Portrete Atdhetari, Fashisti, Komunisti dhe…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3808
Shpjegim paraprak: As baba, as nana, as vllaznit dhe as të afermit, nuk janë kenë në asnjë parti apo organizatë rinije etj. Baba asht kenë ushtarak dhe ka punue gjithnjë në organet e Shtetit Shqiptar i paangazhuem me parti. Mbas 1944 kemi pasë edhe një qen. As ai nuk ishte komunist e s’ pranoi me leh për organizaten e “frontit demokratik”!

Bana këte shpjegim për të tregue se nuk kam asnjë interes të flasë në favorin e një partie apo diktaturave me të cilat nuk më ka lidhë asnjë interes i familjes sime.

Shpesh kemi diskutue me një mik Musliman për mendimet e shumë Atdhetarëve, fashistëve, komunistëve e po u themi për mos me u mbetë “hatri” dhe të “demokratëve”.

Atdhetari Ndok Gjeloshi ka thanë: “Sikur ta dij se e shpetoj Shqipninë, do ta kisha vra Jakomonin!”…Ndok Gjeloshi u vra me atentat nga komunistët!… Këtë fat pat edhe atentatori i njohun Beqir Valteri, i cili u pushkatue si “tradhëtar i Atdheut”…edhe Ky nga komunistët. Kur u ekzekutue, nuk e kapi plumbi dhe u çue në kambë, tue kerkue zbatimin e ligjit nderkombtarë të faljes së jetes. Prokurori Bedri Spahiu nxori revolverin dhe i tha: “Né nuk njohim ligjë nderkombtare, kemi ligjet tona” dhe e qelloi me plumb kokës. Ky ishte prokurori “disident” i Shqipnisë “demokratike”! Si ky janë shumica e tyne!…

Nuk asht rastësi vrasja e atentatorëve dhe e kundershtarëve të Zogut!!.. As nuk mundet kush me diskutue atdhetarizmin e Bajram Currit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Mehdi e Mit-hat Frashërit, Mustafa Krujës apo Lef Nosit…që ishin dhe janë modeli i Atdhetarizmit Shqiptar në të gjitha kohët e Historisë së Shqipnisë.

Avokat Paulin Pali deklaron: “Per Kosoven më ka ardhë keq se mbeti e robnueme nga jugosllavët”…Thonë se u pushkatue, por ma shumë qendron mundësia e mbytjes në tortura në sigurimin e Shkodres nga agjentët e Jugosllavisë në Shqipni.

Fashisti Kolë Bibë Mirakaj në kohen e okupacionit ishte minister i mbrendshem. Arratiset jashta shteti dhe mbas pak vitesh një mik i Tij e thrret në ShBA për me mujtë me marrë strehim politik mbasi ishte keq nga ana ekonomike. Kola shkoi atje dhe u paraqit në zyrat perkatëse të emigracionit. Sigurisht rrëfeu edhe aktivitetin e vet atdhetar, politik dhe shoqnor. Mbas disa ditësh iu dha kjo përgjegje që: “Kola duhej me paraqitë me shkrim një deklaratë me të cilen Ai do të dënonte fashizmin, i cili e kishte detyrue me mjete të veta me hy me dhunë në até parti, së ciles i kishte sherbye sigurisht pa vullnetin e Tij.” Kola, mbasi ndigjoi mendimin e tyne, u tha: “Kjo nuk mund të bahet asnjëherë nga ana e ime, sepse në partinë fashiste kam hy me vullnetin tim, për t’i sherbye Atdheut dhe nepermjet forcave ushtarake fashiste me arrijtë me çlirue edhe tokat e pushtueme nga Jugosllavia, tue perfshi Kosoven, Hotin, Gruden, Maqedoninë e deri poshtë me arritë me ndihmen e Italisë fashiste dhe aleates saj, Gjermaninë naziste, me bashkue Trojet tona Shqiptare, çka perfshin harta e Shqipnisë Etnike. Kjo u realizue me ardhjen e forcave gjermane në vitin 1943…dhe u shperba nga forcat Aleate në vitin 1944. Kur Gjermania u largue nga Shqipnia, kjo kaloi plotsisht nën kontrollin politik, shtetnor, administrativ dhe ekonomik të Jugosllavisë komuniste, aleate e Rusisë staliniste, sigurisht me pelqimin edhe të anglo – amerikanëve në Jalta në shkurtin e vitit 1945.” Zyra e emigracionit e ShBA nuk i dha strehim politik e kështu, ishministri i mbrendshem Kolë Bibë Mirakaj, vazhdoi me qendrue në një restorant ku lante pjatat… për me fitue kafshaten e gojës. Ka vdekë pa marrë asnjë ndihmë përveç çka ka fitue me djersen e ballit…

Vjen 29 nandori 1944…”Vdekje fashizmit, liri Popullit!”…Populli jugosllav asht miku ynë, ndersa “druzhe” Tito… e mandej “baba Stalini”…e mandej Kina e Mao Ce Dunit, e mandej njeni ma i poshter se tjetri…e mandej, grupet marksist – leniniste…e mandej, edhe imperializmi e revizionizmi…e mandej, “të jetojmë si në rrethim!”…e mandej, “edhe bar do hamë” e mandej… fundi: “Né jemi vëllezër gjaku me turqit!!”…

Po kush janë këta“né”?…”Né pra që e kemi marrë pushtetin me gjak dhe prap gjak do bëjmë e s’e lëshojmë!” Ua ka lanë “baba”!..Ua la Ruzvelti, ua la Tito, ua la Stalini, ua la Mao Ce Duni…Ua la Enveri…e Fatos Nano tha: “Njeriu ka një babë…baba i ynë ishte Enveri!” Edhe Enveri, edhe Ramizi e mbas tyne të gjithë me rradhë na dolen se kishin pasë babat turq e ishin “vëllezër gjaku me turqit”!…Ka nga “ata” që për mos me u mbetë hatri asnjënit mundohen me u tregue edhe “demokratë”, madje edhe të pasun… mbasi kjo asht dëshira e“baballarëve”, të cilëve, edhe pse ishin komunistë, u pelqente pasunimi!

Ramizi thonte dhe e persëriste vazhdimisht:“Pasuria e tyre…tani është e jona dhe e jona do mbetet pergjithmonë!”… A e dini se më duket edhe në vorr po e mban fjalen!?

Në bazë të ligjit për pronat trashigimtarët e parë kur i vdesin baballarët janë ata që para ligjit: “Janë vëllezër gjaku”! Nuk duhet të çuditemi aspak nëse neser nepër Tiranë e nder qytete të tjera mund të shohim shumë turqë, që janë edhe ata bashkpronarë me shumë “vëllezër të gjakut tyre”. A e dini se për 500 vjet me atë “gjak…” na morën në qafë e edhe tash mbas 50 vjetësh me Enver e Ramiza, që vranë e rjepen Popullin, prap kanë 20 vjet që “demokratët”, sa njeni sa tjetri, po mundohen me çdo kusht me na ba të gjithëve çka jemi Shqiptarë me muslimanë, ortodoksë e katolikë “vëllezër gjaku” me veten e tyne!! E coptuen sa me t’ ardhë keq PPSh në 1991…Vetem për atë “unitet” kjanë edhe sot Nexhmija…“se tjerat shkojnë e vijnë…” Ndane fondet bankare e pronat e “veta” simbas porosisë së ujqëve pleq…u perhapen si shasmet e çiftes në gjithë boten agjentët që deri dje pergjonin kush flet për pluralizëm…e imperializem, dhe tashti, me kalimin e kohës, po punojnë ata vetë për parti të “reja” në sherbim të pasunimit e tradhëtisë…Mos me t’u besue, me i ra mohit PPSh komunistët për hirë të kolltukut…Jo, bré kështu, o Bamir Topi! Ai mbiemen a të ka mbetë nga “topi” i artilerisë, apo nga “topi i leckave” (apo i zheleve) që luenim me ta ndër rrugica kur ishim fëmijë?… President që thotë dhe punon me na mbushë mendjen me prova se nuk ka pikë gjak shqiptari në trupin e tij! A thue Shqiptarët nuk e kuptojnë këte fakt?! – Nuk mund ta besoj! Kam njoh e njoh edhe sot Shqiptarë Musliman në Shqipni e deri këtu në Australi që janë kenë dhe janë të palëkundshem në çeshtjen Atdhetare Shqiptare. U masakruen nga anadollakët komunistë dhe vuejten edhe ata pa u thye asnjëherë me të gjithë Popullin Shqiptar. As trashigimtarët e tyne nuk po i “vlejnë” pushtetarëve të sotëm edhe pse këta thonë se né jemi “konvertue”! Edhe Ata trashigimtarë të nderuem pranojnë vorfninë ashtu si persekucionin dje, por “vëllezer gjaku me pushtuesit” nuk u bane atëherë dhe nuk bahen as sot! Mbetja e pushtetit në dorë të trashigimtarëve të tradhëtarëve të djeshem, tek shumica ka sjellë pesimizem…

Shqiptarët shpesh e kanë tregue veten se janë “popull kot”!…





Mirpo popujt kot nganjëherë dalin plot! Rrallë herë, po edhe dalin!

Po ba me u kujtue Shqiptarët se nuk bahen lojna me ngjyrat “Kuq e Zi”?!

E me iu kujtue Europës se dikur Ai Flamur i pat ba mburoje edhe Asaj?

Shqiptarët nuk duhet të lejojnë me u perdhosë Flamuri i Gjergj Kastriotit!

E kjo asht vetem në doren e Popullit Shqiptar!

Fritz Radovani/Proletari.Com
Melbourne, Nandor 2011.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/11/2011. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Portrete Atdhetari, Fashisti, Komunisti dhe…

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.