Sokol Shupo urren këngët nacionaliste shqiptare

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2560
Sokol ShupoGjarpërinjtë në raste të tilla nxjerrin kokën- thotë një fjalë e urtë popullore. Se di por mu kujtua ajo fjalë e urtë kur lexova rastësisht “shokun” Shupo sesi e argumentoj këngën e përfolur që fitoi Festivalin e 51-të në RTSH.

Shupo: “Identitet” nuk është e vjedhur, por e konsumuar.

“Nuk i dhashë pikët maksimale. Nuk më pëlqejnë këngët nacionaliste”

“Ka ikur koha e këngëve nacionaliste”, thotë Shupo

Pjesë nga intervista e Sokol Shupos dhënë për gazetën Panorama. Lexoni më shumë -“Vijon debati mbi këngën fituese të Festivalit të RTSH-së. Shupo: “Identitet” nuk është e vjedhur, por e konsumuar“.

Sinqerisht më ngritën qimet e kokës kur dëgjoj akoma sesi pengohet dëshira shekullore e shqiptarëve për idealin e bashkimit të trojeve shqiptare të grabitura me dhunë nga grekët, serbët dhe të shitur në pazar nga turqit. Irritohem jashtëzakonisht kur veshët e mi dëgjojnë rastësisht akoma edhe sot ish anëtarë të PPSH-së që mezi ç’presin të sh’figurojnë pasionin dhe energjinë e dashurisë së flaktë që qoftë nëpërmjet muzikës të idealizojnë Bashkimin Kombëtar. Të quash nacionaliste një kërkesë ideale mëse legjitime, këtë mund ta thojë vetëm një i përkëdhelur i komunizmit shqiptaro-greko-serb.

Dhe t’ ju them të drejtën hyra të informohem më shumë mbi “shokun” antinacionalistë Sokol Shupo dhe pashë koinçidenca të çuditshme si për shembull diploma e tij me specializim në Rumani në vitin ’78, ku as miza po të mos ishte komuniste nuk dilte jashtë Shqipërisë, “shoku” ynë u diplomua edhe jashtë shteti. Për të mos thënë se në moshën 23 vjeçare , në vitin 1977 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë. Apo dhe dëshmimi  i ditëve të sotme që “shoku” ynë antinacionalistë mbrohet nga klanet e ndryshme edhe në vazhdimin e tij në postin e dekanit duke dalë dhe mbi demokracinë e emërimit me votë të posteve ne fakultetin e muzikës, shikoni për më shume videon:





Pra një “personazh” i tillë lejohet akoma dhe sot të dalë publikisht pa ju dridhur qerpiku dhe të hedh vrerë mbi shqiptarinë dhe të quajë të vjetruar apo të komsumuara ndjenjat shqiptare për të rimarrë në gjirin e saj vllezërit e grabitur dhe të burgosur nën sistemin armik antishqiptarë sllavo-greko-turk.

I them “shokut” Sokol Shupo që kënga “IDENTITET” e kënduar nga BLEDAR SEJKO dhe ADRIAN LULGJURAJ jo vetëm që ka fituar falë drejtësisë së 3 të huajve dhe 2 shqiptarëve por edhe qëllimi i kësaj kënge ishte pikërisht të përfaqësoj identitetin e shqiptarisë dhe idealit të saj për Bashkim.

Vetë fakti që ju Sokol dhe shokët e tu po vjedhin vrerë lart e poshtë duke vënë linke nëpër internet të fshehur pas pseudonimeve, dhe po mundoheni të ndaloni shkuarjen në Malmò të kësaj kënge pasi kjo këngë ja arriti qëllimit që kishte. Pikërisht kjo përfolje nga persona si puna juaj e përforcon edhe më shumë identitetin e kësaj kënge dhe origjinalitetin prej nga vjen pra atë të folkut shqip.

Shoku Shupo bëji të fala miqve tuaj serb dhe thuaju se do ta mbrojmë identitetin edhe në Malmò me fuqinë e shqiptarisë së bashkuar.

Edmond Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/12/2012. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Sokol Shupo urren këngët nacionaliste shqiptare

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.