Ndahet nga jeta Prof.Daniel Gàzulli, bashkëpunëtori i portalit Proletari

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1708
Redaksia Proletari.com mori lajmin e kobshëm të Ndarjes nga Jeta të Daniel Gàzullit në orën 01:00 të fillimit të datës 12 nandor 2012.
Pushoi zemra sa po kishte mbushë moshën 69 vjeç më 4 tetor të 2012 nga një Infarkt i Zemrës në mënyrë të papritun.

Familja dhe miqtë u tronditën shumë nga vdekja e prof. Danielit.

Prof. Danieli ishte bashkëpuntor i faqes tonë i rregulltë me kohë. Ai u afrue me dëshirën e vet te Faqja Proletari. Shkrimet e tija ishin me vlera autentike historike në mënyrë periodike. Për Faqen Proletari ishte një nder që kishte një bashkëpuntor fisnik, dijetar dhe një burrë brilant. Ky burrë vinte prej një dere të madhe të Gàzullorve Martirë e Dijetar. Ai kurr nuk e paragjykoi Faqen proletari sepse e pa dhe u bind se nuk asht Faqe e një kopje të filozofisë marksiste – leniniste, por një Faqe ku ka si parim Të vërtetën dhe vetëm të Vërtetën. Lajtmotivi i ksaj faqe asht “Ta bajmë Shqipninë nuse vetëm me dashni sipas porosisë të Prof. Ernest Koliqit” nga të gjithë shqiptarët, por në veçanti shtresa e varfër, e përbuzun, shtresa e studentve, e klasës puntore dhe fshatare dhe intelektualve. Me shkrimet e tija shkencore e letrare e pasuroi Fondin e Faqes të www.Proletari.com dhe i dha një famë për kualitetin dhe larminë e shkrimeve me vlerë atdhetare.

Faleminderit shumë Prof. Daniel Gàzulli!
Mirënjohje të përjetshëm Prof. Daniel Gàzulli!
Ti ishe Dritë dhe ndeze një Qiri për kombin shqiptar!
Dritë i baftë shpirti! Krishti e pastë në Parriz!
I përjetshëm kjoftë emni dhe veprat e tija për Atdheun dhe Dijen!

Redaksia

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/11/2012. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.