Përse nuk ndëshkohet Turqia për gjenocidin në Shqipni?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4865
Pak hyrje.

Ndëshkimi moral i agresorit ashtë një e drejtë humane dhe një aktë ligjor. Kërkimi i faljes nga agresori ashtë një detyrim human dhe ligjor, por edhe një mënyrë për t’u pajtue me viktimën. Viktima pretendon paqe, që kupton; dhanien e së drejtës nga agresori duke kryer pendimin, kërkimin e faljes dhe shtrirjes të dorës.

Armenia si vendi i viktimës prej 98 vjetësh nuk ashtë ba asnjë përpjekje nga shteti i Turqisë, që së paku të kërkoji falje për likujdimin në vitin 1915 të 1.5 milion njerzve armen të paarmatosun, por demonstron të mos ta njohi, duke e mohue dhe duke e minimizue numrin e viktimës dei në gjysëm milion dhe ishte luftë atëhere. Qeveria turke demonstron me këtë sjellje arrogancë, mungesë sinqeriteti, ftyrën e zezë e stepave aziatike si dhe trashëgimin e racës bastardhe të perandorisë osmane, që vetëm vrau, grabiti, përdhunoi dhe nuk ndërtoi asnjë gjë. La koka të prera me miliona, fusha e male të përgjakura, dogji njerëz, shtëpia, me shpatë e hu dhe detyroi të bëheshin vehabista islamikë popujt e shumtë. Turqia harroi se historia i regjistroi atëhere kronikat e përgjakura edhe në Armeni dhe një ditë duhej të përgjigjej Europës për 1.5 milion armenë të prerë, të djegur e të torturar e të shkretuarit. Perandoria turke ka shumë borxhe edhe Shqipërisë. Hyn edelnë Tiranë, ban biznes dhe ushtron presion qeverisë shqiptare që të mos shohi me sy bustet dhe tablotë e Skënderbeut si dhe kërkon me forcë të shfaroset Libri i Luftrave për liri dhe pavarsi të popullit shqiptar në shekuj kundër Turqisë.

Atëhere s’ka se si shëndoshet ndjenjat urrejtëse të popullit shqiptar ndaj kombit turk, pasi qeveria turke nuk kërkon paqe me njerzi, por ushtron arrogancë me humor. Turqia nuk e çmon historinë, prandaj vazhdon të gabojë, të ecë në gjurmët e perandorisë osmane sikur ashtë ringjallë me partinë vehabiste – islamike në pushtet.

 

 

Na vjen në shqip nga shqiptarët një njoftim nga Parlamenti Francez:

 

News24,  22.12.2011

Parlamenti Francez me mbështjeten e shumicës së deputeteve miraton ligjin : Për gjenocidin osman – turk ndaj Armenisë, ku në vitin 1915 deri në 1917 u shfarosën 1.5 milion armenas. Në Francë mohimi i gjenocidit përbën vepër penale…Vitin që vjen këtë ligj e miraton edhe Senati Francez.

 

Në vitin 2001 e ka njohur qeveria e Francës botërishtë Gjenocidin armenë nga perandoria osmane në ekzekutimin me tortura 1.5 milion armenë prej vitit 1915 deri në vitin 1917 për fajin se nuk pranuen të ndërrojnë fenë nga katolik në islamik vehabistë

Parlamenti francez vendosi të martën e datës 20.XII.2011 të mbante të enjten e dt. 22.XII.2011 rishikimin e një projekt-ligj të vitit 2001, që dënon mohimin e Gjenocidit armene nga qeveria e Turqisë, e cila prekë ndjenjat e të kaluarës të hordhive barbare të Turqisë

Nikolas Sarkozi u ka premtuar para zgjedhjes së tij si president në vitin 2007  “armenëve në Francë”, që janë  rreth gjysmë milioni armenë, për të mbështetur një tekst të tillë.

 

 

Na vjen edhe ky reagim i shqiptarve nëpër botë;

Aprovimi prej Asamblesë Kombëtare të Francës i ligjit per njohjen e Gjenocidit mbi popullin e Armenisë është nje gjest civil dhe historik i një rëndësie të veçantë. Reagimet e kryeministrit Rexhep Tahyp Erdogan dhe grupeve islamo – nacionaliste turke janë shprehje e primitivizmit dhe i mungesës të pendesës, për krimet barbare të hordhive  osmane ndaj nje populli te papmbrojtur armen. Me që ështe rasti, lipset që edhe parlamenti shqiptar, të njohë barbaritë e hordhive osmane, të kryera ndaj popullit tonë shqiptar, gjate sundimit afro pesë shekullor nëpërmjet parlamentit.

Reaksioni i islamistve qeveritar turk:

Rexhep Tahyp Erdogan deklaroi se vetë 500 mijë armenë u vranë. Pse bahet gjithë kjo zhurmë?? Sipas Erdoganit le të shikoji Franca gjenocidet që ka ushtrue mbi popujt algjerian dhe ruandez të Afrikës. Kryeministri turk, Tahyp Erdogani kishte paralajmëruar gjatë ditëve të fundit, kundër “pasoja të pariparueshme”, në marrëdhëniet midis dy vendeve, nëse ligji që kriminalizon mohimin e gjenocidit osman mbi 1.5 milion armenë miratohet  nga ana e asamblesë.

Nga Turqia pritet të rezultojë një  hakmarrjet diplomatike dhe ekonomike kundër Francës. Kultura e hakmarrjes ashtë shprehja e mungesë së civilizimit të qeverisë islamike të Turqisë. Sjellja e hakmarrjes nga qeveria turke tregon në shekullin e qytetërimit se ka mbetur pjesë e mbeturinës të hordhive osmane. Partia Islamike në pushtet e Rexhep Tahyp Erdogani në Turqi eshte kunder termit “gjenocid”…dhe akuzon Francën që para 60 vjetve ka ushtrue gjenocid mbi popullin algjerian.

Vetëm për vitin 2010 marrëdhaniet Turqi- Francë kishin vlerë mbi 12 miliard euro.

 

 

Pse populli shqiptar duhet të përkrahë Vendimin e Parlamentit të Francës?


Sëpari ashtë n
jë lajm i gzueshëm që shpreh civilizimin, kurajon franceze mbi ndëshkimin moral të një ngjarje tragjike të historisë armene të viteve 1915, që u ushtrue Gjenocidi i perandorisë osmane  mbi një popull të lirë e sovran armen për shkakun e vetëm se nuk ishin të besimit otoman.

Gëzimi i popujve të civilizuem europian ashtë i ligjshëm sepse moralishtë vëhet në vend drejtësia.
Ky vendim juridik ndërkombëtar i parlamentit francez asht me përmasa humane e të drejtës ndërkombëtare në mbrojtje të një populli viktimë e gjenocidit otoman mbi një popull tjetër, që ende vazhdon ta vuaji këtë mizori të hordhive turke.

Prandaj duhen sipas dekretit të parlamentit francez të marrin vendime edhe të gjitha ato ish kolonitë e perandorisë osmane-turke për ta ndëshkuar me Ligjin e Njohjes të Gjenocidit ndaj popullit shqiptar për afro 500 vjet pushtim. Ku duhet bazue ky hapë?

 

  1. Ndaj krimeve barbare ndaj popullit shqiptar
  2. Në ushtrimin e presionit të qeverisë fondamentaliste islamike të Rexhep Tahyp Erdogani

ndaj shtetit në djegien e Librit të Historisë të Gjergj Kastriotit  Skënderbe dhe librin e Historisë të Gjenocidit Osman për 444 vjet mbi popullin shqiptar prej vitit 2005 kur mori pushtetin Sali Efendi Berisha, fanatiku i bindur i botës islame si dhe kur erdhi në krye të presidencës, Bamir Topi, miku i verbët dhe fanatiku islamik i arabve, e në veçanti i Turqisë.

  1. Shqipnia tashmë ashtë pjesë e NATO-s, e BE-s, që do të thotë një rikthim në familjen

civilizuese europiane.

IV. Një e drejtë e ligjëshme e ndëshkimit moral të shtetit turk që të shëndoshi sadopak ndjenjat e popullit shqiptar. Derisa qeveria turke të mos kërkoji falje, pendesë popullit shqiptar për gjenocidin afro 500 vjeçar dhe për coptimin e Shqipnisë,…..kurrë nuk do të ketë paqe në vetëdijën e popullit shqiptar. Nuk shëndoshen ndjenjat e së kaluar të hidhur të popullit shqiptar duke i ba presion Turqia qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, por i ruan ende në gjendje konservimi, akulimi dhe rikujtimi i andrrës mizore të turqve. Populli shqiptar kërkon paqe të vendosë me popullin turk, por qeveria islamike arrogante, e pamoralshme, e tërbuar nga rizgjimi i popujve për të kërkue falje e pengon sepse e vlerëson si normale tragjeditë mbi popujt e pafajshëm. Ishte Turqia ajo që vrau në vendet e huaja, prandaj obligimi historik mbetet përherë parim human dhe logjik.

Shqipëria ka kushte historike komode për t’u bashkangjitë Vendimit të Parlamentit të Francës për këto shkaqe të ligjëshme:

– Me pushtimin barbar pas 1468, Osmanët turqë ngritën murin me Europën për mbi 600 vjetë
– Asgjësoi gjithë arsenalin e kulturës artistike dhe antike
– Grabiti pasuni në monedha arit, piktura, skullptura,…
– Vrau, syrgjynosi, dhunoi moralin e femnës me shpatë në dorë  duke prishë racën shqiptare
– Ndaloi besimin dhe ushtroi gjenocid mbi popullin katolik shqiptar

–          Ushtroi dhunë dhe sjellje imorale në konvertimin e fesë nga katolik në islamizëm vehabiste.

 

 

Pasoja katastrofale të pallogaritshme Shqipnisë, që ende i vuen;

Pasojat e pushtimit osman ishin po aq katastrofike në disa aspekte;
– La shkatrrim dhe vese ma të shëmtuara, përçarje, spiunllëkun dhe damtoi rracën arbërore.
– E përgjysmoi Shqipninë në vitin 1877-1878 duke ja dhurue si plaçkë të tij sllavëve dhe grekërve duke ba pazare me Rusinë për interesa të veta në territore të pushtueme.
– Edhe pas  vitit 1878 coptoi tokat shqiptare në dobi të fqinjve sllave-grekë për interesa globale të saj duke bashkëpunuar me Serbinë në dëbimin e mijra shqiptarve nga Kosova për në shkretëtirat e Turqisë pas viteve 1944.
– Edhe sot kryeministri i Turqisë, Rexhep Tahyp Erdogani ndërhyn në punët e brendshme të Shqipnisë duke përdor mjete korruptive dhe presion dallkaukëve, derdemenëve në pushtetë, në presidencë, që të shfarosin librin e Historisë së Luftrave Shqiptaro- Osmane gati 500 vjeçar, dhe  heroin e Madh, Gjergj Kastriotin. Një andërr e çmendun!
Dhe këta sekserë të interesave shqiptare, që janë në akademi, në presidencë, në qeveri, në parlamentë, në diplomaci, në drejtsi, në ushtri, në shëndetsi…në krye të partive e në krye të bizneseve janë gati ta zhdukin nga memoria brezave të ardhshëm librin”Gjergj Kastriotin dhe gjithë historinë e pushtimit gati 500 vjeçar otoman në Shqipni” me synim që në një ditë me diell tja lejojnë  ripushtimin me forma tjera ma të alambikueme vendit tonë sepse e ndjejnë veten e tyre më komod me neo-otomanët e Turqisë se sa me familjen e Europës. Shenjat i kanë dhanë këta jeniçerët e Rexhep Tahyp Erdoganit  duke hequr prej mureve e shqelmosun përtokë bustet dhe tablotë e Gjergj Kastriotit sepse hidhërohen vëllaznit e tyre të ,,një gjaku,, turk. E lejoi politika, qeveria,  presidenca dhe akademite, universitetet në vitin 2010, propogandën e Shpërfytyrimit të heroit legjendar Skënderbeu nëpërmjet një fare renegati vandal serbo-zviceran- neo-otoman Oliver Shmidt, që shiti librin e tij të përkthyer nga një armik i Shqipnisë, njësoj rrugaçi  i paskrupulltë, biri i nomenklaturës komuniste-enveriste-antishqiptare, Ardian  Klosi, që me këto vepra po i vejnë zjarrin Shqipnisë me anë të falsifikimit diturisë. E mandej me shpatë do të vijnë vetë miqtë anadollakë të tij dhe shumë të tjerve duke pre e djegë kulturën e identitetit shqiptar. Cënimi i figurës të Gjergj Kastriotit është cënimi i historisë së luftrave për liri dhe pavarsi, lufta për dije dhe të drejtën e besimit fetar sipas vullnetit të popullit shqiptar. Skënderbeu parapriu në beteja për 25 vjet duke fitue në beteja kundër harbutve osmanë. Ai ishte flamur i rezistencës dhe preludi i epokës të rilindjes iluministe në Shqipni. Ai ishte flamur i betejave të shqiptarve në Kosovë që përfundoi me pavarsinë e saj, në betejat për liri të shqiptarve në Maqedoni edhe në shekullin 21.

Skënderbeu ishte dhe mbeti identiteti i kombit të shqiptarve për afro 600 vjet. Trashëgimtarët osmanë në Turqi guxojnë edhe në shekullin XXI të fyejnë historinë e luftrave për liri dhe pavarsi sepse ka gjetë terren nga renegatët shqiptar në krye të piramidës të shtetit, presidencës, akademisë, drejtsisë, universiteteve, shoqatave shkencore historike, arkeologjike, albanalogjike, të mediave vizive – elektronike e gazetareske dhe të partive, ku i përkasin besimit islamik.

Përse nuk nxjerrë vendim edhe parlamenti shqiptar për Gjenocidin osman mbi popullin shqiptar?
Këta nuk trajtuen Gjenocidin komunist e jo më atë turk sepse i duhet të dënojnë vedin dy herë;
1-  Të fusin vedin në burgje ose sëpaku të hidhen në ushtrinë e të papunve.

2 – Frigohen se mos i detyron vendimi i parlamentit të kthehen te feja e të parve.

3 – Pronarët e tokave dhe të fshatrave frigohen se do t’i kthejnë pronat sepse jua dha perandoria osmane të parve të tyne për merita se ishin kriminela, ndrruan fenë, i shërbyen me trimëri për shtypjen me barbari të popullit shqiptar dhe në kolonitë e tyre.

Parlamentit shqiptar të dënoji  urgjentishtë Gjenocidin turk dhe pasojat mbi Shqipërinë

 

Parlamenti kat ë drejta eskluzive që të trajtojë për kapituj tragjik të historisë, sikurse ndërmorri hapa e ngriti komision mbi Masakrën e Tivarit. Hapësira morale e juridike ka, prandaj duhet që të mos humbet ma kohë të marri vendim për Ndëshkimin e Gjenocidit osman në Shqipëri.

Sa fat i madh ta trajtoji parlamenti shqiptar kët aktë të turpshëm turk mbi popullin shqiptar! Nëse realizohet ky akt do të jetë një akt historik i drejtë dhe me pasoja të shëndoshjes nëse qeveria turke i kërkon falje popullit shqiptar.
Andërr!
Edhe kjo andërr!

Me trashëgimtarët osmanë nuk mund të pranosh qytetërim sepse kohët e fundit kanë ngreh shpatat kundër Europës dhe ish vendeve të robërueme.

Ç’ka të bajmë?
Të luajmë derën si të marrë e të përkundemi me andrra të parealizueme dhe të hedhim vner mbi shtetin dhe shoqërinë turke.
Ndoshta nuk e zbërtheva në kontekst historiko-politik sa duhet se nuk jam i lapsit, por diçka pruna në memorien e popullit shqiptar.
E shtunë, më dt. 24.XII.2011
Ndriçim Shkambi/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 24/12/2011. Filed under Shekulli jonë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

5 Responses to Përse nuk ndëshkohet Turqia për gjenocidin në Shqipni?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.