e me radhë.
Kjo shumësi identitetesh jep identitetin shqiptar, pra kemi kalimin nga shumësia tek njësia.
Njësia shpërbëhet në abstrakt për nevoja studimi, por mund të shpërbëhet në praktike edhe për arsye të brendshme e të jashtme.
Përsa kohe që njësia shpërbëhet për nevoja studimi nuk do të thotë që s’është bllok monolitik, meqenëse kjo shprehje nuk lidhet me kërkimin e së vërtetës rreth përbërësve identitare, por me sjelljen e njësisë në raport me faktoret e brendshëm dhe të jashtëm.
Nqs njësia u reziston si forcave qendërikëse ashtu edhe atyre të presionit nga jashtë, duke qëndruar e papërkulur në paraqitjen e saj (nuk shkon nga fryn era), atëhere përfaqëson një bllok monolitik.
Por, kurrsesi nuk mund të pohohet që s’përbën një bllok monolitik për arsye se shqipja ka dy dialekte, kultura ka shenja të 4 feve, prandaj ky diversitet ia heq natyren monolitike.
Kush e kupton bllok monolitik (që në fakt është koncept i retorikes) si mungesë totale e diversitetit të brendshem, s’di asgjë rreth shqiptarëve.
Nacionalizmi është zbuluesi i njësisë dhe jo krijuesi, dmth identiteti shqiptar nuk ka nevojë për krijues, përsa kohe që përbëhet nga një shumësi identitetesh historike që lidhen mes tyre me anë të fijeve, pavarësisht nacionalizmit, gjë që e tregon fakti i thjeshtë i vetëpercaktimit etnik si shqiptare, një shekull para daljes në skenë të nacionalizmit.

Nacionalizmi ka meriten ose përgjegjësinë që e mori këtë njësi dhe e ngriti në nivelin politik, e bëri themelin e shtetit, në kuptimin që para tij identiteti shqiptar nuk ishte themeli i shtetit.
Në aspektin e historise botërore (aq sa mund te flitet për një histori universale), nacionalizmi është një nga tre shtyllat e modernizmit, bashkë me kapitalizmin dhe demokracinë. Madje, po ta duam sa më ‘botërore’, duhet të heqim demokracinë dhe të lemë vetëm nacionalizmin dhe kapitalizmin.
Shteti modern si idealtip, të pakten në Perëndim, është shtet komb, demokratik dhe kapitalist.
Ky i kundërvihet shtetit paramodern, i cili mbështetej, tek aristokracia, feja dhe autoritarizmi ( i monarkut apo feudaleve).

Persa i përket historisë së shqiptareve, po te hiqet nacionalizmi gjen një lëmsh fisesh e krahinash që kacafyten me njëra-tjetrën e me të huajt, si të jetë moti.
Pa nacionalizem s’ka unitet, i cili per momentin në rang mbarëkombetar është vetëm shpirteror e jo fizik, meqë shqiptaret janë të ndarë në 6 shtete.
Historia botërore na thotë se unitetin në përgjithesi e ka pase krijuar feja dhe shteti, feja atë shpirtëror dhe shteti atë fizik.
Ne s’kemi pasë as fe e as shtet unik që të krijohej uniteti e t’i jepej një paraqitje politike identitetit shqiptar.
Kapemi pas Skenderbeut e Lidhjes së Lezhës ose me vonë Rilindjes e Lidhjes së Prizrenit, se i shohim si përpjekje të bashkimit dhe krijuese të unitetit.
Kështu, për historinë tone, te thuash qe nacionalizmi është efekt anesor, do te thote ta shikosh bashkimin e shqiptareve si diçka ontologjikisht te pamundur, pra se shqiptaret jane qenesisht te ndare e te perçare, keshtu qe nacionalizmi i cili ka krijuar njefare uniteti, s’eshte veçse një aksident historik.
Por nga ana logjike nuk mund te pajtohet ekzistenca e një etnie me pamundësinë ontologjine e të sjellurit si një komunitet. Pra e kundërta është e vertetë, shqiptaret si etni historike janë ontologjikisht të prirur për unitet, por janë rrethanat të cilat kanë kushtëzuar paraqitje të njëpasnjëshme të ndarjes e përçarjes.
Pikërisht ndarjet fetare dhe mosekzistenca e një shteti unik, kanë bërë të pamundur për shqiptaret që të kenë unitet e të sillen si një komunitet.
Në këtë këndveshtrim shihet sa i rëndësishëm është impakti historik i nacionalizmit për shqiptarët, sepse edhe pse entitet etnik prej shekujsh, për herë të parë e paten mundesinë t’i flasin botës shqiptarisht, pra të subjektivizohen e të mos jenë thjesht një grumbull material fisesh e krahinash, që është gjendja primitive ose arkaike e shoqërisë, në kuptimin që s’ka arritur ende atë nivel ndërgjegjësimi që të sillet si subjekt.
Hyllin/Hyllin.blogspot.it
Botuar me 01/04/2013

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/06/2013. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.