Berluskoni jep dorëheqje, Italia feston

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1801
Pas një bisede të shkurtër me presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano, Silvio Berlusconi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Dorëheqja e Berluskonit vjen pasi dhoma e ulët e Parlamentit italian miratoi paketën e masave antikrizë, të kërkuar nga BE dhe e projektuar për të ringjallur besimin e tregjeve te ekonomia e Italisë. Paketa e masave përfshin ngritje të taksave, ngritje të moshës së pensionit, të çmimit të karburanteve dhe të çmimit të aseteve të shtetit.

Ndërkohë, Berluskoni është pritur me vërshëllima nga shumë qytetarë në Quirinale, të cilët festonin për largimin e tij. “Palaco”, “Jashtë mafia nga shteti”- ishin disa nga sloganet e tyre.

Një numër qytetarësh tentuan t’u afroheshin automjeteve të autokolonës, derisa të tjerë vrapuan në drejtim të derës së Presidencës, mirëpo u bllokuan nga agjentët e sigurisë. Në zona të tjera në Romë ka tubime dhe koncerte për të shprehur gëzimin për dorëheqjen e ‘kavalierit’.

Largimi i Berluskonit i hap rrugën krijimit të një qeverie të përkohshme, që sipas të gjitha gjasave do të kryesohet nga ish- komisioneri i KE-së, Mario Monti.

 

Itali, jepet aprovimi final për reformat

Ligjvënësit italianë të shtunën kanë dhënë aprovimin e tyre final për një paketë të reformave ekonomike, të cilën e ka vënë si kusht për dorëheqjen e tij kryeministri Silvio Berluskoni, në mes të krizës globale të tregut.

Radio Evropa e Lirë njofton se Berlusconi pritet të shpallë dorëheqjen e tij në një mbledhje të kabinetit, e pastaj formalisht t’ia dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit italian Giorgio Napolitano.
Presidenti pastaj do të nominojë një kandidat në përpjekje të krijimit të një qeverie të re.
Telegrafi

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/11/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.