Sali Berisha, kujdesë me historinë shqiptare!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4242
Berisha përbaltosi foltoren e parlamentit shqiptar.

Nën kujdesin personal të zj. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit Popullor të Shqipnisë organizoi më 17 janar të 2012 si ditën e vdekjes të Gjergj Kastriotit, për të çilë siparin e Kalendarit të  Kremtimit të 100 vjetorit të Pavarsisë të Shqipnisë. Në sallën e Kuvendit Popullor morën pjesë përfaqsues modestë politikë shqiptarë të tri trojeve shqiptare si nga Mali i Zi, nga Maqedonia dhe nga Kosova, pinjollë të familjeve të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë, ambasadorët e BE, OSBE-së dhe të vendeve të tjera në vendin tonë, përfaqësues nga Diaspora, si dhe të ftuar, të ardhur posaçërisht, për këtë seancë solemne.
Për herë të parë  në historinë e parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi  nderoi me dinjitet të merituar, shekullin e përpjekjeve titanike e sublime të patriotëve të shquar dhe të gjithë shqiptarëve mendjendritur, që arritën të kurorëzonin me ngritjen e Flamurit Kombëtar, shpalljen e Pavarësisë në 28 Nëntor 1912 dhe për të mbërritur deri te krijimi i shtetit të Shqipnisë e Kosovës.

Fjalën e hapi zj.Jozefina, ku përshkroi Ngritjen e Flamurit  në 28 nandor të 1443 në Krujë dhe të dytën në Vlorë në 1912. Natyrisht folën përfaqsues modestë të Malit Zi, Maqedonisë dhe Kosovës. Në fund e përmbylli programin e fjalimeve  S. Berisha.

Në fjalimin e Sali Berishës si kryeministër përmendi  pikat nyje të historisë duke fillue me nderimin e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalin, për Kosovën martire, lëvizjen shembullore guerile të shqiptarve të Maqedonisë dhe mbi rininë studentore të 1991. Për këto fjalë mori duartrokitje sikurse edhe parafolsve tjerë.

Duke ndëgjue fjalimin e tij pashë se kishte shumë gjana të mira, por kishte dhe disa terma, që cënuan dhe përbaltosën pjesë nga historia shqiptare. Prandaj po paraqesë disa citime nga fjalimi i tij si tepër të diskutueshme e aspak të pranueshme për diskursin historik në ilustrimin konkretë.

 

Ku u shtrembërua historia dhe pse e baltosi historinë Berisha?





a. Ku u shtrembërua historia?

Po perifrazoj tekstin  e S.Berishës nga fjalimi i tij ,,programatik,,:

….Në këtë kontekst ne u detyrohemi shumë  burrave të mëdhenj të kombit si, Sulejman Delvina, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Ahmet Zogu, por në mënyrë të veçantë në përpjekjen për konsolidimin e një shteti shqiptar, një personalitet i jashtëzakonshëm i historisë sonë kombëtare ka meritat e mëdha dhe ky është mbreti i parë i shqiptarëve, Ahmet Zogu….

 

Në thjerzën historike

Ksaj i thonë ngadalë beg, se ka hendek! Ku të çon mushka o derbeder me këto gjepura sharlatanësh?

Në tekstin e masipërme të bie në sy një barazim vlerash patriotike të Luigj Gurakuqit, Fan Nolit me A.Zogun. Për fatin e mirë populli e din historinë e saj dhe nuk ka mbetë të na e psonisi sipas guzhinës të Erdoganit. Na duhet të kujtojmë dijet historike dhe të shfletojmë kapitujt e historisë, duke ballafaque me librin e rishkruar të Sali Berishës:

Ahmet Zogu sikurse Enver Hoxha janë figura kryesorë të historisë shqiptare, por kurrë nuk mund të hidhen trëndafila e lavdërime patetitike sikurse bani kryeministri i Shqipnisë, Sali Berisha në një moment të fillim- kalendarit të kremtimit shekullor të Pavarsisë të Shqipnisë në foltoren e shenjtë të parlamentit shqiptar.

Le t’i prekum nga pak protagonistët e historisë si L.Gurakuqin, F.Nolin, S.Delvinën dhe A.Zogun.

 

Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi ishte poet, deputet, Hero i Popullit shqiptar. Është një nga personalitetet ma të shqueme të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve e i pas Pavarësisë. Një figurë poliedrike madhore: Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhëtar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog, ekonomist e financier, orator, njeri i kulturës dhe i shkencës, i fjalës dhe i veprimit, i pendës dhe i pushkës; në shkrimet e tij përdorte emnat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda. Mbi te gjitha ai ishte atdhetar i flaktë, bashkëthemelues i shtetit shqiptar të epokës moderne. Luigj Gurakuqi, si rrallë kush, perjetoi ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë. Në shumicën prej tyre qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, madje ndër organizatorët e drejtuesit kryesor të kryengritjes kundër malazezve e otomanve. Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit shkoi në Itali si i dëbuem nga Zogu. Luigj Gurakuqi u vra më 2 mars 1925 në Bari, ku n’organizimin e këtij atentanti kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu e veglat e tij.

 

Fan Noli

Fan Noli u rrzue si kryeministër sëbashku me qeverinë e tij në 1924 prej bandës serbe-malazeze me në krye Zogun. Noli nuk mund të barazohet kurrë me Ahmet Zogun se ishin dy persona të kundërt në të gjitha pikpamjet. Noli ngriti një monumentë me krijimtarinë dhe me patriotizmin e tij si në fenë ortodokse, ashtu në politikë e kudo. Ndërsa Ahmet Zogu la si vepër antishqiptarinë, tokat shqiptare të faluna Serbisë dhe një inventar të gjatë të vrasjesh dhe varjesh të patriotve dhe klerikve katolikë shqiptar. Ai grabiti thesarin e bankës. Ai ishte e mbeti në histori një pikë uji dhe njollë e zezë e historisë para Nolit.

 

A.Zogu

Ahmet Zogu ka vrarë shumë patriotë të shquar shqiptar me ndihmën e Serbisë dhe Italisë si;

Bajram Currin, Luigj Gurakuqin,Avni Rustemin e shumë burra të kombit shqiptar.
Ahmet Zogu erdhi me ndihmën e serbo-malazezve në pushtet, ku rrëzoi pushtetin legjitim të Fan Nolit dhe për këtë i dhuroi Serbisë Shën Naumin” në bazë të marrëveshjes që kishte bërë me Pashiçin e Malit Zi.

 

Sulejman Delvina

Historia na dëshmon se Sulejman Delvina ishte figurë historike, por nuk mund të barazohet përkrah kolosit të shqiptarisë Luigj Gurakuqit, pamvarsishtë nga dëshirat paragjykuese të Berishës, pasi nuk e pranon historia shqiptare sepse ja seç dëshmojnë faqet e historisë për të:

Sulejman Delvina ishte Pasha dhe ishte i biri i nje ish oficeri turk të ardhur në Shqipëri, që u vendosën në Delvinë, Sarandë. Sulejman Pasha Delvina ishte një funksionar i lartë i Portës së Lartë, punonjës në Ministrinë e Jashtme otomane, pushtues afro 500 vjeçar dhe coptues i hartës së  Shqipnisë. Delvina ka vlera historike si u inkuadrua në lëvizjen shqiptare ne fillim në krah të Ismail Bej Vlorës dhe më pas ne Kongresin e Lushnjes 1920, ku u zgjodh kryeminister i vendit. Faik Konica nga Amerika e sulmoi duke e quajtur “Delvina nuk është i yni, është i turqve” dhe e akuzonte si pjesmarrës në vulosjen e gjenocidit turk ndaj armenëve. Delvina ishte pro shqiptar, ishte  kundërshtar antagonistë i A.Zogut, ku vdiq rrugash të Europës si emigrantë i dëbuar nga A.Zogu.

 

Pse e përbaltosi historinë dhe testoi ndjenjat atdhetare të shqiptarve Sali Berisha?

Si mundet të barazohet A.Zogu me Luigj Gurakuqin si një nga themeluesit kryesor të shtetit të parë shqiptar dhe garantë i pavarsisë në kancelaritë europiane?

Ahmet Zogu i baltosi me përndekjet, torturat, varjet, dëbimet nga atdheu shumë dijetarë patriota, klerikë katolikë dhe luftëtar për mbrojtjen dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Ndërsa Sali Berisha e përbaltosë Luigj Gurakuqin, Fan Nolin duke i vendosë në një piedestal të historisë me Ahmet Zogu bash në 100 vjetori e Pavarsisë së Shqipnisë.

Me nderimin e figurës të Zogut nuk nderon historinë, viktimat luftëtarë të vrarë e torturuar nga Ahmet Zogu, por vetëm e çoroditë dhe fyen kryeministri eshtrat e heronjve shqiptar që formuen shtetin e parë shqiptar. Zogu duhej përmend vetëm për tradhtira dhe për krime, po ashtu dhe për kontributet e tija si kryeministër dhe si mbretë.

Sali Berisha me këtë fallsifikim që i ka ba historisë ka ndëshkue vedin si shqiptar dhe si kryeministër. Saliu qysh më datën 17 janar 2012 nuk e njohë ma si kryeministër të Shqipnisë, pasi ashtë kundra luftëtarve për liri, kulturë, fe dhe atdhedashuri si dhe nuk kat ë drejtë të kërkoji të rishkruhet historia sipas paragjykimeve fetare, krahinore dhe ndoshta edhe me leje të sllavëve. Të testoji ndjenjat e popullit shqiptar me tezat antishqiptare pro-serbe ashtë një lojë e rrezikshme për moralin e kombit shqiptar. E pra këtë lojë tashmë në një formë tjetër e luan kryeministri i vendit, Sali Rahmë Berisha. Të barazosh A.Zogun me Luigj Gurakuqin dhe Nolin do të thotë t’i bash një atentat tjetër historisë shqiptare. Vetëm aventurier e njerëz të pamoralshëm guxojnë të proklamojnë krahasime të tilla antishqiptare në 100 vjetorin e Pavarsisë të Shqipnisë.

 

Për Enver Hoxhën dhe Sali Berishën nuk kishte Disidencë në Shqipni

Po citoj nga fjalimi i Saliut mbi disidencën;

……..Pokështu në vitet ’90 ne ishim qytetarët më të izoluar të planetit, ne nuk kishim disidencë, sepse disidenca ekzekutohej. Ne nuk flisnin dot për lirinë dhe të drejtat sepse ato i priste dënimi kapital.

 

Përgjigja:

Disidenca ashtë fenomen social-politik i një vendi.

Disidenca ashtë subjektë social-politik – institutcional dhe si e tillë ka si bazamentë konceptin, strategjinë, aspekte  politike, morale, historike, organizative,…pasojat dhe portretizimin e shoqnisë.

Disidenca ashtë instituti moral i qëndresës e i kundërshtimit fizik i njeriut të mbështetun nga vetëdija e shëndoshë ndaj  kundërshtarve të regjimit diktatorial deri në sublimitetë për të mbrojtë dinjitetin, karakterin, vlerat e familjes, të atdheut, të fesë, të kulturës, të shkencave dhe të shoqërisë.

Kjo shqyrtohet në konceptë si  metodë themelore e trajtimit të institutit social. Nuk marrë përsipër të baj teorinë e disidencës, pasi nuk jam i fushës të jurisprudencës, por sa të dijë do ta paraqesë. Kush dëshiron le ta trajtojë ma gjanë e thellë si shkencë.

Disidenca shqiptare ishte tre llojshe në vija të përgjithshme:

1. Disidenca e dukëshme ndodhej nën dhe. Nën dheu ishte dhe mbeti streha e martirve dijetar, fetar dhe atdhetar. Mbi eshtrat e tyne bulonte era e lirisë, e besimit fetar, e shpresës në Zot dhe e progresit të një shoqërie.

2.Disidenca e dukëshme ndodhej në burgjet, në internimet, në punë të randa fizike, në dëbimet

nga rajoni i banimit që ishin plotë e përplotë me dijetarë, atdhetarë, klerik katolik, intelektual, tregtarë, shkrimtarë, luftëtarë e fjalës lirë ……

3.Disidenca në jetë të lirë ishin një pjesë e mirë e popullatës që demonstruen rezistencë, ndaj ideologjisë e politikës tiranike me sistemin e maskuem e majft të mbuluem me mjeshtëri si në formë dhe në terren sikurse në fabrika, në ish kooperativat bujqsore, në shkolla, në art, muzikë, filma, libra, në biseda, në shqyerjen e librave të E.Hoxhës, në ushtri, arsim, në kundërshtimet dhe përplasjet e shumë shqiptarve me përfaqsuesit e diktaturës politike dhe asaj spiune-policore.

Profesor doktori,  kryetari i partisë, kryeministri i vendit dhe si një shqiptar e trajtoi disidencën shqiptare si kandveshtrim dhe jo si një institucion real të shoqërisë si një trajtim periferik i fenomenit, subjektit,…Saliu ju  shmangë qëllimisht dhe me një papërgjegjshmëni në përcaktimin e mos ekzistencës të disidencës shqiptare. Unë dhe askush nuk e intereson të merret  me kandvështrimin e disidencës shqiptare sikurse i pëlqeu  Sali Berishës ta servirte para foltores të parlamentit më 17 janar 2012. Nga sa masipër e lartëpërshkruem del se Saliu e trajtoi nën frymën dhe mentalitetin komunistë, nga ku shërbeu mbi 27 vjet sekretar dhe antar partisë komuniste.

Si e tillë Berisha ka fallsifikuar një faktë historikë, që ashtë një libër në vete e historisë shqiptare të disidencës. Kryeministri ka fyer disidencën shqiptare dhe gjithë viktimat disident. Disidentë ishin jo vetëm ata që hanin plumbin, u torturonin, u varnin, i lenin t’i shqyenin njerzit e sëmurë në spitale,…por edhe ata që sot vazhdojnë të vuajnë çmimin e randë tragjik të disidencës.

 

– Çfarë ishte mangut në fjalimin e kryeministrit Sali Berisha të 17 janarit 2012?

Nuk u përmend për herë të parë fjala hordhite otmane.

Dihet nga historia se pavarsia e vendit ishte fitorja mbi okupatorin otoman. Ndërsa oratori i zjarrtë Saliu nuk e përmendi se cili anmik ja kishte marrë lirinë kombit shqiptar sepse sikurse rezulton otomanët ishin dhe mbetën vllaznit e Shqipnisë sikurse e ka thanë Enver Hoxha, R.Alia, Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe Sali Berisha. Salia nuk harroi shkakun dhe pasojat e pushtimit otoman, që ende i ndien shoqnia shqiptare dhe Ballkani, por i ka vllazën duke i identifikue si besimtar fanatik musliman. Për muslimanin fanatik ka ma randsi Turqia se sa gjaku i martirve shqiptar. Saliu me këtë sjellje antishqiptare i bëri një shërbim militantit islamik antieuropian, Rexhep Tahiyp Erdoganit.

 

–         Nihilizmi i Sali Berishës ndaj vlerave të  kontributit të Dedë Gjo Lulit dhe Klerit katolik ashtë vesi osmano-sllavo-komunistë

–         Nuk u përmend 6 prill i 1911 – Dita e ngritjes të Flamurit në Deçiç të Tuzit.

Beteja e 6 prillit 1911 ka hyrë në librin e historisë shqiptare e të huaj pasi mbeti kurora e lavdisë së kësaj kryengritje. Atë ditë u zhvilluan luftime prej Kastratit deri në Dinosh. Luftëtarët trima të Kojës, Kuçit u dalluan për trimërinë e tyre. Ata sulmuam fortifikatën e Deçiqit ku valëvitej ende flamuri turk. Për të marrë flamurin turk ranë dëshmorë njëni pas tjetrit shtatë Kojas, derisa e rrëmbyen flamurin turk dhe e shembën për dhé, aty ku e kishte vendin.

Flamuri shqiptarë u ngritë në majë të Bratilës, ku dolën Nik Gjelosh Luli (kushrini i Dedës) bashkë me Gjon Ujk Miculin dhe Pjetër Zefin, të cilët shpalosën flamurin dhe e ngritën në këtë majë të shenjtë. Nik Gjelosh Luli, sipas urdhërit të marrë nga Dedë Gjo’ Luli, ngriti flamurin shqiptar në majë të Bratilës, mbi shtizen ku më përpara valonte flamuri i Turkisë. Nën hijen e këtij flamuri, 70 malësorë luftuan heroikisht kundër 350 ushtarëve turq derisa i detyruan të tërhiqeshin, duke lënë 30 nizamë të vdekur. Për mbrojtjen e flamurit të ngritur ranë 7 dëshmorë shqiptarë. Për krah Nik Gjelosh Lulit, që ngriti flamurin, luftoi me pushkë në krah i biri 14 vjeçar Luca.
Pushkët e kryengritësve, që përshëndetën flamurin e çpalosun shqiptar, i shoqnuen edhe topat e kalasë së Shipshanikut që për 4 orë rresht bombarduan Deçiqin, si të donin të përshëndesnin flamurin shqiptar.  Në aksionin për marrjen e Deçiqit dhe ngritjen e flamurit kombëtar morën pjesë malësorët e Hotit, Grudës dhe të Kastratit. Pas 4 orësh bombardimi të rreptë, malësorët u detyruan të lëshojnë Deçiqin.

Dita e ngritjes të Flamurit pas 432 vjetë ishte preludi dhe përshpejtimi i kalorsve të ngritjes të Flamurit në Vlorë në vitin 1912. Ismail Qemali e kishte mik dhe e ka quejtë Dedë Gjo Lulin: ” Dedë Gjo Luli  është pushkë e ngritur për mbrojtjen e Shqipërisë.”

Bedri Pasha  i otomanisë vuni në funksion propagandën e përçarjes fetare. Me 26 mars 1911, në Shkodër e shpalli kryengritjen e malësorëve si luftë fetare, “si luftë katolikësh kundër myslimanësh”, “si luftë kaurrish e malazezësh” etj., si dhe thirri popullsinë myslimane që të bashkohej e të nisej në luftë për të mbrojtur perandorinë Islame në rrezik. Duhet theksuar se kjo propagandë mashtroi rreth 1000 muslimanë shkodranë, ku u formua një batalion nën komandën e Emin Beut, të cilët erdhën në Tuz dhe në trevat e Malësisë e panë se ishin mashtruar e tradhëtuar, se nuk luftonin kundër Malazezëve, por kundër vëllezërve të tyre Malësorë – Shqiptarë, kështuqë një pjesë u kthye nga kishte ardhur, një pjesë e madhe iu bashkua kryengritësve, ndërsa një pakicë u zu rob nga vëllezërit kryengritës. Kjo ngjarje e bujshme ashtë shkrue në librin e Historisë të Shqipërisë, Vëllimi i Dytë, botimi 1965 nga prof. Stefanaq Pollo, prej faqes 312 – 315. Ndërsa sistemi komunistë nuk e përjetoi si një ngjarje të madhe të Ngritjes të Flamurit në 1911 nga trimat e Dedë Gjo Lulit. Malësorët e Veriut krahas Klerit Katolik dhe me Luigj Gurakuqin udhëhoqën kryengritjet në pragë të vitit 1912, gja që krijoi kushte morale – politike për ngritjen përfundimtare të Flamurit në Vlorë. Prej vitit 1991 e deri më sot ka heshtë Akademia e Shkencave dhe Instituti i Historisë në Tiranë. 100 vjetori ashtë kremtue në Shkodër dhe në Tuzë edhe me pjesmarrjen e presidentit Bamir Topi. Ndërsa Saliu nuk e përmend Ngritjen e  Flamuritmë 6 prill të 1911 dhe heronjtë e Malsisë, që e lanën me gjak djelmoshash. Dedë Gjo Luli u shua si familie prej barbarve otomanë, malazezë dhe tradhtarë shqiptar.

M’u kujtue se Saliu me Bamir Topin e adhuron Turqinë, ku i ka heqë tablotë dhe statujat e Gjergj Kastriotit në institucionet e tyre sepse mos të dishprohen ,,vllaznit,, turq.

–         Nuk u permend kontributi i brendshëm e ndërkombtar i Klerit Katolik, që ndihmuan në formimin e shtetit të 1912, si psh, ku Dom Nikollë Kaçorri ishte Nënkryetar i qeverisë të I.Qemalit. 1912 nuk erdhi pa kontributin e klerit katolik e cila janë pasqyrue në volume librash historik e romane të shkruajtura nga dijetar klerikë e të huaj.

Si harrohet Austria dhe  Vodrov Uilsoni?

–         Pa mbështetjen e shteteve të fuqishme nuk do të ekzistonte dhe nuk do të kishte pavarsi Shqipnia

–         Në planin e jashtëm të mbështetjes politike nuk u përmend kontributi i diplomacisë austriake

 

–         A ka kontributAustrianë Pavarsinë e Shqipnisë?

Komunizmi heshti për  kontributin kryesor dhe vendimtar të Austrisë në vendosjen e pavarsisë të Shqipnisë për gati 50 vjet, por edhe sot 21 vjetësh të demokracisë nuk u përmend kurrë. Saliu, kryeminstri heshti para këtij fakti real të historisë. Mjerani Saliu me zorrat e qorrat rreth tij nuk e simpatizon Austrinë sepse i përket perëndimit dhe jo lindjes islamike-sllave.

 

–         Pse nuk e permendi emnin e presidentit amerikan Vodrov Uillson

Presidenti Wilson ndërhyri, kur Shqipëria po kalonte në fije të perit për t’u përgjysmuar në sipërfaqen e saj, ngriti zërin dhe nuk lejoi ndryshim kufijsh. Në janar 1920, një erë zije dhe dëshpërimi kish rënë në të gjitha anët e vendit tonë, i cili qe si i vdekur në agoni. Projektet e copëtimit të Shqipërisë, redaktuar prej Aliatëve, ishin njohur dhe pritej vetëm një firmë që të bëhej fakt definiti. Firma që mungonte ishte ajo e Presidentit Wilson, firmë që nuk u vu në atë projekt aq të padrejtë. Presidenti Wilson, jo vetëm që nuk vuri firmën, po u përgjigj dhe me dy nota, në të cilat mpronte të drejtën e Shqipërisë së vogël për vetëqeverim, dy nota që janë dy nga xhevahirët më të ndritshëm të karrierës së tij të shkëlqyer. Ato nota ndaluan copëtimin e Shqipërisë dhe na dhanë rasje të marrim frymë e të gatitim lirinë e Shqipërisë që gëzojmë sot.

Ja disa vargje të kësaj kënge:

Thërresim ‘Rroftë Amerika’
Madhëri e Tij Wilson-i,
Me katërmbëdhjetë pika,
I thotë Evropës qëndroni!”

 

Shifeni se si Saliu, kryeministri i shek. XXI të trajtoji në gjuhën e Haxhi Qamilit votat e shqiptarve

Sipas Berishës në atë kohë PD-së i duheshin edhe votat e votuesve myslimanë të Shqipërisë së mesme për t’i bashkuar me ato të katolikëve. balkanweb.com  – “Më mirë të kishim bërë President, Flamur Topin” –  17/01/2012 – Valentina Madani (biseda e Berishës me dyer të brendshme në parlamentë me deputetët e PD-ës, më dt. 16.1.2012, kur foli ndër të tjera për B.Topin dhe K.Spahiun)

 

Berisha përbaltosi foltoren e parlamentit shqiptar sipas librit të rishkruar nga disa historianë aventurier të financuem nga partia e Rexhep Tahiyp Erdoganit e të frymëzuem nga ideologu i tyne otoman, Haxhi Qamili sikurse dihen; drejtori i muzeut historik të Shqipnisë  prof. Luan Malltezi(krushku i Saliut), drejtori i Institutit të Historisë pranë Akademisë, akademiku, prof. Beqir Meta e tjerë shërbëtora të verbër të urrjetjes të realitetit historik shqiptar. Berisha e konsideron librin e Historisë si pronë e familjes tij sikurse e bani kryediktatori E.Hoxha.

 

Pas ksaj zullumit i buron natyrshëm pyetja e çdo shqiptarit për mosnjohje si kryeministër?

A duhet Sali Rahmë Berisha të jetë ma kryeministër i Shqipnisë?

Data 17 janar 2012 e vulosi de facto vetë-shporrjen e Sali Berishës nga posti i kryeministrit të Shqipnisë dhe të  vetë-rrjeshtimit  krahas A.Zogut, Enver Hoxhës, Haxhi Qamilit, Edvin Ramës.

Sali Berisha nuk e kujtoi poetin kombtar, luftëtarin atdhetar At Gjergj Fishtën që dha gjithshka për Pavarsinë dhe 1 vjetorin e Pavarsisë lidhi një gjerdan me drita nga kompanjeli i Kishës Madhe me minaren e xhamisë. E kjo harmoni u shkatrrue nga komunizmi, klerin katolik që edhe jetën e dha për atdhe, dituri e fe.

Vargjet e At Fishtës e kujtojnë Saliun me rihistorishkruesit e Erdoganit dhe të botës sllave.

O Perendi a ndjeve, / tradhtarët na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n’për male kot !

Oh, vaj ! Oh, kob! Oh marre e turp për ne!
Sot sheklli mbarë prir sytë prej shqyptarve
Me pà si perkujdesemi për Atdhe;

Kush me da tokën e Shqipnisë…
Ju rrugaça e sallahana,
Vagabonda, shakllabana,
Rriqna t’ndyet, mikrobë të kqi,
Qi të mjerës moj Shqypni
Kthellë hi i keni në mushkni,
Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
Po der kur, bre batakçi!
Bre coftina kalbë mbi dhe!
Der kur ju t’u u tallë npër ne,
Do t’na qelbni fis e atdhe?…

Erëlir Shpati/Proletari.Com
E enjte, më dt. 19 janar 2012

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/01/2012. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Sali Berisha, kujdesë me historinë shqiptare!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.