Identifikohet flamuri qindvjeçar i forcave shqiptare në ushtrinë e Austrisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1889
Flamuri i vullnetareve te regjimentit te 6 ne AustriRegjimenti i 6 është flamuri një shekullor, që sipas studiuesit Frederik Stamati i përket harkut kohor 1914- 1918. Restauratori ka munduar të identifikojë këtë objekt vetëm disa kohë më parë. Bëhet fjalë për flamurin e forcave vullnetare shqiptare, pjesëmarrëse në ushtrinë e Austrisë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Flamuri ka shkabën me dy krerë dhe numrin 6 të regjimentit të shqiptarëve. Me këtë flamur 100-vjeçar, Stamati është njohur rreth një dekade më parë, kur edhe e ka restauruar. Aktualisht flamuri së bashku me disa flamurë të rrallë historikë ekspozohen në muzeun e ushtrisë të krijuar këtë vit.

Rëndësia e këtij flamuri është historike, ndaj sipas Stamatit, ka nevojë për studime të mëtejshme. Gjendja e flamurit, sipas specialistit është e mirë, por ajo që ka nevojë për restaurim është pjesa anësore. Flamuri që i përket harkut kohor 1914- 1918 prej vitesh është ruajtur në fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Dimensionet e flamurit janë 120cm me 85 cm. Përbërja e tij është prej pëlhure të leshtë, i kuq me një shqiponjë të zezë në mes, një shqiponjë disi e çuditshme për nga forma, që nuk ngjason me format e shqiponjave që jemi mësuar të shohim në periudhën e pavarësisë dhe fare ndryshe nga forma e shqiponjës së batalioneve të ushtrisë shqiptare të asaj kohe.

Poshtë shqiponjës është numri 6. Anash konturohet nga një varg trekëndëshash, në ide të përafërt për nga forma me flamujt e batalioneve. Në krah të majtë është vendi ku futej shtiza apo litari. Kjo është prej pëlhure pambuku, ngjyrë gri në të kaltër.
24-ore.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/05/2013. Filed under Historia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.